POLITIKE

Skandal me dëmshpërblimet pas përmbytjeve në Fier/ Baçi: Në lista shtëpi që s’u prekën nga uji, të hetohen abuzimet

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Janar 2026, 12:49

Skandal me dëmshpërblimet pas përmbytjeve në Fier/

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka lëshuar akuza të rënda nga foltorja e Kuvendit në lidhje me menaxhimin e situatës së përmbytjeve në zonën e Fierit, duke denoncuar abuzime dhe manipulime me listat e familjeve të dëmtuara.

Në fjalën e tij, Baçi deklaroi se ekipet e bashkisë, të cilat ai i quajti “të korruptuara” dhe të shoqëruara nga ligjvënës, po abuzojnë dukshëm duke futur në listat e kompensimit persona që nuk janë prekur fare nga përmbytjet.

“Vendosin në lista banorë që nuk u ka hyrë asnjë pikë uji në shtëpitë e tyre, por janë të njohur të komisionit, votues tuajt, ose nga ata që duhet të kthehen dhe të votojnë për ju”, theksoi deputeti demokrat.

Fjala e Luan Baçit ne Kuvend

Është bërë traditë e maxhorancës që buxhetin ta ndryshojë sa herë që ndryshon oreksi I kryeministrit. Akti normative synon rishikimin e buxheteve për disa ministri me qëllim shlyerjen e borxheve.

Reshjet si intensitet kanë qenë më të ulëta se herët e mëparshme por menaxhimi i tyre më problematik se kurrë më parë.

Në Fier dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe më pas ngricat janë të jashtëzakonshme.Janë dëmtuar 150 ha perime, mbi 1250 ha drithëra, 1700 ha foraxhere, 300 mijë pemë frutore. Dëmet janë më të mëdha në banesa e sera.

Kjo përmbytje nuk është nga natyra as plastikat e banorëve në kanale që kërkon të fajësojë kryeministri, por hapja e portave pa paralajmërim dhe vërshimi I ujrave në mënrë të frikshme. Kush mban përgjegjësi.

Një rast në Ferras, njësia vendore Levan, nga përmbytja e vitit 2021, i keni llogaritur 20.000 ALL të vjetra dhe e thirrët t'ia jepni para disa ditësh. Fermeri fisnik jua fali. Domethënë jua hodhi në fytyrë. Kështu që nga përmbytja e disa ditëve më parë, përmbytja e janarit, nisur dhe nga ky rast ekstrem dhe qesharak, do të presim, besoj, dëmshpërblimet nga viti 2030

Tashmë keni ekipet tuaja të korruptuara të bashkisë që kanë dalë në terren, të shoqëruar madje dhe me ligjvënës, ku abuzoni dukshëm dhe turpshëm, duke vendosur në listat e të dëmtuarve dhe banorë që nuk ka, nuk u ka hyrë asnjë pikë uji në shtëpitë e tyre, kur janë të njohur të komisionit, votues tuajt, ose nga ata që duhet të kthehen dhe të votojnë për ju.

Dhe duke u shmangur pa arsye dhe qëllimisht, shmangni ata që nuk ju pëlqejnë, nuk janë mbështetësit tuaj dhe jua thonë në fytyrë që nuk ju duan. Dhe për këtë, ju i penalizoni.

Në Ferras, për shembull, njësia vendore Levan, sipas të dhënave të marra nga banorët, të interesuar janë rreth 75 banesa të përmbytura. Por ekipi ‘i ndershëm’ i juaji, i verifikimeve, ka regjistruar, thonë banorët, mbi 110 apo më shumë shtëpi të përmbytura.
 

I bëj thirrje Bashkisë Fier të bëjë menjëherë publik listën me emra të banorëve të dëmtuar dhe të bëhet verifikimi në terren nga një ekip i përbashkët i anëtarëve të Këshillit Bashkiak nga të gjitha forcat politike dhe jo nga administrata e korruptuar e bashkisë.

Prokuroria duhet të fillojë hetimet dhe të verifikojë dëmet e shkaktuara në fakt dhe kush ka të drejtë të përfitojë, pasi ka të dhëna dhe informacione të sakta nga banorët se po abuzohet në shifra të konsiderueshme në të gjitha zonat, siç e përmenda më lart, duke shënuar dhe regjistruar banorë që nuk kanë asnjë pikë uji të përmbytur, por thjesht janë të dëshiruarit e partisë.

Të sigurta deri tani kemi deklaratat dhe premtimet me lugë bosh si përherë të përfaqësuesve të pushtetit, të pandehurës së drejtësisë, zonjës Balluku, e cila edhe pse në hallin e madh që e ka zënë me drejtësinë, nuk nguroi të vinte dhe të bënte show në Fier me mjetet e propagandës lidhur me çarjen e argjinaturës së lumit Seman.

Zonja mbi të cilën rëndojnë abuzime dhe akuza qindra milionë euro në projektet e infrastrukturës dhe në grabitjen e zgjedhjeve në Fier dhe jo vetëm, premtoi se, po e citoj, do të bëhet një shpërndarje e kompensimit që do të jetë ekuivalent i një skeme e cila po ndërtohet nga Ministria e Financave, nga Ministria e Bujqësisë, si për banorët që janë prekur banesat, ashtu dhe për dëmet që kanë ndodhur nëpër serra apo toka bujqësore.

Të njëjtin premtim mashtrim, sikurse dhe për përmbytjet e tjera, bëri sërish kryeministri, kur u tha banorëve të përmbytur se do të kompensohen për çdo dëm. Por Ministria e Bujqësisë dhe e Financave ende nuk kanë një faturë finale rreth dëmeve, kostove, e jo më të kenë një skemë dëmshpërblimi. Fondet që qeveria ka në dispozicion nëpërmjet emergjencave civile, nuk plotësojnë as 5% të dëmeve të deklaruara deri më tani në bazë të sipërfaqes së përmbytur.

Qeveria nuk e shpall gjendjen e fatkeqësisë natyrore sepse asnjëherë pushteti i Ramës nuk mban përgjegjësi për shqiptarët.

Ai kërkon vetëm t'u vjelë taksat dhe pagesat nga njëra anë, dhe nga ana tjetër i përmbyt me mosvënien dorë prej dekadash tek digat, argjinaturat, sistemet e kanalizimit dhe kullimit. Faktet e padiskutueshme dëshmuan se përmbytja, sidomos në Myzeqe, nuk erdhën për shkak të reshjeve, por nga keqmenaxhimi i digave, hidrocentraleve, të Banjës dhe të Moglicës.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?