Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
nga Andi Bushati
Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të nivelit të dytë të partisë së Ilir Metës, nuk do ia vlenin as disa reshta. Kjo e vjedhjes së figurave brenda dy vëllerzërve armiq të së majtës, është një betejë që zgjat prej vitesh. Në fund, si shumëçka, atë e ka fituar ai që është në pushtet, që ka rëmbyer njëri pas tjetrit, ish ministra si Lefter Koka, Nasip Naço, Vangjel Tavo e deri tek deputetë apo dhe personazhe periferikë si Brahimllari.
Në këtë kuptim, as emërimi i Silva Cakës, si zv/ministre e brendëshme, që do të zëvendosojë dikë që u penalizua se pinte cigare në zyrë, nuk do duhej të kishte lënë ndonjë shenjë.
Por ky akt, sa do i papërfillshëm që të duket në pamje të parë, ngre gjithësesi disa pikpyetje. Duke ditur që në politikë asgjë nuk është e rastësishme në mënyrë të natyrshme shtrohet dilema: Ç’i duhej Ramës, znj. Caka? Nëse grabitjet e mëparshme, të njerëzve me peshë politike, që prodhonin vota mund të shpjegohen, po kjo e tanishmja, përse?
Dikur, ish LSI, me mbi 200 mijë vota ishte një parti e rendësishme që ia vlente të luftohej. Ajo ruajti për një kohë të gjatë aureolën e king maker që vendoste se nga do të anonte pushteti. Meta e më vonë Kryemadhi, drejtonin një grupim të rëndësishëm në parlament, që numëronte rreth 20 deputetë. Në këto kushte, sado e pamoralshme që të dukej, të bleje dikë nga ish LSI-a, ishte me përfitime elektorale.
Ndërsa sot, me ish presidentin në burg, me një aradhë figurash të larguara, ajo është një parti në zgrip, midis zhdukjes dhe mbijetesës. Ajo as nuk ka peshë, as nuk i shkakton dot ndonjë të papritur atyre që janë në pushtet. Atëhere përse?
Kjo pikpyetje bëhet edhe më e fortë po të lundrosh në Google për të parë qëndrimet e Silva Cakës kundër Edi Ramës. Aty sheh portretin e një sociopati të korruptuar me të cilin mund të bashkëpunojnë vetëm të ngjashmit që gjejnë njëri-tjetrin si tenxherja kapakun. Aty vizatohet një autokrat, që përdor SPAK-un për të luftuar kundërshtarët, që josh ndërkombëtarët që i trajtojnë shqiptarët si pederastë pa gjini (po, po, fjalët e saj vetëm pak kohë më parë) e që i përdor të gjitha këto për të bërë kërdinë mbi zgjedhjet.
Atëherë ç’kërkon një njeri i tillë në atë që e konsiderojnë me mburrje si skuadra e rilindjes? Ç’kontribute ka, çfarë leverdie transferon në PS znj. Caka? A nuk e bën edhe më pis qeverinë e shkuara e saj verbale? Pse duhej kjo blerje kur efekti elektoral është zero?
Për të shpjeguar këtë fenomen, në pamje të parë paradoksal, vlen të sillet në kujtesë një fabul që e njeh mirë brezi i moshatarëve të Edi Ramës dhe të cilën ai e përmend, herë pas here, në fjalimet e veta. Eshtë ajo e personazhit të famshëm të Tiranës të viteve e komunizmit, zbutësit të kafshëve në çadrën e cirkut, Tahir Baçova. Dikur atij i zbritën nga provinca, një arushë të quajtur Silva (çdo përkim në emër dhe pamje me personazhin e sotëm është rastësor), të cilën ai e mëkonte me karamele, sa herë që donte që ajo të jepte spektakël për publikun. Sa herë i hidhnin diçka për të ngrënë, Silva fillonte kërcente e përdridhej, aq sa ajo u bë tejet e famshme për bashkëkohësit.
Pikërisht stafetën e romit të mirë Baçova, po e merr sot Rama i mandatit të katërt. Ai flak kocka mbi buzët e lëngëzuara të çdo lloj opozitari, madje edhe për ata që nuk i duhen fare, vetëm që në sytë e qytetarëve ata të kërcejnë vallen e përdhosjes dhe shkatërrimit të opozitës. Ai e do këtë cirk. Prandaj dikë e cakton drejtor në hipotekë, një e rimer deputete në Vlorë, të tjerve u jep punë dhe poste nëpër bashki, për për të përçuar mesazhin se këta që kam përballë, janë njësoj të shitshëm apo të bleshëm si të ngjashmit që gjenden në anën time.
E pikërisht këtu rikthehemi tek rasti i Silvës njeri. Në kushte normale largimi i saj nga opozita drejt pushtetit nuk duhet të kishte pikë rëndësie, krahasuar me dezertimet e të mëdhenjve që kanë ndodhur më parë. Por pikërisht se është i pa vlerë dhe i pa peshë, ai bëhet i rrezikshëm. Pasi kur rëmbente, Kokën, Naçon, Tavon apo Çelën, Rama, në rastin më të keq, ishte një aktor i pamoralshëm në luftën brenda llojit. Ndërsa kur vijon e vjedh edhe njerëz pa fuqi elektorale, thjeshtë figura që si duhen, ai nuk e ka më me ish-LSI-në, por e ka me demokracinë. Ai i’a ka nisur një mësymje për delegjitimimin dhe shkatërrimin përfundimtar të opozitës, të cilën, pasi është siguruar se e mund në çdo garë, nuk e toleron më as si humbëse.
Tani ai e do të tallur ose më mirë akoma, inekzistente. Prandaj ia hodhi dhe karamelen e radhës, Silvës së sotme. /Lapsi/
Tashmë ka nisur ‘fushata’ për zgjedhjen e ri të kreut të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), teksa në dhjetor p...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten (25 shtator) se do të bënte një "njoftim të rëndësishëm" të ...
Edi Rama sot finalizoi me vendim të Këshillit të Ministrave shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e kryetarit të Bashkisë së Tir...
Belind Këlliçi prezantoi për herë të parë një nga strategjitë që ajo ka parashikuar gjatë këtyre vite...
Deputeti i PD Gjin Gjoni në një postim në rrjetin social facebook akuzon kryeministrin Rama se në takimin e Aruba-s u ekspozua si kreu I nj&...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka folur për herë të parë për ministren virtuale “Diellën”, ndë...
Partia e Lirisë ka reaguar ashpër pas emërimit të Silva Cakes si zv.ministre e Brendshme. Zëdhënëse e PL-së, Jasmira M...
“Ky projektligj është një avancim i zgjidhjes Wok, e cila është një financim nga Shoqëria e Hapur George Soros, sot n...
Shkaktoi jo pak bujë emërimi i ish-deputetes së LSI-së, Silva Caka si zëvendësministre e Brendshme. Edhe pse një nga zër...
Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka folur mbi faktin se, Edi Rama nuk po kal...