I mbyllur në makinën e tij vijon të rezistojë, autori i krimit në Roskovec nuk bindet nga RENEA, pozicionohen në terren snajperistët
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të ndërpresë përkohësisht funksionimin të hënën, më 27 korrik, nga ora 0...
Edhe pse landfilli i Fushë-Krujës është përfshirë nga flakët, denoncimet e banorëve tregojnë se në zonë...
Gjykata ka vendosur të mos pranojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj që Shoqata e Mediave për të ...
Nismën ligjore të kryeministrit Edi Rama për të ndryshuar Kodin e Procedurës Penale që mbrojnë atë vetë, ministrat dhe disa zyrtarë të tjerë të lartë nga pezullimi nga detyra cilësohet si ‘ligj nominativ’ nga juristi Marash Logu.
Logu thotë se qëllimi I nismës ligjore u garanton pandëshkueshmërinë për 29 zyrtarë.
“Qëllimi i nismës është që këtyre zyrtarëve t’u garantohet me ligj pandëshkueshmëria, duke penguar SPAK-un të marrë masa sigurimi si pezullimi nga detyra, pavarësisht akuzave me të cilat mund të përballen, si shpërdorimi i detyrës, shkelja e barazisë në tendera apo shkaktimi i dëmeve të mëdha financiare në buxhetin e shtetit. Nisma që ka ndërmarrë Edi Rama… ka për qëllim që për 29 zyrtarë të lartë, t'ju garantojë paprekshmërinë dhe pandëshkueshmërinë ta sanksionojë me ligj. Gati, gati ky është ligj nominative.
Pra për këta 29 individë, SPAK-u duhet të kursehet në hetimet e veta dhe në masat që mund të ndërmarrë ndaj këtyre individëve. Pavarësisht se ata nga hetimet e SPAK-ut mund të rezultojnë që abuzojnë me detyrën, kanë shpërdoruar detyrën, shkelin barazinë në tendera, i shkaktojnë dëme qindra miliona euro buxhetit të shtetit SPAK-u nuk mund të vendosë pezullimin nga detyra të këtyre 29 zyrtarëve, ku përfshihet Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit, kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryeministri, zv/kryeministri dhe anëtarët e qeverisë.”
Logu argumenton se përfshirja në këtë nismë ligjore dhe e presidentit, Avokatit të Popullit, kreut të KLSH-së dhe gjyqtarëve të Kushtetueses është vetëm garniturë, pasi qëllimi i vërtetë është mbrojtja e tij, Belinda Ballukut dhe ministrat.
“Përfshirja në këtë nismë ligjore e Presidentit të Republikës, Avokatit të Popullit, kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është thjesht për garniturë, se qëllimi kuptohet që është për të mbrojtur veten, zv/kryeministrin apo kryeministrin e tij dhe anëtarët e tjerë të qeverisë. Këta të tjerët u përfshinë për një lloj garniture, sepse qoftë në Kushtetutë dhe qoftë në ligjet organike, këta zyrtarët e tjerë që janë përfshirë e kanë të sanksionuar mënyrën se si ata mund të pezullohen nga detyra.
Për shembull marrim gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në Kushtetutë parashikohet që mund të pezullohet nga detyra në qoftë se ai merret i pandehur për një vepër penale, dënohet për një vepër penale dhe këtë vendim e merr vetë Gjykata Kushtetuese. Pra, parashikimi i propozuar sot vjen në kundërshtim me dispozitën kushtetuese që e parashikon mundësinë e pezullimit nga detyra edhe për një anëtar të Gjykatës Kushtetuese”
Logu më tej e quan një rast të pastër të konfliktit të interesit dhe e argumenton pse:
“Propozimi i sotëm në fakt është një nga rastet e pastra të konfliktit të interesit. Sepse Edi Rama ka propozuar një nismë ku është drejtpërdrejtë i prekur apo si me thënë, i përfshirë në këtë nismë. Sepse ka garantuar një imunitet të zgjeruar për veten e tij dhe ligji për konfliktin e interesit parashikon që zyrtarët nuk mund të parashikojnë, nuk mund të propozojnë as të miratojnë nisma ligjore, akte nënligjore që janë individuale, siç është ky rasti konkret. Sepse prek një numër të kufizuar zyrtarësh dhe prek vetë apo favorizon vetë në mënyrë të drejtpërdrejtë zyrtarin.
Ligji për konfliktin e interesit thotë që nisma të tilla janë absolutisht të pavlefshme sepse janë kushtet e konfliktit të interesit. Sepse kryeministri dëshiron të sanksionojë nëpërmjet kësaj nisme ligjore që SPAK-u nga njëra anë dhe GJKKO-ja nga ana tjetër, nuk mund të sanksionojnë pezullimin e tij nga detyra, pavarësisht se cilat mund çfarë mund të rezultojë nga hetimet e SPAK-ut. Pra edhe sikur të zbulohet që ka abuzuar me detyrën, ka shpërdoruar detyrën, është përfshirë në veprimtari të paligjshme, është i korruptuar, ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit miliarda euro. Është një rast i paprecedentë. Unë nuk di një rast të ngjashëm as në historitë e vendeve të Bashkimit Evropian. Nuk di një rast të ngjashëm as në Shqipëri, pavarësisht problemeve të mëdha që ka pasur Shqipëria në këto 35 vite.
Nuk di një rast të ngjashëm që kryeministri në detyrë ka propozuar një nismë ligjore qoftë ligj në parlament, apo akt nënligjor të miratuar nga qeveria, që synon t'i ofrojë atij vetë, personalisht mbrojtje personale dhe anëtarëve të kabinetit nga hetimet që mund të kryejnë organet ligjzbatuese.”
Nga sheshi përpara Kryeministria e Shqipërisë, kreu i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të fort...
Kryedemokrati Sali Berisha u shpreh gjatë fjalës së tij para qytetarëve të mbledhur para kryeministrisë se, ata, protestuesit me k...
Gjatë “Foltores” së zhvilluar këtë të hënë në Tiranë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ...
Ka nisur këtë të hënë “Foltorja” e radhës e Partisë Demokratike, e organizuar në sheshin përpara godin&...
Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Mecon në SYRI TV, komentoi vendimin e sotëm të Edi Ramës, që t...
Gazetari Basir Çollaku zbulon arsyen pse Rama ka nisur sulmin frontal ndaj SPAK dhe gjyqësorit në tërësi. I ftuar në studion e &...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Durrës ku zhvilloi taki...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në rrjete sociale pas vizitës blic të kryeministrit Edi Rama në Kosovë, du...
Kryeministri Edi Rama është vënë në ‘shënjestër’ të medieve ndërkombëtare. Këtë radh&eum...
Nënkryetari i Kuvendit dhe njëherësh nënkryetar i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pas deklaratës së kryemin...