POLITIKE

"Shqiptarët janë sot më të keqpaguarit në gjithë Europën"/ Erisa Xhixho: Vendet fqinje kanë rritur ndjeshëm pagat minimale

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Tetor 2025, 12:32

"Shqiptarët janë sot më të keqpaguarit në

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ka folur për situatën ekonomike në vend, duke theksuar se Shqipëria ka pagën minimale më të ulët në Europë, ndërsa qeveria, sipas saj, vijon të qëndrojë e pandjeshme ndaj varfërisë në rritje.

Xhixho i referohet të dhënave të Eurostat, sipas të cilave paga minimale në Shqipëri është vetëm 408 euro, më e ulëta në rajon dhe në kontinent.

“Shqiptarët janë sot më të keqpaguarit në gjithë Europën. Kjo qeveri mendon për xhepat e saj dhe të një grushti njerëzish, jo për qytetarët që punojnë çdo ditë për një jetesë më të mirë”, deklaron Xhixho.

Ajo shton se, ndryshe nga Shqipëria, vendet fqinje kanë rritur ndjeshëm pagat minimale në vitet e fundit.

Erisa Xhixho:

Shqiptarët janë sot më të keqpaguarit në gjithë Europën.

Paga minimale në Shqipëri është vetëm 408 euro, sipas Eurostat.

Kjo do të thotë që familjet shqiptare me të ardhura të ulëta janë më të varfrat në kontinent.

Edhe krahasuar me fqinjët tanë, jemi të fundit:

Mali i Zi – 670 euro
Serbia – 618 euro
Maqedonia e Veriut – 584 euro
Bosnja – deri në 600 euro
Shqipëria – vetëm 408 euro!

Ndërkohë që çmimet në vend janë rritur dhe shpesh janë më të larta se në BE, paga minimale në Shqipëri nuk ka ndryshuar.

Rezultati? Fuqia blerëse ka rënë, konsumi ka rënë, dhe mijëra familje sot nuk sigurojnë dot ushqimin bazë.

60% e shqiptarëve nuk mund të përballojnë as një javë pushime
Vetëm për t’u ushqyer, shqiptarët shpenzojnë 40% të të ardhurave mujore, kur mesatarja e BE-së është rreth 13% .
Një e treta e të ardhurave që krijon ekonomia vendase në një vit shkon për t’u ushqyer.

Fqinjët tanë i kanë rritur pagat minimale me ritme të larta:

Serbia +34%

Mali i Zi +25%

Maqedonia e Veriut +20%

Në Shqipëri? Rritja ka qenë 0%.

Sepse kjo qeveri mendon për xhepat e saj dhe të një grushti njerëzish, jo për qytetarët që punojnë çdo ditë për një jetesë më të mirë.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë