POLITIKE

Skandali i Gjykatës së Lartë për rastin Salianji/ PD: Reagimi dje po aq flagrant sa edhe shkelja proceduriale! Pse u ndryshua gjyqtari dhe pse u hodhën dy shorte?

n.f Përditësimi i fundit 28 Janar 2025, 14:39
Skandali i Gjykatës së Lartë për rastin Salianji/ PD:
Garo

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo a ka zhvilluar ditën e sotme një deklaratë për mediat ndërsa ka folur në lidhje me ndryshimin e trupës gjykuese të Gjykatës së Lartë që shqyrton dosjen e ish- deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Garo gjatë fjalës së saj u shpreh se reagimi i djeshëm i Gjykatës së Lartë ishte po aq flagrant sa edhe shkelja proceduriale me qëllim politike. 

Ajo shtoi se ai reagim ishte sa për të thënë dhe se nuk thoshte asgjë. Sipas saj në snjë rresht të komunikatës, as nuk cekej thelbi i arsyes, apo mosarsyes, se pse institucioni më i lartë gjyqësor në Republikë hedh një short të dytë kur ka hedhur ndërkohë një short të parë.

Garo theksoi se Gjykata përdorte dje shprehje si ‘standard’, ‘integritet’ apo ‘rregulla’, ndërkohë që me vetë aktin e saj nuk respekton asnjë prej tyre, madje i shpërfill ato. Ajo tha se “integriteti” i Gjykatës së Lartë është t’i tregojë publikut se, si u bë shorti i parë dhe, po ashtu se përse lindi nevoja për një short të dytë nëse kishte një ekzistues elektronik.

Deklarata e plotë e Floriana Garos:

Gjykata e Lartë reagoi dje pas deklaratave të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe të deputetit të burgosur politikisht, Ervin Salianji. Reagimi ishte po aq flagrant sa edhe shkelja proceduriale me qëllim politike: një reagim sa për të thënë i cili nuk thoshte asgjë. Në asnjë rresht të komunikatës, as nuk cekej thelbi i arsyes, apo mosarsyes, se pse institucioni më i lartë gjyqësor në Republikë hedh një short të dytë kur ka hedhur ndërkohë një short të parë?

Gjykata përdorte dje shprehje si ‘standard’, ‘integritet’ apo ‘rregulla’, ndërkohë që me vetë aktin e saj nuk respekton asnjë prej tyre, madje i shpërfill ato. “Integriteti” i Gjykatës së Lartë është t’i tregojë publikut se, si u bë shorti i parë dhe, po ashtu se përse lindi nevoja për një short të dytë nëse kishte një ekzistues elektronik? Përse vallë ?

A mos për të zgjatur proçesin deri sa të përfundojë afati i regjistrimit të kandidatëve për deputetë? Si ka mundësi që momentin e rëndësishëm të shortit, që u bëka nga KLGJ, që garanton paanësi, gjykata e zëvendesoka me një urdhër? Ç’kuptim ka atëherê shorti? Jo vetëm deputeti demokrat I burgosur politkisht, jo vetëm demokratët, por edhe publiku I gjerë kërkon të dijë se si një gjykatë që është mbi të tjerat dhe mbikqyr të tjerat I zhvendos rregullat dhe ligjet sipas dëshirës apo nevojës.

Këtë pret publiku, jo një komunikatë me gjuhë të drunjtë që nuk adreson problemin, por e fsheh aktin. I burgosuri politik Salianji, duke shpresuar në integritetin profesional të secilit gjyqtar, dhe duke mos njohur apo pasur preferencë për asnjë prej tyre, si deputet I opozites dhe si qytetar ka si themel të shqetësimit manipulimin e procesit, vonesat me qellim.

Kushtetutës dhe ligjit i nënshtrohemi të gjithë si të barabartë! Bazuar në këto parime pyetja vlen sërish: Si u hodh shorti i parë, dhe pse Gjykata hedh short të dytë kur, sipas saj, nuk ka nevoje, meqe relatori i kerkeses për pezullim do te jetë dhe relatori i rekursit?

floriana garo ervin salianji pd gjykata e larte

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë