POLITIKE

"Të gjithë liderët e opozitës përballen me ndjekje politike!" Vokshi para PPE: Berisha në arrest shtëpie pa akuzë zyrtare

M.B. Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2024, 16:01

"Të gjithë liderët e opozitës përballen me ndjekje

MALTË- Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka mbajtur fjalim para PPE-së, pas votimit nga Asambleja për Rezolutën e dytë të miratuar brenda një jave.

Vokshi ka parashruar shqetësimet dhe goditjet ndaj opozitës në vend, sipas saj. Po ashtu deputetja është ndalur në veçanti te parashtrimi i fakteve, sipas saj, për mbajtjen nën izlolim politik të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Ajo tha se një vit e gjysmë nga zgjedhjet e ardhshme, të gjithë liderët e opozitës përballen me ndjekje politike, arrest, burgosje, si dhe me kërcënime të drejtpërdrejta për jetën. 

FJALA E PLOTË:

I nderuar Sekretar i Përgjithshëm Bacolas

Të nderuar anëtarë të presidencës së PPE

Të dashur miq, kolegë të politikës

Faleminderit që na dhatë mundësinë të dyve për të paraqitur rezolutën, e cila është shumë e rëndësishme, në një moment shumë të rëndësishëm për Shqipërinë dhe Partinë Demokratike. Do të paraqes disa fakte të thjeshta, pa koment.

1. 5 muaj para zgjedhjeve të ardhshme, të gjithë liderët e opozitës, en-block, përballen me ndjekje politike, arrest, burgosje, si dhe me kërcënime të drejtpërdrejta për jetën e tyre. Shqipëria është ndër vendet e pakta në botë me të burgosur politikë.

Sali Berisha: Kryetar i PD-së dhe lideri i opozitës, është në arrest politik në shtëpie. Pa akuzë zyrtare për më shumë se 9 muaj. Asnjë fakt, asnjë provë, as edhe një herë në pyetje nga prokuroria.

Ilir Meta:Kryetar i Partisë së Lirisë, ish-President, ish kryeministër, ish kryeparlamentar, u ndalua dhunshëm, u nxorr zvarrë nga makina e tij dhe tashmë ndodhet në paraburgim ndërsa është nën hetim.

Fatmir Mediu: Kryetari i Partisë Republikane, përballet me akuzën për një çështje të mbyllur vite më parë, në shkelje të parashkrimit.

Siç e shihni, të gjithë drejtuesit e partive opozitare, që përfaqësojnë gjysmën e votuesve në Shqipëri, ose janë në arrest, ose në burg, ose përballen me akuza. Këto akuza bazohen në ngjarje të mbi 15 viteve më parë. Berisha madje akuzohet për një ligj të miratuar në kohën e qeverisjes së tij, që riktheu pronat e sekuestruara nga komunistët. Qindra mijëra familje përfituan nga ky ligj, dhe Berisha në mënyrë ironike kritikohet sepse dhëndri i tij përfitoi ligjërisht një tokë të vogël prej 400 metrash katrorë, që i përkiste familjes së tij.

Ervin Salianji: nënkryetari i grupit parlamentar të PD-së, është dënuar me 1 vit e gjysmë burg për denoncimin publik te vëllait të ish Ministrit të Brendshëm si trafikant droge që jetonte i lirë në Shqipëri. Denoncimi i Salianjit e detyroi vëllain të dorëzohej në Itali për të vuajtur dënimin, por Salianji u ndëshkua vetëm pse tha të vërtetën.

Fredi Bejleri: kryetar i zgjedhur i Himarës. Cështjen e tij e njihni shumë mirë pasi EPP ka miratuar dy rezoluta për cështjen e tij. Bejleri u dënua me dy vjet në një proces të sajuar. Bejleri tashmë është Eurodepute. E kjo vë në dukje absurditetin: nëse fiton në Europë, je i lirë; nëse fiton në Shqipëri, nën pushtetin e kryeministrit Rama shkon në burg e të hiqet mandati.

Këto raste, nuk janë të izoluara - ato janë dëshmi e një qeverie që shtyp sistematikisht opozitën, hesht kritikët dhe abuzon me pushtetin. Liria politike, pavarësia e medias dhe drejtësia janë në rrezik në Shqipëri. Vota juaj për këtë rezolutë ka një rëndësi të madhe. Shqiptarët i besojnë BE-së më shumë se çdo institucion tjetër—3 në 4 shqiptarë, besojnë në vlerat evropiane, krahasuar me më pak se 1 në 4 shqiptarë që i besojnë qeverisë së tyre.

Kjo rezolutë përfaqëson një qëndrim kundër rrëshqitjes së Shqipërisë drejt autokracisë, ku një njeri i vetëm, kryeministri Rama, kontrollon pothuajse të gjitha pushtetet. Votimi për këtë rezolutë do të jepte një sinjal të fuqishëm: PPE qëndron në krah të shqiptarëve, në kreh të demokracisë dhe kundër represionit autokratik.

Shqiptarët duhet të shohin shpresën, të dinë se Evropa qëndron e vendosur mbi drejtësinë, dinjitetin dhe lirinë. Ju bëj thirrje të gjithëve që të mbani këtë qëndrim. Kjo nuk është votë për një parti politike! Kjo nuk është votë për Partinë Demokratike! Kjo është një votë për kthimin e demokracisë në Shqipëri përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme! Kjo është votë për qytetarët shqiptarë.

albana vokshi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë