VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Ish ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, gjatë intervistës në News24, komentoi edhe skandalin e ish zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), të goditur dhe akuzuar nga Prokuroria e Posaçme.
Ai i cilësoi rastet dhe akuzat si të frikshme, ndërsa u pyet edhe nëse SPAK duhet të shkojë deri në zyrën e kryeministrit Edi Rama. Ish ministri demokrat deklaroi se SPAK nuk duhet të veprojë me perceptim, por vetëm me fakte dhe prova, që për kryeministrin theksoi se ka.
Duke u ndalur më pas te rasti i AKSHI-t, ku ish drejtuesja Mirlinda Karçanaj dhe personat e tjerë të pandehur akuzohen se kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, Oketa u shpreh se rasti është i frikshëm ndërsa shtoi se kryeministri nuk do të qëndronte as dy orë në zyrën e tij nëse shoqëria do të ngrihej kundër këtij skandali.
“Unë mendoj që do të ishte gabimi më i madh nëse drejtësia do të funksionojë me perceptime. Zonja Balluku, janë akuza të frikshme për një ministre apo zv kryeministre. Tre apo 4 ministra që janë në paraburgim apo kanë marrë dënim të formës së prerë. Por nuk do të thotë se SPAK duhet të veprojë me perceptim për shkak se perceptimi popullor thotë se duhet shkuar te kryeministri. SPAK duhet të shkojë te kryeministri nëse ka prova e fakte. Unë besoj se ka.
Gjykoj se në të dyja rastet, cilido nga të dy variantet, që kryeministri ka qenë në padijeni atëherë domethënë se është i paaftë të ushtrojë këtë detyrë dhe duhet të dorëhiqet.Dhe rasti tjetër që ka qenë në dijeni, që është përceptimi që ne kemi, se ai ka thënë kam firmosur 17 vendime të Këshillit të Ministrave për inceneratorët apo personazhet që janë fshehur apo janë të arrestuar e në paraburgim kanë hyrë në zyrën e kryeministrit kanë shkuar për të bërë këto gjëra. Rasti i AKSHI-t është i frikshëm.
Fatkeqësisht kthehemi te analiza që bëmë për shoqërinë, po të ishte një tjetër që e vlerëson më tepër privatësinë dhe të dhënat personale, kryeministri nuk do të ishte në detyrë as dy orë dhe jo më të dalë dhe të përgatisë opinionin publik, zgjedhjet e ardhshme lokale e parlamentare.“, theksoi Oketa.
Ai theksoi se korrupsioni në vend arrin shifra galopante, por drejtoi gishtin edhe nga opozita, duke thënë se shqiptarët kërkojnë drejtues me duar të pastra. Për rrjedhojë, theksoi ai, rotacioni politik është i vështirë, duke marrë parasysh edhe faktin që kryeministri Rama po e mban pushtetin me çdo gjë, dhe me lidhjet me botën e krimit. Këtu, ish ministri i PD-së përmendi deputetë, që sipas tij, janë të panjohur, por që në zgjedhje kanë thyer rekorde me vota.
“Kemi një qeveri super të korruptuar, dhe të gjithë bien dakord me këtë, edhe vetë një pjesë e mirë e socialistëve e pranojnë se ka diçka që nuk shkon me qeverisjen dhe administratën, korrupsioni është në shifra galoponte, dhe paradoksi tjetër që kjo nuk përkthehet në lëvizje popullore dhe mundësi që opozitë të përmbysë balancat e pushtetit.
Në 2005, slogani ishte me duar të pastra. Cilido që duhet të ishte në pozita drejtuese të opozitës kushti i parë që duhet të plotësonte për të dalë para shqiptarëve dhe për të kërkuar votën duhet të thoshte unë jam me duar të pastra. Kur ky kusht nuk plotësohet, besoj se shanset për të pasur rotacion politik vëhtirësohen jo për shkak të mosreagimit të shoqërisë, por për shkak të mënyrës se si zoti Rama tenton të mbajë pushtetin.
Ka bërë aleancë me botën e krimit, bota e krimit emëron deputetë, këto i keni denoncuar ju si media, janë shumë procese në spak”, u shpreh ish-ministri demokrat.
Ish-ministri demokrat i Mbrojtjes, Gazmend Oketa u shpreh kritik ndaj politikës shqiptare, duke theksuar se ka bërë hapa pas në zhvillimin...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama të bër...
Në bashkëbisedimin e tij me komentuesit në rrjetin social facebook, Berisha iu përgjigj pyetjes për alarmin e ngritur nga mediat n&eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi këtë të shtunë një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet so...
Kryeministri Edi Rama iu referua sërish sot përplasjes që ai pati një javë më parë në mbledhjen e grupit parlamentar s...
Kreu i PD, Sali Berisha, në fund të bashkëbisedimit me komentuesit në facebook, deklaroi se bashkëshortja e Ramës ndërhyri ...
Kreu i PD, Sali Berisha iu përgjigj kritikave të një komentuesi, lidhur me efektivitetin e protestave kombëtare në Tiranë, duke ...
Kreu i PD, Sali Berisha tha se 9 shtete anëtare të BE kanë bllokuar negociatat me Shqipërinë. Gjatë një bashkëbisedim...
Kryetari i PD, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social facebook, u shpreh se është emergjente p&e...
Deputeti Erion Braçe, prej disa ditësh ka konfirmuar se kërkon të kandidojë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së ...