POLITIKE

Bardhi i përgjigjet Ramës: Je i korruptuar dhe i frikësuar

Piranjat Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2025, 12:33

Bardhi i përgjigjet Ramës: Je i korruptuar dhe i frikësuar

Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se Rama citon juristë të mëdhenj, kushdo e kupton që një hall i madh e ka zënë. Sepse e vetmja “njohuri juridike” që ai zotëron realisht, është si të bëhet avokat i korrupsionit të paimagjinueshëm të qeverisjes së tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Bardhi shkruan se “nëse Rama do të ishte vërtet nxënës i bindur i mësimeve të Robert Jacksonit, atëherë, nuk do të mbante të pandehurën Belinda Balluku zyrtarisht pjesë të qeverisë. nuk do përdorte gjuhën e viktimizimit kundër drejtësisë”.

Në komunikime, duke iu referuar përgjimeve, Bardhi shprehet se çdo lot i kësaj vepre ka marrë kritere të shtypura në letër pa emër.

“Çdo lot ka marrë kriteret e shtypura në letër pa emër”, kështu i ndante tenderat Belinda Balluku në qeverisjen e Edi Ramës, për një projekt në total 130 milion euro. Çfarë tmerri, çfarë korrupsioni. Më poshtë përgjimet sesi u caktuan fituesit në tenderat e Unazës së Tiranës! Nuk ka nevojë për asnjë koment!”, shkruan Bardhi në rrjetet sociale, ndërsa nxjerr dhe pjesë nga dosja.

Reagimi i Bardhit:

Sa herë Edi Rama citon juristë të mëdhenj, kushdo e kupton që një hall i madh e ka zënë. Sepse e vetmja “njohuri juridike” që ai zotëron realisht, është si të bëhet avokat i korrupsionit të paimagjinueshëm të qeverisjes së tij.
 
Reagimi i Edi Ramës, i mbështetur mbi figurën e Robert H. Jackson, s’është asgjë më shumë sesa një përpjekje e dështuar recitiviste për t’i shpëtuar përgjegjësisë politike dhe ligjore që bie drejtpërdrejt mbi të dhe mbi krahun e tij të djathtë, të pandehurën Belinda Balluku
 
Kryeministri i Shqipërisë citon fjalimin e një prej arkitektëve të akuzës së Nurembergut për të krijuar idenë se prokuroria në Shqipëri po abuzon me pushtetin. Por ka një problem thelbësor: Edi Rama nuk e ka luksin t’i japë askujt leksione për standardet e drejtësisë, kur mban akoma në krah të tij një politikane të pandehur nga SPAK. Në Europë, të cilën ai gjithmonë e keqpërdor:
 
* një ministër që shpallet i pandehur, dorëhiqet.
* kryeministri nuk e mbron, por e shkarkon
* asnjë udhëheqës demokratik nuk bën propagandë filozofike për të relativizuar akuzat kundër qeverisë së të tij
 
Asnjë fjalim, i kujtdoqoftë ai, nuk e ndryshon dot këtë fakt: Në asnjë vend të Europës nuk qëndron në detyrë një i pandehur. Dhe në asnjë vend të Europës kryeministri nuk bën fushatë kundër vendimit të gjykatës.
 
Nëse Rama do të ishte vërtet nxënës  i bindur i mësimeve të Robert Jacksonit, atëherë:
 
* nuk do të mbante të pandehurën Belinda Balluku zyrtarisht pjesë të qeverisë
* nuk do përdorte gjuhën e viktimizimit kundër drejtësisë,
* nuk do të bënte avokatinë  e një zv.kryeministreje të akuzuar për abuzim me tenderat.
 
Përpjekja për t’u fshehur pas fjalimeve nuk e ndryshon dot këtë të vërtetë, por për pjesën më të madhe të njerëzve është bë e qartë se Edi Rama nuk e ka lirinë për të bërë ndryshe.
 
Në këtë mungesë lirie, të diktuar nga korrupsioni i përbashkët me të pandehurit e pushtetit të tij personal, Edi Rama është bërë krejt i parashikueshëm: dje bënte protesta para SPAK-ut për Erion Veliajn, sot proteston nga facebook-u me leksione filozofie mbi drejtësinë. Nga “ulërimat politike” tek “meditimet juridike”, skenari është i njëjtë — një kryeministër që bën shoë për të shpëtuar nga pengmarrja.
 
Filozofitë me juristë të shquar apo meditimet juridiko-jetësore që ka nisur të postojë, nuk e fshehin dot faktin e vetëm real: ai është peng i të pandehurës Belinda Balluku. Sepse kjo është formula e vetme që funksionon brenda sistemit korruptiv të Edi Ramës: “nëse zhytem unë, zhytesh edhe ti”
 
Dhe diçka e fundit. Pushteti që citon Jacksonin, por mohon drejtësinë, nuk është i denjë. Edi Rama është një i korruptuar i frikësuar.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?