POLITIKE

"Shpenzojnë për ilaçe 4 herë më shumë se për bukën"/ Berisha: Kjo do të marrë fund! Të gjithë shqiptarët nxjerrin nga xhepi 820 mln euro për kujdesin shëndetësor

m.l Përditësimi i fundit 25 Prill 2025, 19:21

"Shpenzojnë për ilaçe 4 herë më shumë se

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me qytetarët e Tiranës këtë pasdite. Gjatë fjalimit të tij, Berisha tha se shqiptarët po shpenzojnë para katër herë më shumë për ilaçe sesa për bukën që konsumojnë. Berisha shtoi se kjo gjë duhet të marrë fund, duke përmendur dhe faktin që nga xhepat e shqiptarëve dalin çdo vit nga 820 milion euro në vit vetëm për shëndetësinë. 

Kryetari i PD-së bëri një krahasim me popujt e vendeve anëtare të BE-së duke thënë se ne shpenzojmë nga xhepi 3-4 fish më shumë dhe 2-3 fishin e të gjithë popujve në vendet përreth nesh në Ballkan.

"Jo vetëm kaq. Kjo shumë është e pamjaftueshme për ilaçet, ndaj të gjithë rrogëultit dhe rrogë ndën 500 euro nuk do të ketë. Të gjithë rrogëultit, të gjithë pensionistët do të kenë kartën e konsumatorit me të cilën do marrin gjërat bazë, ushqimet me 20% më lirë se të tjerët. Ilaçet. Shqipëria do të adaptojë pikë për pikë listën e ilaçeve të Republikës Italiane dhe do e rimbursojë atë 100% për qytetarët e vet. Në këtë mënyrë ne i japim një përgjigje dinjitoze problemit të mjekimit, të kujdesit për shëndetin. Miq! E thanë këtu oratorët para meje. Dy shërbime themelore për çdo komb, arsimi dhe shëndetësia kanë degraduar në mënyrën më të papranueshme. Janë rrokullisur gjer në pothuajse shpartallim. Në rast se i hedh sistemi të shëndetësisë, është një sistem jashtëzakonisht problematik.

Është një sistem në të cilin të sëmurët rëndë në spitale, i merr sëmundja se nuk kanë ilaçe për mjekim.
Është një sistem në të cilin, një i sëmurë që shfaqet një shqetësim, duhet të presë muaj e muaj të tërë për të bërë skanerin, apo rezonancën. Është një sistem në të cilin mjekimi, është gjysmak, ose ai që nuk duhet.
Ju keni ndjekur dramën e tmerrshme që zhvillohet në spitalin onkologjik. Në asnjë vend të botës nuk ndodh ajo. Tre muaj përpara Edi Rama deklaroi se, atje po ndodhin krime kundër njerëzimit. Me të vërtetë po. Në të vërtetë është krim i mirëfilltë kundër njerëzimit, në qoftë se të sëmurin që e ke marrë për mjekim e mban dhe nuk i jep ilaçet që duhen për të luftuar sëmundjen. Ky është krim. Por Edi Rama nga ajo ditë gjer sot nuk mori as edhe një masë të vetme. Pse? Sepse ai është autori i atij krimi. Sepse atyre ilaçeve që duhet të bliheshin për të sëmurët, drejtori dhe ministri i vjedhin fondet dhe kjo është arsyeja.

Hajnë dardha dhe i ndajnë bashkë me kryeministrin. Miqtë e mi, kjo situatë dramatike e kujdesit shëndetësor për shqiptarët, merr fund. Ne do të dyfishojmë buxhetin për shëndetësinë dhe garantoj çdo shqiptar se në territorin e Shqipërisë nuk do të shitet kurrë ilaç cilësie tjetër, vetëm ato që shiten në dy vende të BE. Dhe se kurrë nuk do mungojnë ilaçet jetike për trajtimin e të sëmurëve tanë. Do dyfishohen rrogat e mjekëve dhe infermierëve. Aparaturat, do pajiset çdo spital dhe i gjithë sistemi. A e dini miq sot, statistika zyrtare e qeverisë konfirmon se në 1 vit ju, ne të gjithë shqiptarët shpenzojmë nga xhepi për kujdesin shëndetësor, 820 mln euro.

Shpenzojmë nga xhepi 3-4 fish që shpenzojnë popujt e vendeve anëtare të BE-së. Shpenzojmë 2-3 fishin e të gjithë popujve në vendet përreth nesh në Ballkan. Pra të shpenzosh 820 mln euro për kujdes shëndetësor, a e dini që do të thotë se shqiptarët të cilët në 1 vit, shpenzojnë për bukën në total 220 mln euro, pra shpenzojnë ilaçe 4 herë më shumë se për bukën. Kush i shpenzon këto? Vetëm ata që kanë. Ata që nuk kanë mbeten në mëshirë të sëmundjeve. Pra kjo është situata e shëndetësisë," tha Berisha. 

sali berisha

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë