POLITIKE

‘Plani i zhvillimit’/ Hoxha: Po krijohet një ‘shtet privat’, synohet tjetërsimi i 86 hektarëve në Vlorë

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Prill 2026, 09:42

‘Plani i zhvillimit’/ Hoxha: Po krijohet një ‘shtet

Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Vlorës, Atird Hoxha, ka hedhur akuza ndaj drejtuesve vendorë dhe mazhorancës, duke e cilësuar një projekt-vendim të fundit si tentativë për favorizim klientelist dhe tjetërsim të pronave publike. Në studion e emisionit të mëngjesit “Kafe Shqeto” në SYRI TV, Hoxha deklaroi se pas këtij vendimi fshihen interesa të lidhura me sektorin energjetik dhe projekte fotovoltaike, ndërsa paralajmëroi për pasoja të rënda ligjore dhe institucionale.

“Ky projekt ka lidhje me orekset e klientëve pranë qeverisë dhe bashkisë, që synojnë të përfitojnë nga territore të konsiderueshme, përfshirë një sipërfaqe rreth 86 hektarë mes Kaninës dhe malit të Shashicës,” u shpreh Hoxha, duke shtuar se iniciativa përbën “shkelje të hapur ligjore” dhe rrezikon të delegojë kompetencat publike tek subjekte private në kundërshtim me ligjin për vetëqeverisjen vendore.

Atird Hoxha: Mendoj që zanafilla kryesore edhe mendoj që insistimi më i madh i kryetares aktuale të bashkisë për ta miratuar këtë projekt-vendim ka të bëjë me orekset e klientëve që qëndrojnë pranë mazhorancës, qeverisë, kryetares së bashkisë, kryeministrit, të cilët janë shfaqur si hije herë pas here pranë Këshillit Bashkiak Vlorë, në tentativën, në opinionin tim, në tentativën për të tjetërsuar sipërfaqe të konsiderueshme të territorit të Bashkisë Vlorë. Dhe kryesisht, mendoj që ka për të qenë tentativa për të tjetërsuar një sipërfaqe të konsiderueshme midis fshatit Kaninë dhe Shashicës, malit të Shashicës, e cila përfshin rreth 86 hektarë, në të cilën, jam i mendimit se edhe karriera e ish-kryetarit të bashkisë zotit Dredha ka qenë e ndërprerë pikërisht nga ky projekt. Po, nuk ka, nuk ka dakordësuar që të bëhet pjesë e kësaj afere dhe kam përshtypjen që qëndrojnë klientët e qeverisë të cilët janë në sektorin energjitik dhe ka të bëjë pikërisht me fotovoltaikët. Përveç kësaj mendoj që tentativa për të implementuar dhe miratimi që i është bërë nga mazhoranca në Këshillin Bashkiak këtij projekt-vendimi, është një, është një shkelje e hapur ligjore, një veprim kriminal do ta konsideroja, pasi edhe sikur po themi të të zbatohet përpikmërisht ashtu siç është shkruar në projekt-vendim, mendoj që është në shkelje të ligjit për vetëqeverisjen vendore.

Vetë ligji për vetëqeverisjen vendore e ka taksative. Thotë, nuk mund të delegohet ë kompetenca për përdorimin e pronës publike. Pra, edhe sikur po themi që këta të zbatojnë ardhjen përsëri në Këshillin Bashkiak për ta miratuar, nuk mund të delegohet tek të tretët. Këta kërkojnë që pikërisht mbi bazën e këtij projekt-vendimi të delegojnë, dhe jo vetëm, jo vetëm këtë pjesë për të cilën unë citova, po në këtë projekt-vendim citohen shumë gjëra, thuhet menaxhimi i plazheve, menaxhimi i projekteve publike, rritja e efiçencës administrative, rritja e të ardhurave. Pra praktikisht i bie që ta zhbëjmë Bashkinë Vlorë, të gjithë institucionin me të gjitha drejtoritë në varësi dhe të bëjmë një firmë private ku mund të bëjmë çfarë të duam sepse duke kaluar tek të tretët pastaj humbet kontrolli, logjikisht, i të gjithë aseteve të Bashkisë Vlorë.

Dhe vetë në projekt-vendim thuhet, pra u dashka që kjo firma që këta do të krijojnë, do të merret edhe me blegtori, edhe me turizëm, edhe me menaxhimin e plazheve, edhe me menaxhimin e parkimeve, edhe me punët publike. Pra është një, është një, është një shtet privat. Është një krijesë, është një krijesë e cila praktikisht, në qoftë se do të vihet në efiçencë ashtu siç është shkruar në këtë projekt-vendim, e zhbën totalisht Bashkinë dhe institucionin në varësi të të Bashkisë Vlorë. Sepse nuk ka pse të ekzistojnë më në qoftë se do t'i bëjë të gjitha kjo firma private. Të gjitha këto punë të cilat, siç është drejtoria për parkimet publike, siç është drejtoria e aseteve publike, siç është  menaxhimi i plazheve, pra të gjitha këto që këta kanë përfshirë në këtë projekt-vendim, janë drejtori në varësi të Bashkisë Vlorë të cilat e kryejnë sot po themi deri diku atë funksionin për të cilin janë ngritur, pavarësisht se dhe në ato ka një tejfryerje të administratës, të cilën e kam përmendur edhe në mbledhjen e fundit. Imagjinoni domethënë, Bashkia Vlorë sot paguan shtatë këshilltarë për kryetaren e bashkisë. Unë nuk e di, nuk jam bërë kurioz që të shikoj, por kam përshtypjen që edhe kryeministri nuk mund të ketë shtatë këshilltarë, do ketë tre, katër këshilltarë. Bashkia Vlorë ka shtatë këshilltarë, kryetarja e bashkisë. Pa folur pastaj për drejtora, drejtori e, përgjegjësa sektor, inspektore e të tjera e të tjera. E kam thënë dhe në mbledhjen e fundit, kur shkon në Bashkinë Vlorë shikon që dy janë ulur dhe tre rrinë në këmbë se nuk ka më karrige, aq shumë veta janë punësuar. Ka mbërritur numri në 1600 punonjës. Imagjino dhe pjesa më e madhe e buxhetit të bashkisë Vlorë shkon për rroga, sigurime shoqërore dhe shpenzime operative. Janë gati 22, 23 milionë euro, nga një buxhet i planifikuar në rreth 54 milionë euro. Pra gati gjysma e këtij buxheti shkon vetëm për këto. Imagjinoni pastaj se çfarë ngelet për të bërë investime e të tjera.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?