POLITIKE

"Qeveria shkon e ngrysur drejt zgjedhjeve, opozita e gjallëruar", Salianji: Qytetarët kanë nevojë për garaci që i kanë humbur në këto 12 vite

r.ll Përditësimi i fundit 11 Janar 2025, 11:28
"Qeveria shkon e ngrysur drejt zgjedhjeve, opozita e gjallëruar",
ervin salianji

FIER- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një letër nga burgu i Fierit, shprehet se qeveria po shkon drejt zgjedhjeve të 11 majit pa humor dhe e ngrysur, ndërsa opozita më e gjallëruar dhe entuziaste. 

Salianji thotë se kryeministri Edi Rama me "suksesin" e turizmit po përpiqet të mbulojë lidhjet me bandat dhe trafikantët ndërkombëtar të drogës.

Më tej, ish-deputeti shprehet se njerëzit janë të zhgënjyer nga politika dhe qeverisja prej 12 vitesh dhe sipas tij duhet punuar shumë për të ndërtuar një besim të ri. Salianji thotë se fokusi kryesor, për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve, duhet të jetë ekonomia. 

LETRA E PLOTË E SALIANJIT:

Shpallja nga Ministria e Brendshme se janë mbi 3.7 milionë votues për zgjedhjet e ardhshme dhe nisja e punës me listen qē zyrtarisht do të afishohet në mars, pas regjistrimit të emigrantëve apo ankesave të ndryshme, është si të thuash nisja dhe nga ana zyrtare dhe burokratike e fushatës.

Nga sa mund të informohemi në burgun e Fierit, dhe asaj që ndjehet në ajer kemi një qeveri e kryeministër që po shkojnë drejt 11 Majit, të ngrysur e pa humor, dhe nga ana tjetër një Opozitë më të çelur, më të gjallëruar më entuziaste.

Fakti që Rama e qeveria duken të ngrysur, të lodhur, por të pangopur pêr ti vënë kazmën Shipërisë po punon me kapjen, patronazhimin e votës edhe në diasporë! Turinjtë e varur të qeverisë kanë të bëjnë me konsumin nga pushteti i sterzgjatur, nga mungesa e ideve dhe vizionit. Kanë të bëjnë me pakenaqësinë e madhe tek njerëzit, prej varferisë e korrupsionit. Si dhe nga problemet e thella te brendshme mes tyre. E po ashtu, nga një lloj parehatie që vjen prej shqetësimit se ku do të bjere zilja e radhës, në cilen derë abuzuesi a zyrtari të lartë të kapur në afera, a lidhje me krimin.

Duket qartë që Rama nuk ka asgje tjetër për të thënë perveç “suksesit” me turizmin, që ende nuk dihet sa e ka ndihmuar jeten e qytetarit të zakonshem.

Ndaj ai kerkon të asociohet me kodra të bukura, me male të thepisura, me lugina e mjegull, apo ndonjë deborë andej kendej. A thua se ai është krijuesi i kesaj mrekullie. A thua se shqiptaret kanë mendjen e Spiropalit dhe besojnë se skenderbeu i saj ka fuqi mbinatyrore, për të formesuar relieve e dukuri meteorologjike.

Eshte ironike se si ai i ben jehone një shkrimi të Bild për turizmin ketu tek ne, dhe kjo del në gjithë ekranet e portalet, ndersa pak kohë më parē, një artikull i të njejtes media që fliste për lidhjet e qeverisë me krimin qarkullonte si material i fshehtë, pasi pjesa më e madhe e shtypit nuk e pasqyroi, e aq më pak reagoi qeveria.

Edi Rama po thotë më jepni mandatin e katërt sepse Vabona është mahnitëse, se Palasa ka ujë të kulluar dhe se Ksamili i ngjan Maldiveve.

Duke tentuar me këtë rast të mbulojë me këtë fasadē gjithë zullumin e madh 12 vjeçar, financiar e të lidhjeve me bandat e trafikantët nderkombetar të drogës, një prej të cilëve denoncova unë në konferencë për shtyp. Lidhjet e atij që unë denoncoca ishin shumë speciale, qe vellai i Ministrit të Brendshëm. Ky i fundit më së shumti prej lidhjeve me bandat do ofrojë dhe mirëqeverisje në Parlament, ndersa disa mjerane në gjykatë u vendosën në dispozicion të inatit kryeministror pasi i prisha komoditetin me publikimin me fakte të lidhjeveme krimit e korrupsionin masiv të qeverisë!

Opozita dhe miqtë e mi demokratë nuk kanë asnjë arsye për të kaluar në eufori dhe e di se nuk do ta bejne. Pakenaqesia deri në revoltë ndaj qeverisë asnjëhere nuk mjafton për të sjellë ndryshimin. Njerezit janë të zhgenjyer nga politika dhe duhet punuar shumë për të ndertuar një besim të ri. Qytetarêt kanë nevojë për garaci që i kanë humbur në këto 12 vite.

Unë jam dakort sigurisht që eventet e dhjetorit të kremtohen pasi lidhen me motin e lindjes së forces tonë politike. Apo edhe te janarit. Por ama nuk jemi në kushtet për të inaguruar e qendruar gjatë në muzeun tonë, pasi koha nuk pret. Sigurisht këto momente kanë të bejne me identitetin dhe tiparet tona ideologjike, e kanë rendesinê e tyre. Por qytetarët kanë halle të tjera. Dhe çdo ditë larg tyre, do të ishte një ditë e çuar dem.

Ndaj fokusi duhet të jetë i qartë, ekonomia. Dhe garancitë që shqiptarêt duan se një qeverisje e keqe, me korrupsion e krim si kjo e 3 mandateve të fundit, s'do të ndodhë.

ervin salianji zgjedhjet e 11 majit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë