POLITIKE

"Shërbimi i tij është i jashtëzakonshëm, e përgëzoj!" Berisha: Ahmetajt i rrezikohet jeta atje ku është!

M.B. Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 14:24

"Shërbimi i tij është i jashtëzakonshëm, e

TIRANA- Kreu i Partisë Dekomratike, Sali Berisha deklaroi sot se jeta e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj rrezikohet. Berisha tha për mediat se atje ku ndodhet Ahmetaj, janë dërguar ekipe për të studiuar me hollësi gjithçka rreth tij. Ai tha se nuk mund t'i thotë Ahmetajt të kthehet në Shqipëri.

"Të gjithë kemi menduar se Arben Ahmetaj me paratë e rindërtimit ka vjedhur me thasë, por ja që na del që nuk ka bërë asnjë tender të vetëm, por ua ka lënë kryetarëve të bashkive dhe aty meriton përgëzime. Ja ku është, ka administruar ndoshta 1 miliard e gjysmë, por ka zbatuar standardin jo të Edi Ramës. Po të donte, të gjithë tenderat i realizonte nga ministria e tij. Asnjë, kështu duhet. Ka zbatuar ligjet. Trualli i ambasadës në Nju Jork, pazaret e Edi Ramës. Jo, thotë, nuk jepet trualli i ambasadës. Pra, ka bërë shërbime shumë të mëdha dhe në asnjë rrethanë nuk do e këshilloja të dëshmonte para kriminelëve që mbyllin dosje dhe grisin urdhër arrestet", tha Berisha.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Arben Ahmetaj, atje ku është, i rrezikohet jeta. Atje ku është, janë dërguar ekipe për të studiuar me hollësi gjithçka rreth tij. Dhe unë nuk mund t’i them Arben Ahmetajt të kthehet në Shqipëri. Sa u përket dëshmive, është qesharake. Më thoni pak, çfarë dëshmie mungon për Erion Veliajn dhe djegësin 130 milionë euro që nuk ekziston gjurmë, as nam dhe as nishan? Çfarë dëshmie mungon për Edi Ramën që i ka dhënë 8 pikë paradhënie kompanisë për ndërtimin e djegësit të Tiranës, në një kohë kur kompania nuk ekzistonte? Çfarë dëshmie i mungon Skapit për Armando Fangun, kunatin e Linda Bashës dhe baxhanakun e Edi Ramës kur firmos urdhër arrestin dhe detyrohet ta grisë? Çfarë dëshmie duhet për Belinda Ballukun, në telefonin e drejtorit të së cilës janë gjetur me dhjetëra dokumente dhe fakte shkatërrimtare për të?

Çfarë dëshmie u duhet për Edi Ramën që dilte me një pincë të ndryshkur dhe një gërshërë të thyer për koncesionin e sterilizimit? Për moslejimin e Vilma Nushit që të paraqitet në komisionin e hetimit të parlamentit. Ai do të bënte një veprim qesharak, kujt t’i dëshmojë, një krimineli që kryeson Skrapin e partisë dhe që fsheh çdo krim të Edi Ramës, bëhet mburojë e krimeve të tij? Si mund të dëshmojë para Altin Lalës ai? Çfarë dëshmie don për implikimin e familjarëve të Edi Ramës në Porto Romano kur janë dokumentet? Unë besoj se Arben Ahmetaj ka folur me guxim shumë të madh. Paraqiti dokumentet që kishte, bazuar në fatura tatimore se si kompjuterat që sillte baxhanaku deklaroheshin në dogana me çmim të 10-fishtë me atë që kanë në treg.

Por paratë i merr Edi Rama, sigurisht. Unë mendoj se shërbimi i tij është i jashtëzakonshëm dhe unë e përgëzoj atë. Nuk bëj avokatin e tij, ju e dini që unë e kam sulmuar me dhjetëra herë dhe e tha edhe mbrëmë ai, por ka një gjë ama, në qoftë se Arben Ahmetaj në 3 intervista ka zbërthyer me fakte dhe dokumente të pakundërshtueshme korrupsionin dhe krimet e Edi Ramës dhe narkoqeverisë së tij, gjer sot, as unë dhe as ju, nuk kemi parë një dokument të vetëm, një firmë të vetëm nga Arben Ahmetaj për këtë tender apo atë tender. Nuk bëj avokatin, por duhet të jemi të hapur.

Të gjithë kemi menduar se Arben Ahmetaj me paratë e rindërtimit ka vjedhur me thasë, por ja që na del që nuk ka bërë asnjë tender të vetëm, por ua ka lënë kryetarëve të bashkive dhe aty meriton përgëzime. Ja ku është, ka administruar ndoshta 1 miliard e gjysmë, por ka zbatuar standardin jo të Edi Ramës. Po të donte, të gjithë tenderat i realizonte nga ministria e tij. Asnjë, kështu duhet. Ka zbatuar ligjet. Trualli i ambasadës në Nju Jork, pazaret e Edi Ramës. Jo, thotë, nuk jepet trualli i ambasadës. Pra, ka bërë shërbime shumë të mëdha dhe në asnjë rrethanë nuk do e këshilloja të dëshmonte para kriminelëve që mbyllin dosje dhe grisin urdhër arrestet.

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë