POLITIKE

“Territorialja”/ Meta thumbon Bashën: “Matematikan” që mori ofertë nga Rama, kryeveprat e tij nuk i imagjinon dot as “Diella”

Piranjat Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2026, 15:23

“Territorialja”/ Meta thumbon Bashën: “Matematikan”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon nga opozita që të paraqesë alternativën e saj në lidhje me Reformën Territoriale, duke mos përsëritur gabimin e bërë nga Lulzim Basha, në kohën kur drejtonte Partinë Demokratike.

Në një koment në Facebook me titull “Tezat e Edi Ramës nuk mund të bashkojnë opozitën”, Meta thotë se për 10 vite me radhë, Edi Rama drejtoi edhe opozitën dhe sipas tij, kjo falë korruptimit që iu bë lidrshipit të asaj kohe.

Fatkeqësisht- shkruan Meta- Edi Rama e miratoi variantin që dëshironte edhe kur kishte vetëm 65 vota nga 84 që i duheshin 11 vite më parë.

““Matematikani” kurrë nuk paraqiti një projekt alternativë pranë Komisionit Parlamentar dhe si shpërblim mori mbështetjen e “nëndheshme” nga strukturat e PS në Lezhë, Pogradec, etj., që në atë kohë u cilësuar si “pazari i Roskovecit”. Edhe pse nuk jam optimist se pjesëmarrja e opozitës në këtë Komision do të jetë ndikuese në vendimin përfundimtar të shumicës (83 + 3), përsëri në respekt të qytetarëve që vujanë shkatërrimin e shërbimeve publike sot nga pushteti vendor besoj se opozita e ka për detyrë të paraqesë alternativën e saj përpara qytetarëve shqiptarë, por edhe Komisionit Parlamentar”, shkruan Ilir Meta.

Ilir Meta argumenton se Reforma Territoriale ka sjellë degradim të shërbimeve publike në nivel vendor dhe ka dobësuar përfaqësimin e qytetarëve, duke thelluar pabarazitë mes qarqeve dhe njësive vendore.

Sipas tij, ky model është antikushtetues, pasi cenon barazinë e votës dhe funksionimin e demokracisë vendore.

Meta bën thirrje për një proces gjithëpërfshirës dhe transparent të rishikimit të Reformës Territoriale, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë politike dhe zgjedhore, që do t’u kthente qytetarëve fuqinë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe do të rivendoste balancat demokratike në pushtetin vendor.

Reagimi i Metës

Tezat e Edi Ramës nuk mund të bashkojnë opozitën

Për gati 10 vite Edi Rama drejtoi me “sukses të plotë” edhe opozitën, përveçse Qeverinë, Parlamentin dhe çdo institucion tjetër, veç Presidencës deri më 24 korrik 2022.

Kjo është një “meritë” dhe nuk mund t’i mohohet.

Por kjo më shumë se “meritë” e tij për të korruptuar edhe lidershipin e opozitës ka qenë dobësi dhe pabesi e atyre që kanë pranuar të shiten për interesa personale, por edhe për hallet e tyre edhe me drejtësinë.

Sot me të drejtë debatohet për Reformën Territoriale dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së opozitës në të edhe pse Edi Rama i ka 83 + 3 votat për ta miratuar në fund, sipas oreksit të tij, për përqëndrimin e pakufishëm të pushtetit në duart e tij.

Fatkeqësisht Edi Rama e miratoi variantin që dëshironte edhe kur kishte vetëm 65 vota nga 84 që i duheshin 11 vite më parë.

Kjo ndodhi me vetëdijen e plotë të lidershipit të PD-së në ato kohë që jo vetëm bojkotoi Komisionin e Reformës, por mbi të gjitha kurrë nuk dha një alternativë të sajën që iu kërkua në atë kohë deri në 100 apo 110 njësi vendore.

Të gjithë ata që kanë qenë në Konferencën Kombëtare të Partisë Demokratike në atë kohë, dedikuar vetëm pushtetit vendor, besoj e kujtojnë pjesëmarrjen atje të të ndjerit Z. Bashkim Fino, por edhe të Z. Petrit Vasili, që në emër të mazhorancës (PS-LSI) i kërkuan PD që të paraqiste një variant të sajin për t’u miratuar me konsensus.

Pjesëmarrja e Z. Fino dhe Z. Vasili u bë vetëm falë insistimit tim që kjo Reformë të bëhej vetëm me konsensusin e PD dhe opozitës.

Por kurrë nuk u paraqit një platformë nga ana e PD (edhe pse në dijeninë time ishte përgatitur një e tillë nga ekspertët e saj).

Kjo ndodhi sepse “matematikani” i shquar që drejtonte PD kishte marë një ofertë jopublike nga Edi Rama se atij i dilte llogaria më mirë të bojkotonte deri në fund dhe bojkotimin ta paraqiste si alibi, por edhe se në disa bashki ku do kandidonin përfaqësues të LSI në emër të koalicionit PS-LSI nën rrogoz PS do punonte për kandidatët e “matematikanit”.

“Matematikani” kurrë nuk paraqiti një projekt alternativë pranë Komisionit Parlamentar dhe si shpërblim mori mbështetjen e “nëndheshme” nga strukturat e PS në Lezhë, Pogradec, etj., që në atë kohë u cilësuar si “pazari i Roskovecit”.

Edhe pse nuk jam optimist se pjesëmarrja e opozitës në këtë Komision do të jetë ndikuese në vendimin përfundimtar të shumicës (83 + 3), përsëri në respekt të qytetarëve që vujanë shkatërrimin e shërbimeve publike sot nga pushteti vendor besoj se opozita e ka për detyrë të paraqesë alternativën e saj përpara qytetarëve shqiptarë, por edhe Komisionit Parlamentar.

“Matematikani” i madh pasi mori në 2015 Lezhën dhe Pogradecin, në 2019 bëri një lëvizje prej “shahisti” të paparë dhe ia dorëzoi të gjitha bashkitë “Rilindjes” me qëllimin “strategjik”, që duke ia lënë gjithë pushtetet të pangopurit, ai të rrëzohej përtokë nga mbipushteti absolut, siç ndodh me lopën kur ha shumë jonxhë.

Për të realizuar këtë qëllim madhor nuk pranoi të regjistronte as formalisht PD-në në KQZ për të marrë pjesë në datën e zgjedhjeve lokale, të shtyra me kërkesë të tij (por edhe Bundestagut), pikërisht në datën që ai kishte zgjedhur vetë.

Dhe që të mos zgjatem më tej, kulmi i “matematikës” ishte Kuvendi “historik” i 2 mijë karrigeve me 5 mijë delegatë.

Këto “kryevepra” që as “Diella” nuk i imagjinon dot më kujtohen kur dëgjoj plot teza që krijuesi i “Diellës” i shpërndan përmes “matematikanëve” më pak të shquar sot opozitarë.

Sidomos sot, me përballjen me një diktaturë, de facto opozitarizmi duhet të mbështetet së pari te guximi për t’u përballur pa komplekse me regjimin dhe së dyti te gjithëpërfshirja demokratike dhe transparente, e cila si emërues të përbashkët duhet të ketë unifikimin e çdo aktori opozitar për realizimin e një sistemi  zgjedhor, që rikthen parlamentarizmin e cënuar që në 2008 dhe i jep fuqi qytetarëve të zgjedhin deputetët e tyre (dhe jo kryetarëve).

Ky do të ishte pikëtakimi i parë i të gjithë atyre që kërkojnë ndryshimin e sistemit.

Të vetmit që ky ndryshim nuk i intereson është Edi Rama (sepse edhe socialistët janë lodhur me emërime deputetësh).

Mbi këtë bazë madhore mund të ndërtohen format më konstruktive të bashkëpunimit dhe organizimit opozitar, duke ruajtur identitetin e secilit, por në funksion të ndryshimit të këtij sistemi, i cili në thelb është antikushtetues, sepse cënon barazinë dhe vlefshmërinë e votës midis subjekteve, por edhe qarqeve të ndryshme.

Garantimi i një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse zgjedhore që mundëson mosdjegien e votave opozitare, u jep mundësi të gjithë faktorëve të marrin atë që meritojnë.

Ndërsa vendosja e “kushteve morale” në mënyrë joparimore e subjekteve është vetëm në shërbim ndaj Ramës, që regjimi të vazhdojë të vjedhë në mënyrë skizofrenike, se opozita është “e përçагё”.

Shpikja e partive si G99, që bëjnë sikur kritikojnë regjimin për të bërë opozitën e opozitës, nuk besoj se do të funsionojë më në të ardhmen.

Kjo nuk mund të jetë betejë për mbijetesën politike të asnjë partie apo individi që “ushqehet” underground nga regjimi.

Kjo është një betejë ekzistenciale për Shqipërinë me shqiptarë.

Dështimi nuk mund të jetë alternativë.

Justifikimet do i shërbenin vetëm regjimit antishqiptar dhe antifamilje në fuqi.

Ndaj edhe kryeteza e proxy-opozitarëve të Ramës, se pa hequr Berishën nuk mund të heqim Ramën, është tejet absurde, e pa moralshme dhe destruktive.

Kjo kryetezë është absurde se t’i imponohesh një partie më të madhe se cilin duhet të ketë udhëheqës, është tejet autoritare dhe fyese, aq më tepër kur flet në emër të votës së lirë dhe demokracisë.

Kjo kryetezë është e pamoralshme, se të krahasosh Berishën që është përballur dhe përballet me drejtësinë që e kapi Edi Rama në mënyrë antikushtetuese, ndërsa ky i fundit ka terren edhe nga drejtësia e tij, të cilën tani po e linçon edhe publikisht, sepse (pusetat) e korrupsionit të tij kanë shpërthyer e qelbur dynjanë, është hipokrizia më cipëplasur.

Të krahasosh Berishën që po përndiqet familjarisht për një vendim Qeverie të iniciuar nga ministrat socialistë dhe ku i vetmi dëmtues i interesit publik është ish-kryebashkiaku i Tiranës, Edi Rama dhe të (harrosh) se ky i marrosur pas korrupsionit, ka një firmë të zezë në të bardhë ku i jep bonusin 8% kompanisë së inceneratorëve kohë përpara se kompania të ekzistonte (lindte ose regjistrohej) do të thotë të vetshpallesh “rilindas”.

Kjo kryetezë është destruktive dhe mashtuese njëkohësisht, sepse e planifikon “ndryshimin” pas disa dekadave, por duke shpresuar në votat e banorëve të ardhshëm të Shqipërisë si bangladeshasit, filipinasit e plotë kombësi të tjera të respektuara, me të cilat “Rilindja” synon të zëvendësojë shqiptarët ( që kanë mbetur).

Dhe deri atëherë “palloshi i gjatë” do i ketë bërë qokë ndonjë “arabi” dhe Krujën me gjithë kalanë, muzeun dhe shtatoren e Skënderbeut.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?