Zhurma “mbyt” qytetet, udhëheq Vlora natën, ndjekin Tirana dhe Saranda
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Partia Demokratike ka lajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare më datë 22 mars, në atë që e cilëson si një betejë të radhës kundër qeverisë.
Deputeti demokrat, Luan Baçi i ftuar në edicionin e mesditës në Syri Tv, tha se vendimi vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit politike, ndërsa akuzoi mazhorancën për “kapje të shtetit” dhe bllokim të drejtësisë. Sipas tij, ajo që nxiti thirrjen për protestë, ishte votimi në Kuvend, ku mazhoranca socialiste refuzoi kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku për t’i hapur rrugën më pas arrestimit të saj.
Baçi: Në seancën e kaluar ku ne nuk morëm pjesë dhe shumë media e shpallën si bojkot. Në fakt nuk ishte absolutisht bojkot, por ishte një papërgjegjshmëri ë dhe me dashakeqësi e kësaj mazhorance, e mendojnë parlamentin si një zyrë të tyre, të një ministrie ku mund ta mbledhin sa herë të duan dhe me çfarëdo lloj agjende, pa pasur fare njoftim. Pavarësisht se pastaj më mbrapa e shfrytëzuan duke thënë që do të ketë një miratim të një rezolute kundër shtetit të Iranit si një shtet terrorist. Por Partia Demokratike absolutisht s'e kishte një njoftim të tillë.
Vazhdojmë me takimet dhe do të vazhdojmë dhe nesër dhe pasnesër madje deri ditën që do të jetë protesta, një protestë e paralajmëruar, protestë kombëtare, në protestat e radhës së Partisë Demokratike. Tashmë është bërë e qartë nga kudo që ne kemi hyrë në stinën e protestave të njëpasnjëshme, protesta të motivuara për të gjithë qytetarët. Edi Rama me votat e vjedhura dhe me kartonët me shumicë si i kanë në parlament të grabitur, bllokoi hetimin ë e zëvendëskryeministres, ish-zëvendëskryeministres zonjës Balluku, e mori nën mbrojtje atë.
Duke marrë nën mbrojtje zonjën Balluku, mori nën mbrojtje veten e vet për arsye se e di që ka ardhur te paradhoma e tij dhe tunden prangat e drejtësisë, duke e marrë nën mbrojtje të pandehurën e SPAK-ut, zonjën Balluku. Është një ndërgjegjësim që është për qytetarët shqiptarë për të parë të vërtetën në sy, larg propagandës dhe gënjeshtrës së kësaj mazhorance dhe direkt kryeministrit Edi Rama, ku shpeshherë na ka propaganduar që ai është garant, garanci e drejtësisë, dhe se i ka dhënë shpatën në dorë vetë ai drejtësisë për të goditur këdo të korruptuar.
Por në fakt kemi një veprim krejt të kundërt, tashmë, lakuriq, në sy të botës. Mbreti Lakuriq, kryeministri Rama, duke marrë nën mbrojtje një të pandehur dhe duke bllokuar sistemin e drejtësisë që të hetojë në mënyrë të lirë dhe në mënyrë të pavarur, por duke i presionuar ata dhe duke mos u lënë dorë të lirë në fund fare që ata të hetojnë një ministre në detyrë.
Pra, në këtë këndvështrim jemi në një situatë vërtet paradoksale, një shtet i kapur, një kryeministër që ka marrë të gjitha kompetencat. Më në fund doli i zbuluar duke bllokuar edhe sistemin e drejtësisë dhe vetë SPAK-un, ku e merrte gjithmonë nën mbrojtje dhe e propagandonte si garant të drejtësisë dhe si një institucion i pavarur që vepronte dhe hetonte i pavarur nga politika, dhe aq më tepër i pavarur dhe i pandikuar nga vetë mazhoranca dhe kryeministri Rama.
1001 arsye janë dhe mund të gjenden që qytetarët të ngrihen të protestojnë dhe nuk ka asnjë arsye për mos u ngritur. Madje do të thoja që kanë arsye më shumë për të protestuar socialistët e ndershëm dhe të zhgënjyer, qytetarët e paangazhuar politikisht, dhe jo vetëm demokratët që patjetër janë të parët që ngrihen dhe janë të përditshëm në protestë. Mendoj se qytetarët duhet të jenë të sensibilizuar, duhet të jenë të ndërgjegjësuar, ndërgjegjësuar duke parë një qeveri që vetëm vjedh dhe grabit. Ne jetojmë këto ditë ë në një çmenduri do ta quaja të ngritjes së çmimeve të karburanteve. dhe një qeveri që nuk merr asnjë masë mbrojtëse për qytetarët.
Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo, i ftuar në studion e Neës24, ka folur mbi ndikimin e krizës së çmimeve të ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas vendimit të qeverisë për uljen me 20% të akcizës së karburanteve...
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku, po zhvillojmë nj&eu...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka dorëzuar në Parlamentin Europian, 26 amendamente në raportin e 2025 për Shqipërinë, duke the...
Gjatë një deklarate në emisionin “Top Story”, Monika Kryemadhi ka folur për divorcin e saj nga Ilir Meta, duke sqaruar si erdh...
Monika Kryemadhi ka zbuluar një detaj, sipas saj premtim që ish-kreu i SPAK, Altin Dumani i bëri SHBA-së pasi mori detyrën në 2022...
Qeveria shqiptare duket se ka hyrë në një kurs të hapur përplasjeje jo vetëm me sistemin e drejtësisë, por edhe me partn...
Monika Kryemadhi ka treguar se si u morën borxhe 310 mijë euro për të blerë apartamentin, teksa ka treguar edhe detajet rreth heti...
Monika Kryemadhi ka folur për divorcin me Ilir Metën, si erdhi ky vendim. “Janë dy momente të vështira për jetën time....
Ndalimi i ish-përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Federica Mogherini, në një hetim për k...