Të shtëna me armë në Kurbin, një i plagosur
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Të shtëna me armë janë regjistruar pak më parë në Kurbin. Si pasojë e kësaj dyshohet se ka mbetur i plagosur nj&eu...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e së premtes në autostradën Tiranë-Durrës, pranë zonës së...
Janë publikuar pamjet nga momenti i lirimit të Rozalinda Plakut, 24-vjeçares që u mbajt peng për rreth katër orë nga i...
Kosta dhe Belere Plaka, ky është çifti i bashkëshortëve që u vra nga ish-dhëndri i tyre Nertil Buzi, në Roskovec. Ata ...
Të 13 qytetet e monitoruara në Shqipëri e tejkaluan kufirin referues të zhurmës gjatë ditës në vitin 2025, ndërsa n...
Policia shqiptare përdori gaz lotsjellës dhe topa uji kundër protestuesve jashtë parlamentit të enjten në mëngjes, ndërs...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit do të mblidhet sot pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”, ndërsa pritet që të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të zv.kryeministres.
Por ndërsa palët do të ballafaqohen në seancën e sotme, ku SPAK do të paraqesë prova të reja të siguruara nga kontrollet e kryera së fundmi, Gjykata Kushtetuese nuk mori dje asnjë vendim. Sot pritej vendimi lidhur me ankimin e Kryeministrit Rama për shpalljen si antikushtetues të vendimit të GJKKO që pezulloi nga detyra numrin dy të qeverisë, pasi pretendon se është ndërhyrje në punët e ekzekutivit.
Gjykata Kushtetuese do të marrë më shumë kohë për çështjen “Balluku” pas ankimit të Kryeministrit Rama lidhur me konfliktin e kompetencave mes tij dhe Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion.
Çështja u shqyrtua dje në seancë plenare dhe nisur nga praktikat e mëparshme të Kushtetueses, pritej që dje anëtarët kushtetues të dilnin me vendim përfundimtar.
Anëtarët e Kushtetueses u mblodhën vetëm pak minuta për të diskutuar lidhur me këtë çështje, por nuk dolën me një vendim. Disa nga anëtarët kanë pretenduar se iu duhet më shumë kohë për të dalë me një vendim, për shkak të kompleksitetit të çështjes. Data dhe ora e mbledhjes së radhës nuk është bërë ende me dije, por me shumë mundësi vendimi do të merret javën e ardhshme, përderisa të enjten disa nga gjyqtarët kushtetues udhëtojnë jashtë vendit për vizitë zyrtare.
Mësohet se në dhomë këshillimi është kërkuar nga disa prej anëtarëve të Kushtetueses më shumë kohë për t’u shprehur qëndrimin e tyre për rastin në fjalë. Por kjo shtyrje duket se ka zënë në befasi mazhorancën, e cila ka thirrur ditën e sotme në orën 12:00 mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të ministres Belinda Balluku. Kjo, pasi ata kanë deklaruar se presin të shprehet Gjykata Kushtetuese nëse masa e pezullimit për Ballukun është kushtetuese, përpara se të shprehen për ashpërsimin e masës së kërkuar nga SPAK-u. Socialistët nuk pranuan të shqyrtojnë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit e Ballukut në Këshillin e Mandateve, deri sa Gjykata Kushtetuese të dilte me një vendim. Por mësohet se “Kushtetuesja” ka kërkuar më shumë kohë në vlerësimin e kësaj çështje.
Mbetet për t’u parë nëse Këshilli i Mandateve i drejtuar nga Niko Peleshi do të marrë në shqyrtim kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, apo njëjtë si Kushtetuesja do të kërkojnë më shumë kohë.
GJKKO, me kërkesë të SPAK pezulloi nga detyra zv.kryeministren Balluku e pandehur për abuzime me tenderin e Llogarasë, por Kryeministri Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij. Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie. Pas kërkesës së Kryeministrit Rama, gjykata riktheu përkohësisht në detyrë Ballukun deri sa çështja e saj të shqyrtohej në themel nga Kushtetuesja.
E pandehur për shkeljet në tenderin 190 mln euro të tunelit të Llogarasë dhe nën hetim për 7 procedura të tjera prokurorimi lidhur me ndërtimin e lotëve të Unazës së Madhe, SPAK ka dyshime se Balluku duke qenë në detyrë, rrezikon të prishë provat hetimore dhe të intimidojë dëshmitarët.
Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ngritur tonet gjatë fjalës së tij në Kuvend ndaj deputetëve të PS, duke u shprehur sistemi ...
Politologu Ilir Kalemaj deklaroi në emisionin e Adi Krastës në Syri TV se Shqipëria ka shumë pak hapësirë manovrimi në...
Gazetari Lutfi Dervishi ka rikthyer në vëmendje atë që u quajt dikur “standardi Rusmaili”, duke e krahasuar me realitetin poli...
Një ditë para mbledhjes së Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit, gazetarja Klodiana Lala deklaron se nga burimet e saj, nuk pritet q&e...
Drejtuesi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar ashpër ndryshimet e propozuara në Kodin Penal, duke dekl...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka kërkuar të shfuqizohen nenet 119 dhe 120, pasi shpifja dhe fyerja nuk mund të jen&eum...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka deklaruar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që penalizon m...
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV, deklaroi se situata po...
Abdul Eyad, komentatori politik palestinez me rreth 250 mijë ndjekës në rrjetet sociale, ka 'shpërthyer' ndaj fjalimit të kryeministrit...
Nga Belind Këlliçi Sa herë dëgjoni zvarritje për Ballukun, kujtoni hallin që ka Rama!Shtyrja e vendimit nga Gjykata Kushtetuese...