Dy reparte ushtarake marrin 271 milionë euro investime ketë vit, 37% të buxhetit të mbrojtjes
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Dy reparte ushtarake, konkretisht ai 3001 dhe 1001 kanë një plan investimesh prej 25.7 miliardë lekësh ose 271 milionë eurosh nga bux...
Shqipëria po humbet popullsi dhe veçanërisht të rinj, por tkurrja e kësaj grup-moshe nuk po shoqërohet me një lehtës...
Një banor nga fshati Geghysen i Tropojës ka ngritur shqetësimin për gjendjen e rrugës në fshatin e tij që e lidh atë m...
Nëntë familje në Vorarlberg, Austri u përballën me një situatë kaotike pas kthimit nga pushimet, pasi banesat e tyre ishin gr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar rikthimin e tij në Shtetet e Bashkuara si një goditje ndaj asaj që ai e qua...
Banorë të zonës së Durrësit të Ri, e njohur ndryshe si Ish-Këneta, kanë protestuar mbrëmjen e sotme në Durr&eu...
Drejtor sportiv i AC Milan për dy vjet, deri në majin e kaluar, ish-sulmuesi i kombëtares Igli Tare dyshohet për pastrim parash në Shqi...
Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner i kujton kryeministrit Rama se në rrugën për integrimin në B...
Gjykata e Apelit në Bolonjë ka ulur nga 17 në 15 vjet dënimin për të riun, i cili në kohën e ngjarjes ishte 15 vje&ccedi...
George Desmond Kamurasi mund të kalojë së shpejti nga dorezat e portierit te një kurorë mbretërore. Kapiteni 36-vjeçar i ...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka lëshuar akuza të rënda ndaj Edi Ramës, duke e përshkruar situatën aktuale si shembje të plotë të shtetit dhe kapje mafioze të institucioneve. Duke iu referuar skandaleve të fundit që përfshijnë Belinda Ballukun dhe aferën e AKSHI-t, Shkullaku deklaroi se faktet e dala në dritë shpjegojnë mekanizmin e manipulimit elektoral dhe shpërdorimit masiv të fondeve publike.
Në deklaratat e tij, ai e krahasoi qeverisjen me një organizatë mafioze të tipit sicilian, me një ‘capo dei capi’ në krye, që kontrollon buxhetin, taksat dhe pasurinë publike, duke vendosur arbitrarisht fitues dhe humbës në shoqëri. Sipas Shkullakut, afera si inceneratorët, shëndetësia, infrastruktura dhe AKSHI janë pjesë e të njëjtit mekanizëm financiar dhe politik.
Shkullaku u shpreh se, çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të kërkojë rrëzimin e një pushteti që e cilësoi si ‘regjim bandit’, duke shtuar se shoqëria shqiptare po përballet me një krizë të thellë morale dhe politike.
‘Ne e kuptuam se si votojnë shqiptarët pra. Ku shkojnë milionat e shqiptarëve, kush i merr, si i ndan dhe ti kupton pse shkojnë 12 mandate qarku i Fierit, pse në Durrës përmbyset rezultati në mënyrë spektakolare, janë të njëjtit aktorë. Pse në Tiranë ndodh kjo, pse diku tjetër ndodh kjo. Pra të gjitha këto, çfarë bëjnë? Janë një radiografi e një shteti totalisht të kalbur.
Edhe t'i thush shtet mendoj që është fjalë e gabuar. Këtu kemi pasur raste, debate idiote po t'i shikosh sot, në dritën e fakteve të reja që kanë dalë, që po si ka mundësi, ça është kjo opozitë e dhunshme? A mund të përmbysen karriget në parlament?
Po shumë mirë që t'i përjashtojnë se atje ngrihen, aty ka dhe zonja, ofendojnë. Ndërkohë këtu ka ndodhur masakër me lekët e shqiptarëve. Dhe kjo është dhe për opozitën vlen. Unë mendoj që nga sot, me daljen e dosjes së AKSHI-t, opozita, çdo qytetari shqiptar i ka lindur e drejta të ushtrojë çdo lloj dhune mbi institucione sepse nuk janë më institucione.
Pra institucionet çfarë përfaqësojnë? Institucionet përfaqësojnë, nuk janë, nuk janë muret institucione, institucionet përfaqësojnë ata që janë deleguar të jenë aty brenda. A mund të jetë institucion më qeveria shqiptare, merr Gys Agasi edhe bëjnë ndonjë llogu? S'mund të jetë më.
A mund të jetë më parlament, parlamenti shqiptar që nuk voton një imunitet të një deputeti, ndërkohë që aty është bërë nami me vjedhje? Po jo po s'na japin komisionet hetimore, po s'na japin. Ç'komisione hetimore? Këtu është i gjithë shteti që vjedh.
Dhe në krye, institucioni i Kryeministrisë, kemi kryebanditin, ose kapo, siç i thotë. Edhe unë kështu e kam quajtur gjithmonë. Unë prandaj e kam krahasuar Rilindjen, me tipikisht me strukturën e një organizate mafioze të tipike të Siçilisë të viteve 80-90. Pra e gjithë struktura, është kapo, vijnë me radhë, banditët ndajnë qarqet, rajonet, njëri merret me raketë, mbledh këtë, tjetri merret me pastrimin e parave, njëri merret me groposjen e plerave kimike, inceneratorët në rastin tonë.
Pra mafia kështu, kështu funksionon. Goditje te inceneratorët, goditje te shëndetësia, goditje te AKSHI, goditje këtu, goditje këtu, goditje këtu, te infrastruktura dhe gjithë këto para i shpërndan Gys Agasi me shokë për të vjedhur zgjedhjet. Kështu që, si përfundim, Shqipëria nuk mund të quhet më shtet. Pra unë e kam ditur prej kohësh, por tashti ka dalë në dritë të diellit që nuk mund t'i thush më shtet.
Në krye është një, thashë, Capo dei Capi, që ka avion privat, pi verëra të shtrenjta, udhëton ku t'i dojë qejfi, bën çfarë të dojë me pronën publike, zgjohet mirë në mëngjes, vendos të bëjë disa milionerë dhe të varfërojë disa të tjerë, zgjohet keq, bën të kundërtën.
Pra i gjithë buxheti i shtetit, i gjithë taksa e qytetarëve shqiptarë, ne kemi parë që janë në dorën e një njeriu të vetëm, i cili i ka përdorur si mos më keq në këto, këto 12 vjet. Kështu që, mendoj do dalin të tjera, s'do dalin të tjera, kjo po them unë s'ka pak, ka pak rëndësi. Me kaq sa kanë dalë mendoj që, thashë, opozita, çdo qytetar shqiptar ka të drejtë të kërkojë përmbysje me dhunë dhe me forcë të një regjimi që është një regjim bandit.
Nëse do të kishim një qeveri normale dhe disa fenomene sporadike, korruptive, një aferë ku kanë ngrënë 10%, 15% e të tjerë e të tjerë, po, këtu është diçka që duhet bërë brenda institucioneve. Por në rastin kur shikojmë që këtu është vjedhur i gjithë shteti, deri në qindarkën e fundit dhe këto janë përdorur për të goditur kundërshtarët politikë, për të masakruar media kundërshtare, për të zhdukur çdo liri dhe çdo hapësirë të lirisë, mendoj që nuk flitet më për rregullim, korrektim, ku e di unë, këtu flitet për përmbysje se është e pamundur ndryshe. Mendoj që kemi skizofreni si shoqëri’, tha ndër të tjera, gazetari Armand Shkullaku
Protestues në Tiranë hodhën bomba molotov drejt godinës qeveritare ku ndodhet zyra e kryeministrit Edi Rama të hënën, duke k&...
Mijëra qytetarë iu bashkuan thirrjes së Partisë Demokratike dhe opozitës për të marrë pjesë në protestën ...
Kryedemokrati Sali Berisha, në mbyllje të fjalës dhe protestës së mbrëmjes së sotme të opozitës, deklaroi se ky i...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e cilësoi si 'të kënaqshme' pjesëmarrjen e mbështetësve të opozitës ...
Duke folur për gazetarët e shumtë, kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se, pjesëmarrje në protestën kombëtar ishte h...
Protestues të shumtë të opozitës hodhën molotov para godinës së kryeministrisë....
Në përfundim të fjalimeve politike, protestuesit e opozitës kanë tentuar të thyejnë barrierat para kryeministrisë duke...
I ashpër ka qenë qëndrimi i kreut të PD Sali Berisha në protestën e sotme. Berisha iu përgjigj edhe skeptikëve pë...
Sali Berisha mbajti fjalën e tij në protestën kombëtare të opozitës përpara kryeministrisë. Në nisje të fjal...
Qytetarë të shumtë i janë bashkuar protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” Mb&eu...