FOTOT/ Rama vendos karrige në shkallët e godinës me mesazhin “Dialog”
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...

Partia Demokratike ka ngritur dyshime për një skandal në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ku sipas saj janë zbuluar raste të regjistrimeve fiktive të studentëve për të mbajtur hapur disa programe studimore.
Deputetja demokrate Ina Zhupa, përmes një deklarate publike, tha se disa prej personave të regjistruar si studentë të vitit të parë janë gra mbi 50 vjeç, të cilat nuk kanë pasur asnjë informacion për degën ku figuronin të regjistruara dhe nuk ishin në dijeni për arsyet e përfshirjes së tyre në listat e universitetit.
Zhupa e cilësoi këtë praktikë si tregues të “degradimit të arsimit të lartë në vend” dhe kërkoi transparencë të plotë mbi listat e regjistrimeve, dokumentacionin e aplikimit dhe pjesëmarrjen në procesin mësimor.
“Nga raportimet mediatike, disa nga të regjistruarit si ‘studentë të vitit të parë’ janë gra në moshë 53 vjeç e lart, që nuk dinin as emrin e degës ku ‘studionin’. Kjo duket si një skemë me studentë fiktivë për të mbajtur programet e hapura dhe për të siguruar orë pune për pedagogët,” tha Zhupa.
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
Në hijen e një skandali në Universitetin e Elbasanit! Rregjistrime fiktive për të mbajtur degët hapur.
Nga raportimet mediatike, disa nga të regjistruarit si “studentë të vitit të parë” janë gra në moshë 53 vjeç e lart, të cilat nuk dinin as emrin e degës ku “studionin” dhe nuk kishin asnjë ide pse ishin regjistruar. Mungesa e artikulimit dhe informacionit me ngjan qartësisht se kemi të bëjmë me një abuzim sistemik dhe jo një rastësi.
Në gjykimin tim ka vend për të investiguar nëse jemi para një skandali në Universitetin e Elbasanit. Duket si një skemë me studentë fiktivë që janë regjistruar për të mbajtur programet studimore të hapura dhe për të siguruar orë pune për pedagogët.
E gjitha kjo, pavarësisht nëse janë fiktive apo reale, janë një simptomë e degradimit të arsimit të lartë në Shqipëri. Dhe është një përpjekje e dështuar për të mbuluar plagën e madhe të shpopullimit dhe braktisjes së arsimit nga të rinjtë.
Nuk ka më studentë të vërtetë, sepse nuk ka më besim te sistemi. Sepse nuk ka politika reale që e mbajnë rininë këtu.
Kërkoj transparencë të plotë mbi këto raste, që nga dokumentacioni, aplikimi, regjistrimi dhe pjesëmarrja në procesin mësimor. A janë studente reale?!
Duhet një shkundje e sistemit arsimor dhe reforma të thella, ku paratë publike të investohen për rininë dhe cilësinë e arsimit, jo për mbajtjen artificiale në këmbë të institucioneve.
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar qeverinë se ka penguar debatin publik në Kuvend për shkak të frikës s&e...
Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ka folur p&eu...
Kryetarja e grave të Partisë Socialiste në Mat ka dalë si kandidate e pavarur në zgjedhjet për kreun e bashkisë që do ...
Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme e Partisë së Lirisë, Brunilda Haxhiu, në një deklaratë për mediat, ka rea...
Teksa do të jenë në garë për bashkinë e Tiranës, duket se rivaliteti mes Ogerta Manstirliut dhe Florjan Binajt ësht&eu...
Drejtoresha e Departamentit të Arsimit në Partinë Demokratike, Lili Sula, ka komentuar rezultatet e pyetësorit TALIS, ku 52% e mësues...
Korridori i 8 në Shqipëri nuk është në përfundim sipas planit optimal dhe ka pasur vonesa të konsiderueshme në realizi...
Demokrati Sali Berisha përmes një reagimi në rrjetet sociale shprehet se Edi Rama nuk ka asnjë ndryshim nga diktatori Enver Hoxha, lidhur ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka shpallur mbështetje të plotë për kandidaturën e Gabriel Gumës në zgje...
Analisti Pano Soko, i ftuar në emisionin “3D” në RTSH, paralajmëroi një skenar të mundshëm që ai e cilësoi s...