POLITIKE

Shkarkimi i Belerit/ OMONIA denoncon: KQZ u bë palë me pushtetin, vendimi ishte vulosur një orë para përfundimit të mbledhjes (FOTO)

r.ll Përditësimi i fundit 7 Korrik 2024, 15:05

Shkarkimi i Belerit/ OMONIA denoncon: KQZ u bë palë me pushtetin,

TIRANË- Komuniteti i OMONIA-s ka reaguar sot lidhur me vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor për heqjen e mandatit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit. 

OMONIA në reagimin e tyre shprehen se dje KQZ konsumoi "gabimin më të madh të karrierës", sipas tyre duke ngatërruar ligjet për shkarkimin e Belerit. 

Bashkangjitur me reagimin, komuniteti i Omonias ka sjellë edhe vendimin e shkarkimit të dokumentuar, ku shihet se edhe pse mbledhja ka përfunduar në orën 11:30, vendimi mban orën 10:30. Ata e kanë cilësuar si skandal këtë fakt duke ngritur edhe disa pyetje për kryekomisionerin Ilirjan Celibashin. Më tej thuhet se KQZ është bë palë me pushtetin me firmë dhe vulë.

Shkarkimi i Belerit/ OMONIA denoncon: KQZ u bë palë me pushtetin,

REAGIMI I PLOTË: 

KQZ E “PAVARUR” DHE NJË PROVË KUNDËR SAJ

Ditën e djeshme, gjoja në emër të parimeve të larta të drejtësisë dhe paanësisë përballë ligjit, Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve konsumoi ndoshta gabimin më të madh të karrierës së tij duke keqinterpretuar dhe ngatërruar me dashje ligjet në fuqi që rregullojnë zbatimin e ndalimeve për zgjedhjen dhe emërimin në funksionet publike të të zgjedhurve me
interpretim me personale dhe shembuj absurde (si ai i anëtarësimit në” clube” dhe dalje prej tij?!!! ) thua se ishte një takim spontan në kafe dhe jo duke u zhbërë vullneti i zgjedhësve në Himarë me pasoja të rënda për demokracinë dhe sistemin pluraliat në vend!

Gjithesesi kushdo pa dje zotin Celibashi duke bërë pirueta juridike dhe kapërcime të hatashme të ligjeve i ngërcosur nga kërkesa e një “anonimi” në politikë që kishte vënë në lëvizje KQZ në mënyrë të rrufeshme për heqjen e mandatit të z.Beleri.

Pa u zgjatur shumë me rrethanat dhe ngërcet e vendimmarrjes së z. Celibashi, duam te vëmë ne dijeni opinionin publik se pavarësisht se shfaqja e pardjeshme e Komisionerit u vesh me një dukje korrekte nga pikëpamja proceduriale dhe ne funksion të zbatimit të ligjit, gjoja në rolin e të pavarurit dhe zbatuesit të perpiktë të ligjit, rezulton se ai kreu pervecse një shërbim AUTOKRATIT që mban gjithë pushtetet në dorë, edhe një falsifikim.

Mbledhja e KQZ ka përfunduar dje në orën 11:30. VENDIMI MBAN ORËN 10:30.

Natyrshëm kur e lexuam vendimin na erdhën në mendje disa pyetje:

1 – Mos ndoshta z. Celibashi e ka paramenduar dhe paragjykuar vendimin pa pritur të dëgjojë palët dhe arsyetimet e tyre dhe në këtë rast ka kryer një shkelje të rëndë?

2- Mos vallë vendimin e kishte të shkruar dhe të gatshëm si rasti i vendimit te GJKKO përsëri për z.Beleri të cilin e kishte më parë Autokrati në tavolinë të zbardhur si i interesonte atij përpara se t'i komunikohej vetë të pandehurit ?!

3- Mos vallë mes z.Celibashi, Autokratit dhe Dr.Bajramit kishte marrëveshje sic rezulton e provuar nga shpejtësia e shpalljes së ditës së zgjedhjeve pa u mbushur 24 orë?!

4- Kjo mospërputhje në orë është si rasti i dëshmisë së penalitetit të z.Beleri ,”gabim sistemi“?Z. Celibashi,

Ju prezumohet të jeni garanti i zgjedhjeve të paanshme … Provuat se jeni tërësisht në funksion të autokracisë së instaluar në vend që do të vjedhë me patjetër zgjedhjet në Himarë. U vendosët në shërbim të pushtetit haptazi.

Sapo e nisët këtë proces me një falsifikim që po shkatërron institucionin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend!
Asgjë e mirë nuk pritet pas këtij fakti. Më keq do veproni..

KQZ u bë palë me pushtetin!

VENDIMI I ORËS 10 E 30 PËRVECSE ËSHTË PROVË NË KUPTIMIN PENAL ËSHTË EDHE TURPI YT

OMONOIA HIMARE
Himare, 07/07/2024

mandati i fredi belerit kqz omonia

omonia mandati i fredi belerit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë