Gjykata Kushtetuese, ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike për VKM e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në një reagim, “Kushtetuesja” thotë se janë konstatuar parregullsi në aktin e përfaqësimit të paraqitur nga deputetët e PD-së, pasi është vërejtur se një e pesta e deputetëve nuk mund të njësohen me grupin parlamentar të deputetëve të PD-së.
Gjykata, gjithashtu, caktoi seancën e radhës në datën 2 Maj 2023, ora 10:00, duke vlerësuar kohën e nevojshme që i duhet kërkuesit për të rregulluar aktin e përfaqësimit, si dhe i është përgjigjur deklaratave të Bardhit për zvarritje të procesit.
“Kushtetuesja” thekson se nga ana e PD nuk ka pasur ndonjë kërkesë për përshpejtim kështu që sipas gjykatës është vendosur caktimi i datës së seancës plenare, duke ndjekur kalendarin e çështjeve sipas radhës.
“Gjykata Kushtetuese, në kuadër të transparencës, me qëllim mirëinformimin e publikut, duke pasur parasysh diskutimet në lidhje me vendimmarrjen e saj të datës 26.04.2023 për kërkesën e jo më pak se një të pestës së deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit, për shfuqizimin e VKM-së nr. 589/2022 “ Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, sqaron sa më poshtë vijon:
Në seancën e datës 11.04.2023 nga subjekti i interesuar u paraqitën dy kërkesa paraprake në lidhje me legjitimimin e kërkuesit dhe me rregullshmërinë e aktit të përfaqësimit të paraqitur prej tij, çështje e cila vihet për herë të parë në diskutim prej palëve përpara Gjykatës.
Në lidhje me kërkimet e mësipërme Gjykata:
– Vendosi, njëzëri, legjitimimin e kërkuesit, pasi si në momentin e paraqitjes së kërkesës, ashtu edhe në atë të shqyrtimit të saj në seancë plenare, ai përbën jo më pak se një të pestën e deputetëve, pra numrin e kërkuar nga neni 134, pika 1, shkronja “c”, i Kushtetutës.
– Vendosi me shumicë votash, konstatimin e parregullsisë së aktit të përfaqësimit të paraqitur nga subjekti kërkues, pasi vërejti se kërkuesi (jo më pak se një e pesta e deputetëve) nuk mund të njësohet me grupin parlamentar të deputetëve. Në këtë kuptim, drejtuesi i një grupi parlamentar, edhe kur deputetët që kanë vënë në lëvizje gjykimin kushtetues i përkasin këtij grupi, nuk ka tagra për të përcaktuar përfaqësimin e subjektit kushtetues në Gjykatën Kushtetuese. Këto tagra i përkasin vetëm subjektit kushtetues (të paktën 28 deputetë), vullneti i të cilit manifestohet përmes shprehjes së vullnetit të deputetëve që kanë formësuar këtë subjekt në çdo rast. Vendimi i mësipërm bazohet në nenin 24 të ligjit organik të Gjykatës nr. 8577/2000, të ndryshuar, i cili parashikon se kur objekt kërkese është një ligj ose akt normativ, kërkuesi përfaqësohet në gjykim me avokat ose përfaqësues ligjor të specializuar dhe, në këtë kuptim, është e nevojshme pasja e një akti nga subjekti kushtetues që përfaqëson vullnetin e deputetëve të këtij subjekti në lidhje me përfaqësimin e detyrueshëm që kërkon ligji.
Gjykata, gjithashtu, caktoi seancën e radhës në datën 02.05.2023, ora 10:00, duke vlerësuar kohën e nevojshme që i duhet kërkuesit për të rregulluar aktin e përfaqësimit, si dhe shqetësimin e tij për zvarritjen e gjykimit.
Në lidhje me këtë shqetësim, Gjykata sqaron se:
Nga depozitimi i kërkesës në datën 14.10.2022, deri në shqyrtimin e saj në seancë plenare publike, kanë kaluar 6 muaj. Konkretisht, Kolegji i Gjykatës ka vendosur kalimin e saj për shqyrtim në seancë plenare në datën 30.11.2022 (pra brenda afatit 3-mujor për shqyrtimin paraprak) dhe palëve pjesëmarrëse në gjykim u është dhënë afat deri në datën 27.12.2022 për paraqitjen e parashtrimeve me shkrim.
Duke qenë se nuk ka pasur ndonjë kërkesë për përshpejtim nga palët ndërgjyqëse, Gjykata, në datën 23.02.2023 (pra 2 muaj nga afati i paraqitjes së parashtrimeve), ka vendosur caktimin e datës së seancës plenare, duke ndjekur kalendarin e çështjeve sipas radhës, radhë kjo e njëjtë me atë të çështjeve të tjera me të njëjtën natyrë.
Gjykata Kushtetuese, duke respektuar lirinë e shprehjes dhe të medias, rithekson rëndësinë e respektimit të pakushtëzuar të vendimeve të saj dhe kërkon nga palët vetëpërmbajtje në lidhje me komentet për çështjet në proces, çka do t’i shërbente forcimit të besimit të publikut në autoritetin e saj si organ që bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës”-bën me dije Gjykata Kushtetuese.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
26 Prill14:14
Reagimi - Posteri i Belindit/ Berisha: Më duket pak, dënoj ndërhyrjen e Sorosit dhe mafiozëve që hiqen si myftinj
Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi edhe debatin e stisur nga Erion Veliaj dhe mediat e tij në lidhje me një poster të kandidatit opozita...
POLITIKE
26 Prill13:22
Mediat serbe: Rama dështoi! Nisma për të rrëzuar raportin e Dick Martit do prodhojë vetëm informacione pa peshë politike
SERBI- Mediat serbe raportojnë se kryeministri Edi Rama ka dështuar me kërkesën e depozituar në Këshillin e Evropës pas rap...
POLITIKE
26 Prill11:59
Rama niset drejt Londrës, nënshkruan marrëveshje me Manchester City, do sjellë akademi futbolli në Durrës
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur Manchester City si skuadrën me të cilën do të nënshkruajë një marr&e...
POLITIKE
26 Prill11:57
Rama kërcënon votën kundër: S’është presion, por me opozitarët s’ka bashkëpunim në bashki
Kryeministri Edi Rama ka bërë sot thirrje anti- kushtetuese dhe ka kërcënuar se nuk do të njohë votën e shqiptarëve n&...
POLITIKE
26 Prill11:56
Polemika / Lubonja: Pse të barazlarguarit s’bashkohen dot kundër të keqes
Shkrimi ku shtjelloj pse sot jam kundër të baraslarguarve ka hapur mjaft polemika. Duke e interpretuar termin “bashkim” si shkrirje apo ...
POLITIKE
26 Prill11:54
Gjykata Kushtetuese shtyn sërish vendimin për VKM-në e ndërtimeve pa leje
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë edhe një herë tjetër seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë Demokratike pë...
POLITIKE
26 Prill11:54
Qytetari denoncon Rakip Sulin në Kamëz: I dërgojmë fëmijët në shkollë me çizme ose varka
Një tjetër denoncim vjen për kryetarin e Bashkisë Kamëz Rakip Sulin, për mungesën e investimeve në rrugët dhe lag...
POLITIKE
26 Prill09:00
Zbulohet ekipi! Rama niset drejt Londrës, nënshkruan marrëveshje me Manchester City, do sjellë akademi futbolli në Durrës
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur Manchester City si skuadrën me të cilën do të nënshkruajë një marr&e...
POLITIKE
25 Prill23:00
Bien kërkesat për azil nga shqiptarët në BE në dy muajt e parë të vitit
Pas një rritjeje të fortë gjatë dy viteve të fundit, kërkesat për azil nga shtetasit shqiptarë kanë shfaqur shenj...
POLITIKE
25 Prill12:50
KQZ hedh shortin/ Partia e Lirisë do të ketë numërues vetëm në tavolinat me numër tek, ndërsa PDIU në ato me numër çift
KQZ ka hedhur shortin për të ndarë numëruesin e katërt mes Partisë së Lirisë dhe PDIU për zgjedhjet e 14 Majit. S...