POLITIKE

Protesta para Bashkisë Tiranë, Këlliçi: Misioni i Dumanit është të shpëtojë Veliajn dhe Ramën nga burgu

I.A Përditësimi i fundit 8 Gusht 2024, 12:06

Protesta para Bashkisë Tiranë, Këlliçi: Misioni i Dumanit

TIRANË- Kandidati për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka deklaruar se dy zhvillime tronditëse të kohëve të fundit kanë nxjerrë zbuluar SPAK-un si organizatë partnere e PS-së. Duke folur nga protesta para bashkisë Tiranë, Këlliçi tha se misioni i Dumanit është të shpëtojë Erion Veliaj dhe Edi Ramën nga ligji dhe burgu. Po ashtu Këlliçi tha se protesta është thirrur nga opozita, por u shërben qytetarëve socialistë e demokratë.

"Fakti që dilni dhe protestoni në mbrojtje të kësaj kauze, që ka të bëjë me mbrojtjen e qytetit të Tiranës, ju lartëson ju dhe lartëson edhe PD-në. Kjo protestë bëhet pa dallim partiak dhe është në shërbim të çdo qytetari të Tiranës sepse në fund të ditës, të gjithë vidhemi njëlloj. Javët e fundit kanë ndodhur dy zhvillime tronditëse që e kanë nxjerrë SPAK zbuluar, ashtu siç është, si organizatë partnere e PS. Misioni i Dumanit është të shpëtojë Erion Veliaj dhe Edi Ramën nga ligji dhe burgu.

Mjafton video tronditëse e publikuar dje, falënderoj SYRI TV që tregoi videon ku shihet se natën që SPAK lëshonte urdhrat e arrestit për personazhet periferike të aferës së inceneratorit, ata darkonin në një nga restorantet më të shtrenjta në Vjenë. Endrit Habilaj, Mirel Mërtiri, Mark Jaka dhe disa personazhe të tjerë i bënin karshillëk jo SPAK-ut, por çdo qytetari shqiptar duke çuar taksat tuaja te pjatat më të shtrenjta në botë. Ato para që nuk i ka gjetur SPAK, do i gjejë grupi i ekspertëve të PD. Ne do denoncojmë çdo prokuror që mbron këtë grup të strukturuar kriminal.

Tashmë Erion Veliaj ka kaluar nga skema 5D në skemën 7S, me shtatë specialistë. Profetik ka qenë Pjetër Arbnori se këta nuk janë socialistë, por specialistë. Kanë hapur në Bullgari një kompani 7S, të cilën Dumani nuk është i zoti t’i gjejë këto dokumente. Më saktë, i ka këto dokumente, por kujdeset t’i zhdukë për të mbrojtur Erion Veliajn dhe kompaninë Gogël,” tha Këlliçi.

Kushdo drejtor që mbron Erion Veliajn, të përgatitet për në qeli. Ata po i fut në burg Erion Veliaj vetë për të shpëtuar lëkurën e tij. Por harron se ka PD, e cila nuk bën kompromis. Gjej rastin t’ju ftoj sërish si sot një javë në protestën e radhës. Erion Veliaj mos u lodh të çosh ushtarët e tu as në SPAK, as afër funksionarëve të opozitës, se koha kur opozita blihej e shitej ka marrë fund. Ti do marrësh faturën që të takon si një hajdut i damkosur në këtë qytet,” tha Këlliçi.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë