
Një ditë pas mbledhjes së tensionuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ish-ministrja Elisa Spiropali është shfaqur në rrjetet sociale me një foto “pozitive”. Ndërsa uron ndjekësit, Spiropali e shoqëron foton me mbishkrimin: “Të dielë të bukur! Mbaje fytyrën nga drita dhe hijet mbeten pas.” Ende nuk dihet se për kë e ka Spiropali mesazhin e saj të koduar dhe kë konsideron “hije” në radhët e kundërshtarëve të saj brenda Partisë Socialiste.
Takimi i një dite më parë në mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS në Pallatin e Brigadave, u kthye në “gjyq” ndaj ish-ministres Spiropali, për shkak të mungesës së saj në votimin për të mbrojtur imunitetin e deputetes Belinda Balluku. Rama i është drejtuar me tone të ashpra Spiropalit, duke i kërkuar që të ‘mbyllte gojën’ apo se do të ‘nxirrej jashtë’ nëse do të vazhdonte të fliste.
“Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, mësohet të ketë thënë Spiropali, duke i tërhequr vëmendjen drejtueses së Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
“Ti mos e hap gojën fare, fare. Ti një herë mos fol fare, të paktën në prezencën time!”, ka ndërhyrë Rama. Në mbledhjen e një dite më parë, Spiropali dhe deputeti Erion Braçe u panë të ulur në rreshtin e dytë dhe pas kurrizit të kryeministrit Rama. /PiranjatNews/

Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
29 Mars11:30
Konflikti SHBA-Izrael me Iranin, Ministria e Jashtme paralajmëron qytetarët
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin udh&eu...
POLITIKE
29 Mars10:33
Nis votimi për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan
Prej orës 08:00 ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan.
Proçesi i votim...
POLITIKE
29 Mars09:48
Rritet sërish çmimi i naftës, Rama: Bordi i Transparencës nuk merr vendime arbitrarisht, ulja rrezikon kapacitetet e furnizimit
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në podcastin e së dielës “Flasim”, tha se Bordi i Transparencës nuk e vendos &cced...
POLITIKE
29 Mars09:17
Përplasjet brenda PS-së, Malaj: Zgjohuni sa nuk është vonë! Rama është shpirtlig dhe një hakmarrës primitiv
Debatet dhe tensionet brenda Partisë Socialiste kanë rikthyer në vëmendje raportin e kryeministrit Edi Rama me zërat kritikë n&eum...
POLITIKE
28 Mars23:39
Rama akuzon dy ish-ministrat e qeverisë: Fike telefonin se e ke zakon që përgjon! Ti tjetri merresh me llafazanllëqe
Tensione dhe replika të forta janë shënuar në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar pa praninë ...
POLITIKE
28 Mars23:22
Korrupsioni qeveritar, Himçi: Qeveria ka goditur SPAK-un dhe po mbron zyrtarët e lartë
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeverisë, duke përmendur korrupsion gal...
POLITIKE
28 Mars21:10
Zgjedhjet për kreun e partisë/ PD nxjerr udhëzimet: Të jenë të lira, të fshehta dhe demokratike!
Partia Demokratike ka ndarë udhëzimet lidhur me procesin zgjedhor dhe organizativ, të firmosura nga kryetari Sali Berisha dhe Sekretari i P&...
POLITIKE
28 Mars20:26
Xhixho: Mungesa e fondeve për analiza është skandal, kërkohet interpelancë me Ministren e Shëndetësisë
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho denoncon ne një mesazh në facebook, mungesën e fondeve për analiza pa...
POLITIKE
28 Mars19:11
Rritja e çmimit të naftës, Rama: Po ndikohet nga lufta në Iran
Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste të mbajtur këtë të shtunë, në njësinë nr.2; u shp...
POLITIKE
28 Mars18:54
“Jepuni fund punësimeve nepotike dhe të jeni më aktivë”, zbardhen porositë e Ramës për deputetët dhe ministrat
Pas përcaktimit të detyrave si në qeveri ashtu edhe në parti, kryeministri, njëkohësisht kryetari i PS Edi Rama u ka kërkuar ...