Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kina, siguria, tarifat! Tre ditët e Trump në një Azi të shqetësuar CNN: Dyshime për plan iranian sulmesh me bombë radiologjike dhe armë kimike, në shënjestër zyrtarë të Trump... Njihuni me “surprizat” e motit për sot Transporti i nxënësve pa kontrata, zbulohen tarifat e fryra dhe kompensime të paligjshme Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë Mbi 100 vjet për t'u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse E martë, ditë tersi/ Horoskopi për 17 nëntor, kujdes me vendimet në punë, financat dhe surprizat në dashuri... Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për... Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro!
POLITIKE

SPAK heton “KAYO” për trafik armësh, Shehaj: Vazhdimi i Ramës në pushtet është vazhdimi i vjedhjes

P
Piranjat 2 October 2026, 18:29 · 2 min lexim
SPAK heton “KAYO” për trafik armësh, Shehaj: Vazhdimi i

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar pas lajmit se SPAK ka kryer disa kontrolle dhe sekuestrime dokumentesh në Ministrinë e Mbrojtjes në kuadër të hetimeve për trafik armësh për kompaninë shtetërore ‘KAYO’.

Në një reagim në rrjetet sociale, Shehaj thekson se ky skandal i radhës është një tjetër dëshmi për mënyrën se si vazhdon të qeverisë vendin kryeministri Edi Rama.

“Rama ka treguar se është i paaftë të qeverisë pa vjedhur. Skandalet nuk janë përjashtimi por mënyra si ai qeveris”, thekson Shehaj.

Shehaj në video-mesazhin e tij rendit edhe të tjera hetime të SPAK për çështje si inceneratorët, tunelin e Llogarasë, Aeroportin e Vlorës, Portin e Durrësit, Unaza e Madhe, AKSHI apo edhe hetimet për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Sipas Shehajt, Rama duhet të largohet pasi skema e tij e qeverisjes duke vjedhur qytetarët është zbuluar mjaftueshëm.

“Ka treguar një paaftësi totalisht të theksuar për të punuar pa shkelur ligjin, për të punuar pa futur duart në xhepat e qytetarëve. Besoj se është arsye e mjaftueshme për t’u larguar. E kemi kuptuar që këtë di të bëjë, di vetëm të vjedhë. Vazhdimi i tij në pushtet është vazhdimi i vjedhjes”, shprehet Shehaj.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.