POLITIKE

Rama e konsideroi si takim rutinë, por si qëndron e vërteta e vizitës së David Cameron në Shqipëri

I.A Përditësimi i fundit 22 Maj 2024, 14:21
Rama e konsideroi si takim rutinë, por si qëndron e vërteta e
Rama dhe Cameron

Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar vizitën e Sekretarit të Jashtëm britanik David Cameron si një takim rutinë pune. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se kjo vizitë e shpejt e Cameron ishte për të diskutuar me disa projekte që Anglia do të financojë në vendin tonë, por shumë pak është ndalur të arsyeja e vërtet e vizitës së Sekretarit britanik në Tiranë. 

"Pa hyrë në planet e bashkëpunimit, dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen në një projekt strategjik për Shqipërinë dhe Kosovën, që është hekurudha Durrës-Prishtinë që është një element kyc i rritjes së kapacitetit të lëvizjes jo vetëm mes dy vendeve tonë por në rjaon e më gjerë. Së shpejti hapim garën për portin e ri tregtar të Durrësit, jemi në pritje ndërkohë të përgjigjes nga NATO, edhe Kosova do të ndërtojë një port të thatë në Prishtinë është një projekt që tejkaton interesin e dy vendeve tona. Britani ka shprehur interes të përfshihet me financim dhe ekspertizë. Cameron një avokat shumë i rëndësishëm i ynë në proceset transformuese," tha Rama.

Në lidhje me emigracionin e paligjshëm, Rama e konsideroi atë si një problem që me bashkëpunimin e të dyja vendeve është duke u çrrënjosur. Ndërkohë që nuk e fshehu dhe gëzimin e tij që operacioni i përbashkët kundër trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore do t'i shikohet fundi.

"Kemi folur padyshim edhe për projektin apo programin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qënieve njerëzore, jemi shjumë të kënaqur, por operacioni ynë i përbashkët do të vazhdojë. Gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale edhe në vazhdim. Lidhet me vullnetin e përbahket për t’i shkuar në rrënjë këtij fenomeni," tha Rama.

Por kundër kësaj që tha Rama, Cameron gjatë gjithë fjalës së tij është fokusuar vetëm në dy pika kryesore, që tregojnë hapur dhe arsyen e vizitës në Shqipëri. Fillimisht Cameron u fokusua te emigracioni i paligjshëm, duke e konsideruar këtë një problem shumë të madh, që duhej dhënë një zgjidhje. 

“Sa i takon emigracionit ka qenë një partneritet i arrirë dhe shpresoj të jetë shembull për të tjerët. Sepse në të gjithë Evropën problemi i emigracionit të parregullt është një problem që haset. I kam thënë edhe ministrave të tjerë të jashtëm që është një problem që duhet ta përballoni ju”, tha Cameron.

Një tjetër fokus që Cameron i dha vizitës në Shqipëri është dhe lufta kundër krimit të organizuar në Shqipëri. Ai deklaroi se deklaruar se Anglia është shumë e përfshirë këtë problem që haset në Shqipëri.

"Ajo që dua të them unë dhe në emër të kryeministrit se kjo ka qene një periudhë e sukseseshme sepse Shqipëria është partnerja jonë besnike. Një partneritet që ne kemi krijuar është dhe për luftën kundër krimit të organizuar," tha Cameron.

Ambasada britanike në vend i ka dhënë rëndësi shumë të madhe luftës kundër emigracionit në vend, në postimet e saj në rrjetet sociale. Ndërkohë që vetëm disa ditë më parë në vendin tonë ishte Ministri Kundër Emigracionit të Paligjshëm Michael Tomlinson, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes vendeve kundër këtij fenomeni.

"Ministri Kundër Emigracionit të Paligjshëm në Mbretërinë e Bashkuar, Michael Tomlinson MP iu bashkua homologëve të tij nga i gjithë Ballkani Perëndimor, në një konferencë në Tiranë. Në fjalën e tij, ai theksoi rëndësinë e bashkëpunimit përtej kufijve për t’i bërë ballë sfidës së përbashkët të emigracionit të paligjshëm," postimi i Ambasadës.

Por jo vetëm kaq, pasi mediat britanike dhanë lajmin disa ditë më parë që Anglia ka financuar vendosjen e kamerave dhe droneve në kufirin Shqipëri-Kosovë, për të luftuar emigracionin e paligjshëm dhe luftën kundër krimit të organizuar. Financimi që Britania ka bërë në kufirin përgjatë Kosovës dhe Shqipërisë është 1.6 milionë paund. 

"Ata inspektuan kamerat e reja, të cilat shërbejnë për njohjen e targave, të financuara nga Mbretëria e Bashkuar, në vlerën e 1.6 milionë pound, me qëllim gjurmimin e kriminelëve që lëvizin mes vendeve. Ministri mori pjesë gjithashtu në demonstrimin e dronëve të rinj, financuar nga Mbretëria e Bashkuar, në ndihmë të Policisë Shqiptare dhe asaj të Kosovës, për të mbështetur luftën kundër krimit të organizuar dhe veçanërisht emigracionit të paligjshëm," thuhet në postim.

Ndërsa mediat britanike e kanë konsideruar vizitën e Cameron në Tiranë si një mënyrë për të treguar se Shqipëria është një vend i sigurtë. Por po ashtu mediat britanike theksojnë se pavarësisht këtyre nismave, numri i emigrantëve që kalojnë kanalin anglez në Francë vazhdon dhe të rritet.

"Ministri do të njoftojë gjithashtu nisma për të ndihmuar Shqipërinë të godasë bandat që kontrabandojnë njerëz nëpër Kanalin Anglez dhe nxisin krimin e drogës në Britaninë e Madhe. Në fillim të këtij muaji, Britania i dorëzoi Shqipërisë 1.6 milionë paund kamera dhe drone në një përpjekje për të kapur bandat e trafikut të njerëzve në kanal. Por numri i emigrantëve që mbërrijnë në MB ka vazhduar të rritet pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të frenuar kalimet," shkruan The Independent.

Tashmë përballë këtyre fakteve, është vështirë që vizita e Cameron në Shqipëri të konsiderohet si një vizitë rutinë për të diskutuar për financimin e projekteve shqiptare nga Britania. Por më shumë i jepet fokusi problemit britanik të emigracionit të paligjshëm, ku një pjesë e madhe e tyre janë të rinjtë shqiptarë të zhgënyer nga vendi i tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë