POLITIKE

Shehu: Rama në pikën më të dobët të besueshmërisë, pse nuk e shkarkoi Ballukun?

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 22:32

Shehu: Rama në pikën më të dobët të

E ftuar sot në 'ÇIM PEKA LIVE', gazetarja Jonida Shehu komentoi pezullimin nga detyra të Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku, pas vendimit të SPAK. Shehu vuri në dukje se reagimi i Kryeministrit Edi Rama në këtë rast ndryshon dukshëm nga qëndrimet e tij të mëparshme ndaj zyrtarëve të lartë të prekur nga hetimet.

Sipas Shehut, Rama është shfaqur i papërgatitur dhe i paqartë në pozicionimin e tij ndaj Ballukut, ndryshe nga rastet e mëhershme kur ai ka mbajtur një qëndrim të prerë publik dhe ka distancuar Partinë Socialiste nga zyrtarët nën hetim. Ajo theksoi se përpara rasteve të Erion Veliajt dhe Belinda Ballukut, kryeministri kishte deklaruar publikisht se askush nuk do të kishte mbështetjen e PS-së nëse kishte keqpërdorur detyrën.

Duke iu referuar arrestimit të Veliajt pak muaj më parë, Shehu tha se Rama mund të ketë qenë i kushtëzuar nga afërsia me zgjedhjet dhe mungesa e kompetencave për të shkarkuar një kryebashkiak. Ndërsa për Ballukun, sipas saj, pritej një reagim i menjëhershëm politik për të ruajtur integritetin e qeverisë dhe besueshmërinë e shumicës.

Shehu u shpreh se sot, ndonëse Rama qëndron në pozicionin më të fortë numerik me 83 mandate, besueshmëria dhe legjitimiteti i tij publik janë në pikën më të ulët, edhe për shkak të hetimit që po përballet Balluku.

“Pse Rama nuk e ka shkarkuar zonjën Balluku? Dorëheqja mund të jetë diskrecioni i saj personal, por shkarkimi është vullnet i kryeministrit. SPAK ka marrë një masë, ashtu siç masa do të ishte edhe shkarkimi nga detyra. Rama kishte hapësirë të vepronte përpara se të vepronte SPAK-u,” deklaroi Shehu.

Ajo shtoi se kryeministri ka pasur kohë dhe mundësi politike për të reaguar më herët, por zgjedhja për të mos e bërë mbetet një nga pyetjet kryesore të ditës.

Shehu:

Ideja është që a i interesonte Ramës kjo gjë? Për mua është dukur si i papërgatitur dhe ajo që shoh unë dhe që është shumë e dukshme është çfarë ka ndryshuar në qëndrimet politike të Ramës në raport me zotin Veliaj, me zonjën Balluku dhe me ata që kanë qenë përpara, se SPAK-u e ka nisur historinë përpara dhe Rama e ka nisur narrativën politike përpara rastit Veliaj dhe Balluku.

Tani që ne në nëntë muaj kemi një precedent që kemi nivelet më të larta të politikës që kanë shkuar në SPAK, ky është fakt. Që Rama ka pasur tjetër narrativë përpara rastit Veliaj dhe Balluku, edhe ky është fakt. Le të themi përpara rastit Veliaj, ai më përpara i ka shkarkuar, ka dalë edhe publikisht edhe ka thënë, ta keni për nder detyrat që ju kam dhënë, ëh, në qoftë se i keni keqpërdorur, nuk do keni avokati të Partisë Socialiste, as mua, as qeverinë. Keni ngrënë dardha pas shpinës time, kështu që përballuni vetë me ligjin në qoftë se do vijë situata aty.

Kur erdhi rasti i Veliajt, mbase sepse ishte përpara zgjedhjeve dhe u desh të bënte të atë mbrojtjen publike kur Veliajn e arrestuan. Mbase sepse nuk kishte kompetenca për të shkarkuar Veliajn, se ishte pushtet vendor edhe jo në dorë të kryeministrit. Le të themi, mbi Veliajn veproi SPAK-u drejtpërdrejt dhe Rama ishte njeriu që veproi pas vendimit. E dyta, kemi situatën e zonjës Balluku.

Ajo që ne kemi pritur, nëse do ishim me Ramën e përpara shkurtit, do prisnim që në momentin që ajo do kuptonte që je në hetim, do e shkarkonte dhe do vazhdonte të ruante edhe qeverinë, edhe 83 mandatet që, le të themi, sot po i humbasin besueshmërinë dhe legjitimitetin. Sot Rama është në pikën më të fortë me numra, po në pikën më të dobët nga pikëpamja e besueshmërisë dhe e legjitimitetit, edhe për shkak të hetimit të zonjës Balluku.

Pyetja që kam unë është, pse Rama, po. Pse Rama nuk e ka shkarkuar zonjën Balluku? Ne thamë, dorëheqja është diskrecion i saj personal dhe shkarkimi është në vullnetin e kryeministrit. Pse ajo nuk e ka dhënë dorëheqjen, mund ta kuptoj. Pse kryeministri nuk e ka shkarkuar, këtë dua ta kuptoj, sepse vendimi, që ka marrë SPAK-u sot, le të themi, është një lloj mase.

Edhe ndalimi i pasaportës, po edhe shkarkimi... Është masë. Edhe shkarkimi nga detyra është një gjë që SPAK-u, le të themi, është detyruar ta bëjë këtë,  po, e ka pritur kohën e reagimit të Ramës edhe të Ballukut në pozitën e politikanëve.

Unë e kam thënë që në fillim, që përpara se zonja Balluku të shkonte në SPAK. E ka pritur, le të themi, ka pasur hapësirë Rama që të veprojë pa vepruar SPAK-u.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?