POLITIKE

Seanca dëgjimore në Parlamentin Europian/ Berisha: Ngjarje madhore, kjo është një mbështetje e madhe për votën e lirë

r.ll Përditësimi i fundit 28 Mars 2025, 13:41
Seanca dëgjimore në Parlamentin Europian/ Berisha: Ngjarje madhore,
sali berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot në konferencën për mediat lidhur me seancën dëgjimore që do të zhvillohet në Parlamentin Europian me opozitën. 

Berisha shprehu mirënjohjen ndaj drejtuesve të Komisionit të Jashtëm të PE, deputetëve dhe drejtuesve të këtij institucioni për këtë vendim që ai e konsideroi të jashtëzakonshëm. Kryedemokrati tha se një seancë dëgjimore në praktikën e atij parlamenti përbën ngjarjen më madhore që mund t’i përkushtohet një çështje apo një vendi.

Ai u shpreh më tej se nga kjo seancë presin dhe janë të sigurt se PE do qëndrojë fuqishëm për standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve në Shqipëri dhe zbatimin e tyre. Berisha tha se gjithashtu se dhe koha e zgjedhur për seancën është mbështetje e madhe për votën e lirë. 

"Së pari, unë dua të shpreh mirënjohje të thellë ndaj drejtuesve të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, deputetëve dhe drejtuesve të PE për këtë vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Hearing-u në praktikën e atij parlamenti përbën ngjarjen më madhore që mund t’i përkushtohet një çshtje apo një vendi. Në historinë e hearing-ut që janë të rralla, është bërë një hearing për Shqipërinë në vitin 2002.

Hearing-u i parë është për Ahmet Masudin, komandantin legjendar të Afganistanit, i dyti për Sali Berishën dhe ky i treti po bëhet po për zgjedhjet. Një nder shumë i veçantë, një mirënjohje shumë të veçantë atyre që kanë rënë dakord. Sigurisht ne nga kjo seancë dhe ky hearing presim dhe jemi të sigurt se PE do qëndrojë fuqishëm për standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve në Shqipëri dhe zbatimin e tyre. Por kjo është një ngjarje shumë e veçantë. Shumë e veçantë si hearing, por po kaq e veçantë për kohën që mbahet. Seanca është ngjarja më madhore që mund t’i kushtohet një çështje nga PE, por këtu është edhe hearing, edhe koha e zgjedhur për hearing. Është një mbështetje e madhe për votën e lirë. Është një mbështetje shumë e çmuar që shqiptarët të votojnë të lirë.

Sigurisht ne informojmë parlamentin për të gjitha zhvillimet antiligjore, për të gjitha shkeljet e tmerrshme madhore që ndodhin këtu me Kodin Zgjedhor, për të gjithë aktivizimin e bandave. Për shembull, në Shkodër, unë nuk e thashë kot që deputetët e PS janë deputetët e Dobraçit. Faktikisht koordinatorë të PS janë Enver Bajri dhe Ilir Bajri me dy-tre të tjerë. Edhe banda e Pëllumb Gjokës me të tjerë. Udhëzimet dhe mjetet e shantazhit i marrin në Dobraç. Ne po i ndjekim dhe unë garantoj këta kriminelë elektoralë se kurrë nuk do t’u ndahemi pa bërë ligjin për këto krime të shëmtuara që marrin përsipër. Për të mbrojtur krimet e tyre, marrin përsipër krimet e tjera. Kjo ndodh në Elbasan. Suel Proda haptas bën ligjin nëpër Elbasan, gjoja në kërkim. Por unë i them atij dhe atyre që bashkëpunojnë me të, toka po u rrëshqet nën këmbë. Krimi elektoral nuk do amnistohet.

Ne nuk jemi si Edi Rama që thotë hani kokat tuaja, por absolutisht dënimet më të rënda do u rezervohen. I tillë është edhe ky Poja me Altin Hajrin. A e dini ju që Altin Hajri është i lirë, qarkullon kudo, mund të shkoni të pini kafe me të? Poja po e po. Pra, këto të gjitha ne i dërgojmë dhe do dërgohen. Do bëhet çështje e madhe ndërkombëtare se këta po bëhen krahu i armatosur elektoral i Edi Ramës, me firmën e Altin Dumanit. Po. Kur unë denoncoja amnistinë e krimit elektoral, unë këto kisha parasysh. Prandaj dhe ne sigurisht që do informojmë edhe Parlamentin Europian, do informojmë edhe Kongresin e SHBA, do informojmë qeveritë e vendeve mike kudo. Ishte koha kur kontrollonte Edi Rama informacionet. Mori fund ajo kohë. Kështu që unë kam vetëm mirënjohje dhe ne do informojmë me gjithë mundësitë tona anëtarët e PE. Por do përpiqemi të informojmë edhe anëtarët e Komisionit të Jashtëm të Kongresit Amerikan dhe administratën aktuale.", tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë