plarent ndreca
TIRANË- Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi të mërkurën se ka dërguar për gjykim rastin e tenderit për rikonstruksionin e disa Komisariateve të policisë, ku nën akuzë janë përfshirë, deputeti socialist Plarent Ndreca, ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, në kohën kur drejtohej nga zoti Sandër Lleshaj, dhe 15 ish zyrtarë të kësaj ministrie, të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit, Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit dhe të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Prokuroria bën të ditur se “hetimet kanë zbuluar se ata kanë bashkëpunuar në mënyrë të qëllimshme për të favorizuar një bashkim operatorësh ekonomikë, duke shkelur dispozitat e ligjit për prokurimet publike”. Bëhet fjalë për një kontratë për “Studimin dhe Projektimin e disa objekteve të Policisë së Shtetit”, katër komisariatesh në Mirditë, Vlorë, Pogradec dhe atij numër 4 në kryeqytet. Kontrata kishte një vlerë prej pak më shumë se 54 milionë lekësh (pa TVSH), por sipas Prokurorisë së Posaçme "në fakt përfundoi duke përfshirë vetëm dy objekte policore me një vlerë të reduktuar prej 34,248,000 lekë, kjo për shkak se Ministria e Brendshme nuk e kishte të plotë fondin, por për të favorizuar fituesin e lidhi kontratën vetëm për dy objekte, aq sa ishin fondet në dispozicion”.
Hetimi ka zbuluar shkelje në procedurat e ndjekura. “Nga provat e mbledhura, rezulton se një grup zyrtarësh të udhëhequr nga Plarent Ndreca, në funksionin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, i cili ka qënë Titullari i Autoritetit Kontraktor kanë kryer shkelje ligjore në fazat e tenderit për të shpallur fitues shtetasin Gjon Radovani, pavarësisht mospërmbushjes së kritereve ligjore nga ky i fundit”, vë në dukje Prokuroria sipas së cilës, anëtarë të njësisë së Prokurorimit Publik, të Komisionit të Vlreësimit të Ofertave si dhe të shqyrtimit të ankesave “kanë ndërmarrë veprime të qëllimshme për të devijuar procedurat ligjore”.
Nga ana tjetër “një komision për marrjen në dorëzim të projektit, ka nënshkruar procesverbale të rreme për të justifikuar dorëzimin e projektit, ndërkohë që projekti përfundimtar nuk ishte realizuar”. Prokuroria shpjegon se pagesa për kompaninë fituese nuk e ka marrë vlerën e projektit “ndonëse përfituesi ka lëshuar faturat përkatëse për shkak të kundërshtimit/auditimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit mbi paligjshmëritë e evidentuara gjatë procesit”.
Zoti Ndreca u bë pjesë e parlamentit në janar të këtij viti, duke marrë mandatin e ndërprerë të ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, po ashtu nën disa akuza nga Prokuroria e Posaçme dhe i larguar nga vendi. Atij ju besua roli i nënkryetarit të Komisionit hetimor për koncensionet në Shëndetësi, ku u dallua për përplasje të herëpashershme me drejtuesen demokrate Albana Vokshi.
Zoti Ndreca ka zgjedhur të mos komentojë deri më tani akuzën e ngritur ndaj tij, duke mos ju përgjigjur pyetjeve që i kanë drejtuar gazetarët. Ai nuk u paraqit as vetë në Prokurori, por dërgoi një avokat mbrojtës, të cilit iu komunikua akuza për deputetin socialist./VOA
plarent ndreca
Artikuj te sugjeruar
n.f
POLITIKE
27 Nëntor19:05
Lirohet nga detyra zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero
Vjero
TIRANË- Vasilika Vjero është liruar nga detyra e zëvëndës ministres së Financave. Ky vendim është marr&e...
r.ll
POLITIKE
27 Nëntor16:46
Berisha: Lidhur me Strasburgun, ende nuk e kam të qartë cilën pjesë të dosjes do të shqyrtojnë
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat nga selia ...
ZH.LL
POLITIKE
27 Nëntor15:02
GJKKO hoqi masën e arrestit shtëpiak ndaj Sali Berishës/ Paralajmëron SPAK: Do të ankimojmë vendimin!
Berisha
TIRANË- GJKKO mori sot vendimin për të hequr masën e arrestit shtëpiak ndaj kreut të opozitës, Sali Berisha. Men...
M.B.
POLITIKE
27 Nëntor14:51
SPAK do të ankimojmë vendimin? Berisha: Të bëjnë ç’të duan!
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në një konferencë për mediat pas vendimit për heqjen e...
ZH.LL
POLITIKE
27 Nëntor14:41
"Piramida e mashtrimit mori goditjen fatale"/ Berisha nga selia blu: Sot është një ditë shprese dhe jo vetëm për opozitarët
Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve të tij në selinë blu. I pritur me...
ZH.LL
POLITIKE
27 Nëntor14:29
Berisha: Edi Rama, krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narkopushtetin tënd!
Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në mbyllje të fjalës së tij para selisë blu, iu drejtua kryeministrit Rama pë...
M.B.
POLITIKE
27 Nëntor14:20
Berisha: Unë u arrestova se mbrojta interesin kombëtar, se isha antikorrupsioni i shqiptarëve
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para selisë blu se ai u arrestua sepse mbrojti interesin kombëtar dhe se ishte an...
M.B.
POLITIKE
27 Nëntor14:14
"Kemi shtruar rrugën drejt fitores!" Berisha: Sot kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare që kemi pasur ndonjëherë!
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha para selisë blu se u përpoqën të shkatërrojnë Partinë De...
M.B.
POLITIKE
27 Nëntor13:54
Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në selinë blu, pritet me brohoritje
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka mbërritur në oborrin e selisë blu ku është pritur nga mbështetësit ...