POLITIKE

"Rama dhe Balla qëndrojnë pas këtij krimi", Berisha: Sulm ndaj opozitës! Sokol Mëngjesi demaskoi dosjen farse kundër meje

n.f Përditësimi i fundit 29 Maj 2024, 21:36
"Rama dhe Balla qëndrojnë pas këtij krimi", Berisha:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin e tij të përditshëm nga ballkoni i banesës ka reaguar në lidhje me dhunimin e avokatit të tij, Sokol Mëngjesi. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se dhunimi i Mëngjesit  është një sulm direkt kundër opozitës.

Ai më tej shtoi se kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Taulant Balla do të mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar. Berisha shtoi se  sot ata kanë goditur një avokat të të vërtetës që të demaskoi para shqiptarëve dhe botës me farsën e dosjes ndaj kundërshtarit politik.

"Duke i uruar shërim të plotë profesorit të nderuar, Sokol Mëngjesi, i deklaroj Edi Ramës dhe Taulant Ballës se ky është një sulm direkt kundër opozitës. Se do mbajnë çdo përgjegjësi për këtë akt kriminal të shëmtuar. Për këtë skenar të stisur! Se sot ke goditur një avokat të të vërtetës që të demaskoi ty para shqiptarëve dhe botës me farsën e dosjes tënde ndaj kundërshtarit politik, Sali Berisha.


Që të hoqi çdo maskë para shqiptarëve dhe botës të një kryeministri bandit që nuk ke ligj, Kushtetutë dhe moral, por që je një kriminel në krye të protektoratit të krimit në Shqipëri.
Miqtë e mi, sot ishte ditë e vështirë sepse një intelektual i shquar u godit në mes të Tiranës.
Ftoj intelektualët të bashkohen me ne në protestë sepse secili prej tyre nesër mund të pësojë fate të ngjashme.

A nuk ishte Edi Rama mbrapa Emiljano Shullazit, që kërcënoi kandidatin për rektor me rrëmbim të djalit? Sepse donte t’i jepte tenderin e kampusit të universitetit, Emiljanës së Edi Ramës.
Po pse të mos themi ne se është Edi Rama mbrapa grupit të strukturuar kriminal që goditi sot për t’i marrë jetën avokatit Sokol Mëngjesi, si hakmarrje e verbër, primitive ndaj përmbysjes së plotë të dosjes Dumani-Kraja-Melonai, këtyre mercenarëve të shpifur të drejtësisë shqiptare," tha Berisha.

Kreu i opozitës tha se dalja e Taulant Ballës faktoi katërcipërisht se ai me Edi Ramën qëndrojnë mbrapa si mbështetje, në mos edhe më shumë, e këtij krimi të shëmtuar. Ai shtoi se Gurra gjeti në dosje se Taulant Balla kishte porositur vrasje dhe ai u ekzekutua nga një dorë mafioze në mënyrë që avokati Gurra të mos hapte proces gjyqësor ndaj ministrit. 

"Miqtë e mi, dalja e Taulant Ballës faktoi katërcipërisht se ai me Edi Ramën qëndrojnë mbrapa si mbështetje, në mos edhe më shumë, e këtij krimi të shëmtuar. A mund të besohet Taulant Balla, që pasi i ndjeri Ravik Gurra gjeti në dosje se Taulant Balla kishte porositur vrasje, u ekzekutua nga një dorë mafioze në mënyrë që avokati Gurra të mos hapte proces gjyqësor ndaj Taulant Ballës.
Për ata të cilët mund të tregojnë skepticizëm, u them a nuk u zhdukën me vendim gjykatësi dhe prokurori regjistrimet që faktonin se Taulant Balla kishte porositur vrasje?

Atëherë çfarë njoftoi Taulanti sot? Bëri betimin që ka bërë për Ravik Gurrën. A ishte dorëjashtë në vrasjen e Ravik Gurrës, Taulanti? Jo, ishte porositës sipas të gjitha rrethanave të asaj vrasje.
Po këtu çfarë deshi? Pse i dogji akuza që unë i bëra Edi Ramës? Pse Edi Rama nuk gjeti dëshmitar tjetër përveç të akuzuarit për vrasjen e Ravik Gurrës? Miqtë e mi, këta janë paraardhës të xhelatëve. Këta nuk e kanë bërë gjë përdorimin e metodave të vjetra. Ata që kanë jetuar në diktaturë e dinë se si një qytetar i ndershëm, që nuk pajtohej me regjimin, arrestohej me akuzën e hajdutit, pa vjedhur kurrë në jetën e tij.


Arrestohej me akuzën e zënkave, të provokuara të gjitha. Çfarë do të thotë kjo? Sokol Mëngjesin donin ta vriste. Kush? Personi që kishte fituar gjyqin në të gjitha shkallët me avokat Sokol Mëngjesin. Pra, ky monstër donte të eliminonte njeriun që e mbrojti në përputhje me ligjin.
Të gjitha mund të ndodhin, por këto janë ndodhi që ndodhin vetëm me mbështetje dhe vetëm me mbështetje kryesore politike. A mund të besohet se po heton Taulant Balla? Përkundrazi. Nuk po bëjnë gjë tjetër veçse po shpalosin skenarin e përgatitur. E stisur për një çështje. Çdo avokat ka çështje. Janë njerëzit e çështjeve. Por të eliminosh një avokat në mes të qytetit të Tiranës se gjoja nuk donte t’i paguante detyrimin, kjo tejkalon çdo gjë, përveç mendjen e Edi Ramës, mendjen e Taulant Ballës dhe shërbëtorëve të tyre," shtoi ai.

berisha sokoli mengjesi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë