Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme është ndalur te protesta kombëtare e opozitës në 7 tetor. Gjithashtu Berisha u shpreh se dita e 7 tetorit është dita në të cilën çdo shqiptar ka rastin të ngrihet në lartësinë e qytetarëve të Parisit, Londrës, Athinës, Berlinit, kundër padrejtësive dhe për votën e lirë.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohjen më të pakufishme ndaj të gjithë juve, qëndrestare dhe qëndrestarë, misionare e misionarë të kauzës së drejtë të qytetarëve shqiptarë. Një përshëndetje të përzemërt oratorëve të platformës së fjalës së lirë që përcjellin çdo natë të vërtetat në mendjet dhe zemrat e shqiptarëve.
Të dashur miq, të dashur qytetare dhe qytetarë, 7 tetori po afron si dita e fuqisë së sovranit, si dita e guximit të forcave demokratike, si dita e betejës kundër mafies shqiptare më të rrezikshme në rajon dhe në Europë me në krye Edi Ramën, si dita e shpresës së madhe të shqiptarëve, si dita e shpirtit të pamposhtur të këtij kombi që do të faktojë me 7 tetor se ai nuk pranon kurrë regjimin e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.
Se shqiptarët janë të gatshëm për çdo sakrificë që të votojnë të lirë si qytetarë europianë. Dita e 7 tetorit është dita në të cilën çdo shqiptar ka rastin të ngrihet në lartësinë e qytetarëve të Parisit, Londrës, Athinës, Berlinit, kundër padrejtësive dhe për votën e lirë. Revolta popullore kur shkelmohet vota është legjitime. Është morale. Është jetike. Është vendimtare për të shpëtuar një shoqëri dhe një komb. Ndaj dhe të nisim betejën tonë të pandërprerë, të pandalshme gjer në fitore," tha Berisha.
sali berisha
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
1 Tetor19:39
"U kërkoi gjatë intervistës të hiqnin telefonat", Gazetari gjerman: Rama ka kontaktuar me ekipin e "DER SPIEGEL", u përpoq të ndikojë në raportin e tyre
Rama dhe Tiede
GJERMANI- Gazetari i njohur i "BILD", Peter Tiede së fundmi ka komentuar një postim të një kolegu të tij i cili shk...
n.f
POLITIKE
1 Tetor17:15
"Sa qesharake kur e dëgjon", Teliti: Vetëm për karrige ngrenë grup pune Rilindasit! Kuvendi s’është organi që përfaqëson interesat e shqiptarëve
Kuvend
TIRANË- Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Teliti ka reaguar në lidhje me raportimet se PS ...
r.ll
POLITIKE
1 Tetor16:34
Protesta në Kuvend/ PS kërkoi masë disiplinore ndaj deputetëve të opozitës, nesër mblidhet Sekretariati i Etikës
kuvendi dje
TIRANË- Nesër në 15:00 dotë zhvillohet mbledhja e Sekretariatit të Etikës, pasi PS kërkoi masë disipli...
r.ll
POLITIKE
1 Tetor15:44
Revolta e PD-së në Kuvend/ Ambasada britanike: Partitë politike të angazhohen në dialog konstruktiv dhe procese paqësore parlamentare
ambasada britanike
TIRANË- Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar pas protestës së deputetëve të opozitë në s...
I.A
POLITIKE
1 Tetor14:42
Ervin Salianji kërkon në Gjykatën e Lartë pezullimin e dënimit me burg: Ka pasoja të rënda në heqjen e mandatit
TIRANË- Deputeti demokrat Ervin Salianji ka kërkuar pezullimin e dënimit me burg. Mësohet se Salianji me anë të avokatë...
M.B.
POLITIKE
1 Tetor14:34
"Thellësisht i shqetësuar për shkatërrimin e balancës mes pushtetetëve", Bardhi: Akte antidemokratike, tentativa për të zhbërë opozitën
TIRANA- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sërish pas revoltës së djeshme dhe pas refe...
M.B.
POLITIKE
1 Tetor14:07
Socialistët dhe policia kërkojnë ndëshkim për deputetët opozitarë, Bardhi: Nuk i trembemi metodave autoritare që po i rijetëson Rama
TIRANA- Gjatë seancës plenare të hënën pasdite, deputetët e Partisë Demokratike bllokuan foltoren dhe dogjën karr...
I.A
POLITIKE
1 Tetor13:54
PD rikthehet me të drejta në PPE, Bylykbashi: Salianji u dënua me dëshmitar të rremë
Oerd Bylykbashi
GJERMANI- Partia Demokratike është rikthyer më të drejta të plotë në Partitë Popullore Europiane ku...
M.B.
POLITIKE
1 Tetor13:53
Komisioni i së Vërtetës/ Berisha: Do zbulojë lidhjet e tmerrshme të Ramës dhe të tjerëve me krimin, do ketë edhe prani të ndërkombëtarëve
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot në një konferencë për shtyp se Komisioni i së Vërtetës ...
M.B.
POLITIKE
1 Tetor13:53
Berisha drejtuar ndërkombëtarëve: Salianji nuk mbrojti vetëm interesat e shqiptarëve, por edhe të qytetarëve të BE
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot para gazetarëve se PD ka respekt për partnerët ndërkombëtar&...