POLITIKE

"Task-Forca për shtrenjtimin e naftës nuk mjafton", Braçe: Kartel që vendos çmimet njësoj!

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Mars 2026, 18:35
"Task-Forca për shtrenjtimin e naftës nuk mjafton",

Shtrenjtimi i çmimit të karburantit menjëherë pasi nisi lufta në Lindjen e Mesme sipas deputetit të Partisë Socialiste Erion Braçe, nuk tregon ndikimin real të konfliktit, por janë dozat e abuzimit që reflektohen menjëherë.

“Kemi problem shumë të madh me tregun e karburanteve dhe gjëja është shumë e thjeshtë, ka të bëjë me modelin e tregut. Unë i kam dëgjuar të gjithë në harkun e këtyre ditëve, edhe autoritetin e konkurrencës, edhe ministren respektive, edhe ministrin e financës, edhe kryeministrin, por nuk e kuptoj pse të gjithë i largohen dhe nuk e vënë dorën atje ku është problemi. Problemi që kemi ne në tregun e karburanteve dhe është modeli i tregut që kemi historia që është një broker atje matan që s'është i regjistruar në territorin e Republikës së Shqipërisë si entitet fiskal, por që shet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”, thotë Braçe.

Braçe thekson se kompanitë shqiptare nuk furnizohen direkt në bursë, por varen nga një kompani që e sjell karburantin në depozitat në Porto Romano, ndërsa çmimi i vihet kur produkti shitet në treg për konsumatorët.

Pra, nëse nafta është blerë me 70 dollarë fuçia në tregun e huaj, në momentin që del në treg, i vihet çmimi i bursës së ditës që mund të jetë për shembull 90 dollarë.

“Unë nuk blej jashtë, por blej tek brokeri, i cili paraqitet në Porto Romano e derdh naftën në depozitat e një subjekti tregtar, cilido që është nga këto brendet e mëdha që ju shihni të karburanteve dhe blerja ime e naftës që unë kam në depozitë dhe shitja ime pastaj tek subjektet me pakicë apo brenda pikave të mia ndodh në një ditë tjetër, në një ditë të caktuar. Ky model tregu bën që të reflektohet shumë shpejt çdo ndryshim çmimi në bursë ndërkombëtare dhe të reflektohet shumë ngadaltë çdo ndryshim çmimi në rënie në bursën ndërkombëtare. E kemi jetuar këtu, e kemi hasur këtu këtë si situatë”, thotë Braçe.

Tregu thotë deputeti nuk ka transparencë përsa kohë të gjithë e ngrenë çmimin njëkohësisht në të njëjtën vlerë. Sipas Braçes, tregu i hidrokarbureve funksionon si kartel që cakton të njëjtat çmime brenda së njëjtës ditë dhe së njëjtës orë.

“Pra thënë këtë ajo që duhet atakuar është modeli i tregut që nuk ofron transparencë, nuk ofrohen konkurrencë, sepse të gjitha ndryshojnë çmimin brenda një dite dhe kanë të njëjtin çmim në tabelë, të njëjtin përveç pikave të bardha. Po të gjitha pikat e brenduara kanë thuajse të njëjtin çmim në tabelë. Nuk ndryshon me asnjë shpërndarje dhe që do të thotë ky model tregu ka zhdukur konkurrencën brenda tregut të hidrokarbureve në territorin e Republikës së Shqipërisë. Thënë këtë duhet goditur modeli i tregut. Duhet shembur modeli i tregut që ne kemi”, thotë Braçe.

Si mund të shembet ky treg?

“Me rregulla gjithmonë. Në qoftë se ti e lë të lirë, heq dorë siç thuhet, siç është qartë, siç është evidente që të gjitha institucionet kanë hequr dorë nga kjo histori, por natyrisht ai do bëjë çfarë të dojë. Po një entit ose një operator, një broker që i thonë këta, pavarësisht sa i madh është, që operon brenda territorit të Republikës së Shqipërisë pa u regjistruar në asnjë organ fiskal dhe pa paguar detyrime fiskale këtu, nuk mundet që të përqendrojë gjithë tregun e hidrokarbureve në këtë vend”, përgjigjet ai.

Sa i takon masave të marra nga qeveria aktualisht me ngritjen e një Task-Force për monitorimin e çmimeve, Braçe e vlerëson të pamjaftueshme.

“Nuk mjafton Task Forca. Në qoftë se nuk goditet modeli i tregut që funksionon totalisht i përqendruar edhe që ka atë produkt që ju shihnim për tabelat, normalisht është e kotë edhe Task-Forca edhe ai instrumenti të cilësojë shumë, por që duhet të shoqërohet me patjetër me transparencë të këtij tregu. Askush nuk e di sot, nafta që hyn në depozita kur është blerë, ku është blerë, si është blerë, me çfarë çmimi është blerë nga brokeri dhe pastaj si operohet në çdo segment të tregut me normë shpenzimi, domethënë me sasi shpenzimesh që ndikojnë drejtpërdrejt në çmim taksash edhe në fund fare edhe me fitimin e kompanive. Askush s'ka transparencë. Në kushtet që jemi aktualisht meshë task forca për mua është e pamjaftueshme dhe s'ka vlerë”, thotë ai.

Aktualisht çmimi i naftës në Tiranë luhatet nga 193-196 lekë litri, ndërsa kulmi u arrit javën e kaluar ku çmimi arriti deri në 201 lekë për litër. Deri më 3 mars çmimi i naftës varionte sipas kompanive nga 173-175 lekë litri, benzina kushton deri 176 lekë litri dhe gaza është 58 lekë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë