Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali, policia blindon zonën
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Një konflikt mes disa adoleshentëve ka përfunduar me një të plagosur dhe dy të tjerë të lënduar në lagjen &ldq...
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme, ndërsa Teherani ka kërcë...
Një aksident rrugor me pasoja është regjistruar mesditën e sotme, rreth orës 14:05, në afërsi të qytetit të Grams...
Lideri i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po vepron në mënyrë të njëanshme për reformën territ...
Raportimi i institucioneve të pavarura ka sjellë në Kuvend debate mes kreut te Kuvendit Niko Peleshi dhe kreut të Grupit Parlamentar t&eum...
Eurodeputeti i grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), Tomáš Zdechovský, ka lëshuar akuza dhe paralajmërime të...
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin e Jashtëm kanë mbajtur një qëndrim të fortë kundër deklaratave t&e...
Teksa pritet që të nisë në orën 12:00 seanca plenare e Kuvendit, qytetarët janë mbledhur jashtë godinës, ndërs...
Një kryetare bashkie në Japoni ka hyrë në histori duke u bërë zyrtarja e parë vendore në detyrë në vend q&eu...
Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura...

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha u ka bërë thirrje të gjitha shtresave të popullsisë që të bëhen bashkë dhe të protestojnë nesër, për çdo arsye që ata kanë të dalin nesër në rrugë kundër qeverisë së Edi Ramës. Duke bërë thirrje për pjesëmarrje në protestën më të madhe që do të organizohet nesër në Tiranë, Berisha u shpreh se, nga nesër nis mosbindja civile pa ndalim. Sipas tij, Europa na mëson një gjë që demokracia fitohet e nuk dhurohet.
"Thirrja ime sot, shkon për të gjithë pensionistët. Nëse rritja e pensioneve, 7 mijë lekë të vjetra, që u bëri Edi Rama dhuratë, mjafton për ilaçet tuaja. Mjafton për ushqimet tuaja. Mjafton për nevojat tuaja. Ju edhe mund ta shmangni protestën e nesërme për votën e lire. Por nëse është e kundërta, atëherë mosbindja civile edhe për ju, bëhet një detyrim. Vetëm qeveria teknik, vota e lire sjelle ndryshimin, sjell pensionin qe ju meritoni. O sot o kurrë është radha jone! Thirrja ime sot, shkon për të gjithë amvisat shqiptare. Ju kërkoj 5 minuta, të bëni një llogari. Sa para ju duheshin për të mbushur një shportë me ushqimet baze 11 vite me pare? Krahasojeni pak, me sa para u duhen sot, për të mbushur një shportë me po të njëjta ushqime.
A janë rritur pagat, aq sa të përballohet kjo rritje stratosferike çmimesh? Eurostat thotë se shqiptarët sot, paguajnë çmimet më të shtrenjta në Europë për ushqimet dhe kanë të ardhurat më të ulëta. Nëse dhe për ju rezulton kështu, atëherë mosbindja civile per votën e lire edhe për ju, është një detyrim. O sot o kurrë Është Radha jone Thirrja ime sot, shkon për të gjithë bizneset. Për biznesmenët e vegjël kam disa pyetje. Sa net pa gjumë kaloni ju, në ankth për monopolet e qeverise që po gllabërojnë xhiron tuaj? Apo për taksat që përlajnë edhe ato pak fitime që keni? A keni dëgjuar ndonjë zgjidhje nga qeveria, për mungesën e punëtorëve? Për informalitetin? Por edhe për biznesmenët e mëdhenj të ndershëm të këtij vendi. Sipërmarrjet tuaja, janë si një fëmijë i dytë për ju! Sa të sigurt ndjehen sipërmarrjet tuaja, djersa dhe mundimi, përballë klienteles se Edi Rames përballe shtetit, ku gjithë institucionet kontrollohen nga Edi Rama?
Bëni një reflektim të thjeshtë. Nëse sipërmarrjet tuaja sot ndihen të kërcënuara, atëherë mosbindja civile për qeveri teknike dhe votën e lire edhe për ju, është një detyrim. O sot o kurrë është radha jone. Të fundit, por absolutisht jo për rëndësi. Thirrja ime sot, shkon për të gjithë fermerët tanë qe janë sot fermerët me te braktisur dhe nënçmuar ne Ballkan dhe Europe. Sakrifica e tyre shkon dëm, në qindra ton të korrura, që hidhen në plehra, sepse Edi Rama preferon më shumë fermerët serbë se ata shqiptar, atëherë mosbindja civile, për qeverinë teknike për votën e lire bëhet një detyrim për te gjithë ju si rruge shpëtimi. O sot o kurrë per qeveri teknike votën e lire është Radha jonë. Unë nuk dua të zgjatem. Por sot çdo mjek, çdo arsimtar, çdo punëtor, çdo avokat, profesionist i lirë, apo çdo punonjës i ndershëm administrate. Çdo i ri dhe çdo i moshuar. Çdo besimtar i çdo feje, sot të gjithë keni minimalisht nga një arsye personale madhore, për të dalë nesër në mosbindje civile për qeveri teknike për votën e lire. O sot o kurrë është radha jonë! Nuk ua them unë këtë. Por ndërgjegjja juaj," tha Berisha.
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha 24 orë para protestës, u ka drejtuar qytetarëve një mesazh,...
TIRANA- Një ditë para protestës së, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një deklaratë publike. ...
LONDRA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtues Politik për Diasporen i Partisë Soc...
FIERI- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, njëherësh dhe drejtuesi politik i qarkut të Fierit për zgjedhjet e...
SHBA- Media amerikane 'Wall Street Journal' i ka dedikuar një artikull planit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, për...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve t&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve t&eu...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur mbrëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të m...
Zhupa TIRANË- Deputetja e PD-së, njëherazi edhe drejtuesja e Komisionit Për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa, ka ngri...
pamje nga videoja e postuar nga sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar pak më herët në lloga...