POLITIKE

SHBA: Avioni i rrëzuar në Kazakistan mund të jetë qëlluar

M.B. Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2024, 13:04

SHBA: Avioni i rrëzuar në Kazakistan mund të jetë

KAZAKISTAN- Pas Azerbajxhanit,  edhe SHBA-të nuk përjashtojnë më një gabim nga mbrojtja kundërajrore ruse si shkak të rrëzimit të një avioni pasagjerësh azerbajxhanas në Kazakistan. Sipas një zyrtari të qeverisë amerikane, të dhënat fillestare tregojnë si avioni është goditur. Edhe CNN, ABC News raportuan për këtë. Nëse konfirmohen indikacionet fillestare, mund të imagjinohet që njësitë ruse jo të trajnuara mirë mund të kenë gabuar objektivin në përpjekjen për mbrojtje ndaj kundër dronëve ukrainas, tha zyrtari amerikan, sipas mediave amerikane.

38 të vdekur në aksidentin në Kazakistan

Përplasja e avionit pranë qytetit Aktau të Kazakistanit të mërkurën shkaktoi vdekjen e 38 vetëve nga 67 personat që ishin në bord. 29 persona mbijetuan, shumë prej tyre të plagosur rëndë. Avioni duhej të fluturonte nga kryeqyteti Baku për në Grozny në republikën ruse të Çeçenisë. Në disa rajone në Kaukazin e Veriut atë mëngjes mbrojtja ajrore ruse ishte në mision për të luftuar dronët nga Ukraina.

Ishin blogerët ushtarakë rusë si edhe përfaqësues ukrainas, ata që fillimisht vunë në dukje mundësinë e dëmtimit të avionit nga mbrojtja kundërajrore ruse. Platforma e internetit të avionëve Flightradar24 raportoi, se të dhënat GPS mbi pozicionin e saktë të avionit mbi Rusi ishin ndërprerë. Imazhet nga pjesa e pasme e avionit treguan vrima të vogla që duken si goditje nga copat e raketave anti-ajrore. Në një reagim fillestar, vetë Kremlini paralajmëroi kundër spekulimeve të parakohshme.

Që të enjten pasdite liderë të Azerbajxhanit përhapën dyshimin, se avioni mund të ishte goditur nga një raketë anti-ajrore ruse Panzir-S. Media lokale dhe ndërkombëtare raportuan se avioni u dëmtua në afrimin e tij drejt Groznit, duke iu referuar zyrtarëve të paidentifikuar të qeverisë në Baku.

Zemërim të veçantë në Azerbajxhan shkaktoi njoftimi, se avionit me gjasë i është mohuar një ulje emergjente në aeroportet ruse aty pranë, duke përmendur motin e keq. Pilotëve iu desh të manovronin makinën thuajse të pamundur për ta drejtuar nëpër Detin Kaspik për në Aktau. Lartësia dhe shpejtësia luhateshin ndjeshëm. Avioni u rrëzua teksa po tentonte të ulej në Aktau.

Mediat shtetërore ruse heshtin për incidentin

Shoqëria izraelite e fluturimit, El Al anuloi të gjitha fluturimet midis Tel Avivit dhe Moskës këtë javë për shkak të "zhvillimeve në hapësirën ajrore ruse". Ajo do të rivlerësojnë situatën javën e ardhshme dhe do të vendosë nëse fluturimet do të rifillojnë. Media shtetërore ruse nuk raportoi për akuzat masive kundër vendit në luftë. Presidenti Vladimir Putin dha një konferencë të shkurtër për shtyp pas një samiti të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik pranë Shën Petersburgut, por nuk tha asgjë për rrëzimin e avionit.

Nëse vërtetohet versioni i një goditjeje vdekjeprurëse nga mbrojtja kundërajrore ruse, ky do të ishte rasti i dytë që nga viti 2014. Në atë kohë, ushtria ukrainase luftonte kundër një operacioni të fshehtë ushtarak rus në lindje të vendit. Më 17 korrik 2014, një sistem anti-ajror rus Buk rrëzoi aksidentalisht një Boeing të Malaysia Airlines që fluturonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur mbi Ukrainën lindore. 289 persona u vranë./ DW

kazakistan

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë