POLITIKE

"Skandali i ri"/ Berisha: Mazniku bashkë me Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele

r.ll Përditësimi i fundit 13 Maj 2024, 21:16
"Skandali i ri"/ Berisha: Mazniku bashkë me Fugën, i
sali berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme ka reaguar për atë që e quan “skandalin e ri”, ku nga investigimi i BIRN del se gruaja e Arbjan Maznikut dhe e Endri Fugës janë pronare të restorantit në qendër të Tiranës.

Berisha tha se këto bashkëpronare furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia dhe institucionet e tjera. Sipas investigimit, firma e lidhur me “The Home” fitoi tender publik me vlerë 800 mijë euro.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Miqtë e mi, Veliaj që vodhi në bashki dhe instaloi modelin 100 përqind. Që mashtroi qytetarët se ka mbjellë pyllin vertikal me 1 milion pemë. Njeriu, që me djegësin e Tiranës ka zhdukur në kontot e tij bankare dhe të Edi Ramës, 135 milionë euro.
Njeriu, që paratë e taksapaguesve i vodhi 100 përqind për të ndërtuar hotele në Durrës, Dhërmi, Himarë. Për të ndërtuar pallate në të katër anët e Tiranës me firmën e tij 5D, tani mendon se me Dumanin e tij do të mund të në mashtrojë, do mund t’ia hedhë edhe kësaj here.

Jo, kurrë. Përkundrazi, gati beteja Veliaj-Dumani, Dumani-Veliaj.
Hajdut, hajdut, mos mendo se mashtrohemi ne pse thirresh ti në SPAK. Se për ne SPAK-u nuk është gjë tjetër veçse skrap, Skrapi i partisë. Jo Erion, do përballesh me qytetarët dhe të të mbrojë kush të dojë, por ti nga gjykimi i qytetarëve nuk do shpëtosh kurrë.

Aty në bashki hap llafe se kam marrë telefonata. O hajdut, askush në botë nuk të mbron ty dot. Prandaj jep dorëheqjen nesër në mëngjes, para orës 11, përndryshe do mjerohesh. Miqtë e mi, çfarë dëshmojnë denoncimet, investigimet e gazetarëve?

Dëshmojnë se Edi Rama në Bashkinë e Tiranës krijoi fidanishten më të madhe në Europë të hajdutëve. Të hajdutëve të paparë. Çdo ditë një aferë. Çdo ditë një firmë e Erion Veliajt për të vjedhur qytetarët. Sot del skandali tjetër se Arbër Bifteku, ish-zëvendësi i Erion Veliajt, bashkë me atë paruken e kryeministrisë, Fugën, i kanë bërë gratë bashkëpronare në restorante dhe hotele. Dhe këto bashkëpronare furnizohen me dreka dhe darka nga bashkia dhe institucionet e tjera.

Berisha deklaroi më tej se restoranti i zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku mori tenderin 700 mijë euro nga kompania Tirana DC’, kompani në pronësi të bashkisë së Tiranës.

"Miq, çdo shqiptar që nuk ka zë sot, çdo shqiptar që nuk është në Shqipëri, çdo shqiptar që nuk ka guximin e duhur, pret nga ne, nga heroizmi, nga trimëria, nga guximi ynë, fitoren tonë, fitoren e Shqipërisë. Në një restorant të zonjës Fuga dhe zonjës Mazniku, shikoni se çfarë burrash kanë të mjerat, që i fusin në afera korruptive. Ja cila është familja për këta hajdutë, nuk kanë nder e as dinjitet. Dhe restoranti i zonjave të tyre fiton tenderin 700 mijë euro nga burri i saj, Arbër Bifteku në kompaninë Tirana DC. Po nuk ka hajdutë më të shpërfytyruar se këta mo?! Këta meritojnë çdo gjë.", tha Berisha.

sali berisha arber mazniku endri fuga

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë