POLITIKE

Spahia: Dosja 'Balluku' dhe 93 mln eurot e Llogarasë, Kuvendi po mbron Ballukun për të mbrojtur Ramën

Piranjat Përditësimi i fundit 31 Janar 2026, 19:53
Spahia: Dosja 'Balluku' dhe 93 mln eurot e Llogarasë, Kuvendi po

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, i ftuar në emisionin ‘Edicioni i Pasdites’ në SYRI TV me moderator Bled Markun, ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe mazhorancës, duke deklaruar se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku vijon të mbetet e paprekur pavarësisht, sipas tij, fakteve të dala nga hetimet e prokurorisë për afera madhore korruptive.

Spahia u ndal veçanërisht te çështja e tunelit të Llogarasë, për të cilën ai pretendoi se bëhet fjalë për një ‘mega-aferë’ me vlerë të paktën 93 milionë euro, ku, sipas tij, Balluku dhe kryeministri Edi Rama janë të përfshirë drejtpërdrejt.

Ai përmendi gjithashtu edhe projektin e Unazës së Tiranës, të ndarë në 14 lote, ku sipas deputetit të PD-së ka abuzime dhe vjedhje të fondeve publike.

Sipas Spahiajt, sjellja e Kuvendit në këtë rast është ‘e papërgjegjshme, antikushtetuese dhe antiligjore’, pasi në vend që të garantonte transparencë dhe pastërti institucionale, ka përdorur, siç u shpreh ai, mekanizma dhe artificë procedurale për të zvarritur pa afat shqyrtimin e kërkesës së prokurorisë.

‘Jemi akoma sot e kësaj dite me një zëvendëskryeministre, numrin dy të qeverisë Rama, të akuzuar drejtpërsëdrejti dhe të faktuar madje nga hetimet e prokurorisë në një mega aferë madhore siç është ajo e tunelit të Llogarasë, ku përflitet për të paktën 93 milionë euro të grabitura nga ministrja Balluku në bashkëpunim me Edi Ramën.

Por jo vetëm, kemi aferën tjetër të unazës së Tiranës. 14 lotet e saj, ku edhe aty ka abuzime dhe vjedhje direkte të Belinda Ballukut dhe Edi Ramës. I përfshij të dy bashkë jo pa qëllim, pasi është tanimë evidente përfshirja e kryeministrit Edi Rama direkt në këto afera korruptive, siç është evidente dhe e faktuar tashmë edhe nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme dhe tek përfshirja e Edi Ramës edhe tek afera e AKSH-it.

Sigurisht që do ta marrin në mbrojtje, pasi duke mbrojtur Ballukun, ai po mbron veten.

Vazhdojmë me aferat e tjera korruptive. Po. Pra, është evidente që në gjithë këtë sjellje të institucioneve shqiptare, përfshirë këtu parlamentin dhe Gjykatën Kushtetuese, ka një koordinator, i cili lëviz fijet në mënyrë të atillë që e akuzuara direkt për grabitje të fondeve publike, pra vjedhje dhe përfshirje në aferë korruptive, Belinda Balluku, të mos preket, të mos i hiqet imuniteti parlamentar.

Kjo sjellje e kuvendit të Shqipërisë ka filluar në fakt që me datën 16 dhjetor, në momentin kur prokuroria e posaçme bëri kërkesën për heqjen e imunitetit të ë, pezullimin nga detyra dhe zëvendëskryeministres Balluku, në mënyrë që të garantohej le të themi paprekshmëria e provave të tjera dhe mos influenca e saj nëpërmjet pozicionit të zëvendëskryeministres si në kërcënimin e dëshmitarëve të mundshëm, ashtu edhe në tjetërsimin e provave konkrete.

Sjellja e kuvendit ka qenë krejtësisht e papërgjegjshme përveçse edhe antikushtetuese dhe antiligjore. Në një kohë kur do të duhej të ishte institucioni që garanton ë, transparencë dhe pastërti nëpërmjet miratimit të kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të një të akuzuare për korrupsion dhe grabitje të fondeve publike, parlamenti, siç e shihni ju, nëpërmjet mekanizmave dhe artificave aspak ligjore, e zgjat pafundësisht këtë proces’, u shpreh deputeti. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?