POLITIKE

Rishikimi i masës “arrest në burg”, Gjokutaj: Po kërkohet të vuloset ligjërisht korrupsioni

Piranjat Përditësimi i fundit 9 Prill 2026, 22:17
Rishikimi i masës “arrest në burg”, Gjokutaj: Po

Avokati Genc Gjokutaj  ka komentuar nismën e kreut të Gjykatës së Lartë për rishikimin e masës “arrest në burg”. Gjokutaj tha se ndryshimi i ligjit është thjesht vulë për korrupsionin shtetëror.

Sipas tij, e gjithë kjo lojë bëhet nga Rama për t’u treguar të tijëve se “unë po ju shpëtoj edhe nga burgu”.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Pse keni rezerva ndaj kësaj iniciative?

Gjokutaj: Ky arresti në burg është bërë si ushkur në kohë. Unë jam skeptik, sepse gjithmonë në proceset ku personazhet janë politikanë nuk kanë një zanafillë juridike, por nga temperatura politike, dhe kjo është një praktikë e vjetër. Si procedurë duket juridike, por është politikisht e pastër.

Borakaj: Pse?

Gjokutaj: Kuadri ligjor i jep dorë të lirë gjykatës për të dhënë vendimin burg ose jo, i ka kushtet dhe kriteret e arta për kufizimet për gratë shtatzëna dhe moshat e thyera. Nuk e di çfarë pasqyrimi do t’i bëjë kjo gjykatë e stërlodhur nga proceset politike. Këta që duan të njësojnë praktikën kanë bërë thagma, edhe pa lexuar dosjet i kanë kaluar të gjithë në burg. Ngrehen këta tani dhe në kushtet që SPAK filloi të shkelë pedalin e gazit, nuk kishin ndonjë mënyrë tjetër ta pengojnë. Do vijnë këta të pandehur dhe këta nuk pranojnë të shkojnë në burg.

Është gjetur kjo zgjidhje, sepse Rama mund të mos jetë një lider i mirë, por është një hileqar i përkryer. Ndryshimi i ligjit do të ketë vulën e vullnetit politik, pra një dorashkë që Rama u hedh këtyre njerëzve që mos përfundojnë në burg, që gjoja ky do i shpëtojë në fund. Ky është korrupsioni shtetëror që Rama do ta kalojë me ligj.

Borakaj: Po nëse janë 16 gjyqtarë?

Gjokutaj: Mund të jenë edhe 160, ata janë përzgjedhur.

Borakaj: Ju thoni se mbi 9 prej këtyre Rama ushtron kontroll?

Gjokutaj: Rama ushtron mbi 16-të, se ky i blen. Ky blen personin, blen interesin.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?