POLITIKE

U arrestua me urdhër të SPAK/ Kush është Erion Veliaj? Politikani që nuk tha dot "Mjaft"

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 21:21
U arrestua me urdhër të SPAK/ Kush është Erion Veliaj?
Erion Veliaj

TIRANË - Kryetari i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj u arrestua mesditën e kësaj të hëne me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, SPAK pas një hetimi pasuror që kishte nisur ndaj tij. Në një reagim zyrtar SPAK komunikoi zyrtarisht akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajoxa Xoxa të cilët akuzohen për korrupsion me fondet publike.

Sipas SPAK nga hetimet ka rezultuar se Veliaj në bashkëpunim me bashkëshorten e tij kanë vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, marrjen e përfitimeve të parregullta, nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, me qëllim pasurimin personal dhe familjar. 

Ndaj Veliajt është caktuar masa "Arrest me burg" ndërsa ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxës është caktuar "Arrest në shtëpi".

Po kush është Erion Veliaj?

Erion Veliaj ka lindur në Tiranë, më 17 Dhjetor 1979, studimet Bachelor i ka kryer për Shkenca Politike në Grand Valley State University në Miçigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas ai përfundoi studimet Master në Mbretërinë e Bashkuar pranë University of Sussex, me fokus tek Integrimi Europian. Futja e tij në politikë erdhi pas një angazhimi të gjatë në shoqërinë civile, organizata ndërkombëtare dhe media.

Në vitin 2003, Erion Veliaj së bashku me një grup të rinjsh themeloi lëvizjen “MJAFT”, të cilën e drejtoi për plot 4 vite, deri në nëntor të vitit 2007. Shënjestra e kësaj lëvizje deri në vitin 2005 ishte thyerja e karriges së Fatos Naonos në qeveri dhe veçanërisht në krye të PS. Asokohe gjithçka ishte e nxitur dhe për llogari të planeve të Edi Ramës. Veliaj, drejtues i "MJAFT" deklaronte asokohe se "Politika u ka zënë frymën njerëzve".

Por pasi Edi Rama mori drejtimin e PS, Lëvizja “Mjaft” e Veliajt u shpërbë. Me rastin e zgjedhjeve të vitit 2009 Veliaj krijoi partinë "G99", e cila nuk e fshehu se ishte një shtojcë e PS-së së Ramës. Edhe pse e vendosi veten të parin në listat e partisë në të gjithë vendin, Veliaj, nuk u fut dot deputet. Bashkë me përfaqësues të tjerë "G99" Veliaj protestonte kundër qeverisë së Fatos Nanos për krizën e energjisë elektrike. "Duam azik elektrik" ka qënë një ndër pankartat e protestës së asaj kohe.

Pas kësaj Edi Rama e shpërbleu, duke e futur në vitin 2011 në strukturat drejtuese të PS. Ai u bë anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Sekretar për Rininë dhe Emigracionin.

Më vonë në zgjedhjet lokale të vitit 2015, Edi Rama, e caktoi Erion Veliajn për kryetar të bashkisë së Tiranës. Në fushatë Veliaj premtoi zero beton dhe zero ndërtime brenda unazës dhe brenda kryeqytetit, ai premtoi gjelbërim dhe mbjelljen e miliona pemëve por këto premtime nuk u mbajtën.

Erion Veliaj që premtoi dyfishim të hapësirave të lira në kryeqytet do mbahet mend si 'zaptuesi' i këtyre hapësirave publike. Erion Veliaj u premtoi qytetarëve transport publik falas por edhe këtë premtim nuk e mbajti. Rriti çmimin e biletës me 10 lekë duke premtuar ndryshime të mëdha cilësore në shërbimin urban, por sot ky transport publik është kthyer në kaos.

Veliaj premtoi dëmshpërblim për familjet, shtëpitë e të cilave u prishën nga Projekti i Unazës dhe rindërtim të shtëpive për ato familje që u prekën nga tërmeti. Por sërish këto premtime nuk u mbajtën.  Më vonë një tjetër skandal përfshiu Bashkinë e Tiranës, e njohur si afera "5D". Disa zyrtarë të Bashkisë u akuzuan për korrupsion pasiv dhe shkelje të pabarazisë me tendera.

Dhe së fundmi skandali që çoi në pranga Veliajn ishte pikërisht hetimi pasuror që nisi nga Prokuroria e Posaçme SPAK kundrejt kryebashkiakut dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxës, të cilët akuzohen për korrupsion me fondet publike. Pra Erion Veliaj, themeluesi i Lëvizjes "MJAFT", i cili erdhi si një nismëtar i ndryshimit, nuk u tha dot "MJAFT" aferave korruptive.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë