POLITIKE

‘Deputetët e PS, si ‘viktimat’ e kompozitorit pervers’, Blushi: Rama i shantazhon me video për të votuar hartën e shpopullimit

Piranjat Përditësimi i fundit 2 Tetor 2026, 15:01

‘Deputetët e PS, si ‘viktimat’ e kompozitorit

Nga Komisioni i Ligjeve, deputeti i PL, Tedi Blushi i cilësoi deputetët e PS si ‘viktimat’ e kompozitorit pervers, term në të cilin iu referua kreut të qeverisë Edi Rama, teksa diskutohej reforma territoriale.

Në fjalën e mbajtur, Blushi tha se Rama po i shantazhon socialistët përmes videove, në mënyrë që deputetët të votojnë hartën e shpopullimit.

Blushi u bëri thirrje kolegëve socialistë të heqin dorë nga kjo reformë

Deklarata e plotë

‘Nuk ka për t’ju ndihmuar Edi Rama, shikoni ku i ka shokët e vet.I ka shitur të gjithë. Para lëkurës së vet nuk mendon për asnjë tjetër. Mos mendoni se duke hedhur firmën në këtë projekt antikombëtar, shpopullues do të mund të garantoni edhe një mandat’, u shpreh Blushi gjatë fjalës së tij.

Së pari, doja t’i ftoja me shumë mirësjellje kolegët e mi të opozitës që t’i shmangen kurthit të debatit për procedurë.

Nuk mund të flitet për procedurë, për Kushtetutë, për ligj me një shumicë e cila as Kushtetutën dhe as ligjin nuk i njeh si dokumenta themeltarë të shtetit.

Po flasim me një bandë që për fat të keq janë, shumica prej tyre, viktima si te ato videot e atij kompozitorit pervers dhe kompozitori i këtyre është Edi Rama, ai që i ka filmuar dhe i shantazhon këta me video dhe provat e korrupsionit.

Sepse në qoftë se një deputet sot do të ketë një arsye minimaliste, një logjikë të thjeshtë, sepse papagallin nga njeriu pikërisht kjo e dallon, papagalli përsërit ato që dëgjon, ndërsa njeriu vendos në punë arsyen.

Në qoftë se ky Komision do të kishte arsye dhe këta deputetë do të kishin arsye, do të zbrisnin poshtë tani dhe do takonin banorët e Memaliajt, banorët e Fushë Arrëzit, do të kishte konsultë në Maliq, në Memaliaj, në Fushë – Arrëz dhe në të gjitha bashkitë që këta i fshijnë me një të rënë të lapsit, jo se duan, por se kështu kanë dëgjuar nga kompozitori që i shantazhon me video.

Na kanë sjellë këtu 46 arka, si ato arkivolet te filmi “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”.

Për cfarë na i sillni ato këtu?

Dilni keni guximin, takoni banorët e Memaliajt aty poshtë dhe pyetini, a ka ardhur dikush nga ne të konsultohet me ju?

Shkoni flisni me banorët e Prrenjasit, a ka ardhur Arbjan Mazniku të prezantojë projektin?

Flasim për Reformë Territoriale, po vet kompozitori juaj a deklaroi se pas 2029 - tës do shkrihet edhe Erseka dhe Devolli?

Sepse ky është projekti i tij.

Të cilin ju, për fat të keq, e keni zbehur totalisht, e keni shpërfytyruar rolin e deputetit.

Njeriu ka një farë dinjiteti.

Vini këtu recitoni si papagaj të gjithë.

Poshtë janë banorët e Memaliajt, e ndërpresim mbledhjen dhe të hyjnë të gjithë këtu në sallë, keni guxim?

Të hyjnë të gjithë banorët e Fushë – Arrëzit që janë poshtë.

A keni guxim të shkojmë nesër në Maliq?

Dua të jem i drejtpërdrejtë, sikundër doja të ftoja të gjithë deputetët të ishin të drejtpërdrejtë.

Nuk ka vlerë ky diskutim parimor dhe aq më tepër kur sheh atë tabelën mbas jush kryetar, 2.4 milionë qytetarë përfaqësohen.

Cilët 2.4 milionë shqiptarë?

1.1 milionë shqiptarë i keni dëbuar për 13 vite.

I keni dëbuar nga familjet e tyre.

Ku janë këta 2.4 milion qytetarë, në mendjen e kujt janë?

Ku i keni këto 2.4 milion qytetarë.

Korca ka kaluar Kukësin, vendi i parë me 80% të shpopulluar.

Ju doni të na flisni për reforma, Reformë Qeverisja e Fortë Vendore.

I keni falimentuar të gjitha bashkitë, i keni mbushur me patronazhistë gjithë bashkitë.

Pse nuk keni guximin të dëgjoni ata banorë?

Na flisni këtu, keni 1 orë, konsultim public.

Me Edi Ramën te vila në Pogradec?

Se sot është edhe e premtja e konsultimeve publike.

Dilni takoini banorët, ja ku e keni një mundësi dhe mos hyni me makina me xhama të zinj që mos ju identifikojnë ata kush hyn.

Si mund të sillesh në mënyrë kaq kriminale me jetën e cdo banori që sot me një të rënë të lapsit ju shkrihen bashkitë.

Kush ja u ka dhënë këtë autoritet të shkrini 15 bashki?

Kush jeni ju që vendosni për fatet e mijra familjeve në të gjithë Shqipërinë?

Si nuk e vini trurin në punë?

Firmosni ju një vendim që të detyrosh një familje në fshatin më të thellë të Memaliajt të përshkruajë dhjetra kilometra për të vajtur në Tepelenë.

Keni ju në dorë fatet e njerëzve?

Keni ju në dorë fatin e një banori të Dusharit në Maliq që e detyroni të bëjë 5 orë rrugë për të marrë një leje për kotec në bashkinë e Korcës?

Ndaj kryetar, të kërkoj me forcë të ndërpresësh një proces që do ju njollosi përgjithmonë të gjithëve.

Nuk ka për t’ju ndihmuar Edi Rama, shikoni ku i ka shokët e vet.

Para lëkurës së vet nuk mendon për asnjë tjetër.

Mos mendoni se duke hedhur firmën në këtë projekt antikombëtar, shpopullues do të mund të garantoni edhe një mandate.

Pse mandate juaj qenka më i vlefshëm se jeta e një shqiptari?

Ju lutem ndërprisni mbledhjen, jepini fund kësaj parodie, kësaj mbledhje kriminale.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime