POLITIKE

"U regjistruan në periudhën e aplikimit", PD: Fondet e IPARD shkuan për njerëzit e pushtetit, investitorët strategjikë dhe personazhe të krimit

M.B. Përditësimi i fundit 27 Korrik 2024, 11:14

"U regjistruan në periudhën e aplikimit", PD: Fondet e IPARD

TIRANA- Zëdhënësja për antikorrupsionin në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku tha se fondet e IPARD janë vjedhur nga minsitrja e Ramës dhe ortakët. Vangjeli tha se këto fonde në vend që tu shkonin fermerëve, kanë gostitur oligarkët dhe patronazhistët.

Ajo shtoi se për këtë BE ka bllokuar fondet për fermerët shqiptarë dhe ka kërkuar që të kthehen mbrapsht disa milionë euro të fondeve të mëparshme. Ajo tha paraqiti disa emra të cilët i konsideoi si përfituesit e këtyre fondeve, të listuar ndër emrat e publikuar nga AZHBR. 

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË ANTIKORRUPSIONIT NË PD, GENTA VANGJELI:

Të dashur qytetarë,
Një lajm që ndoshta u ka shpëtuar, në serialin e gjatë të megavjedhjeve dhe megaskandaleve të qeverisë Rama, është se parlamenti i Lindës së bindur, rrëzoi kërkesën e PD për mocion me debat për fondet e IPARD, të cilat sipas OLAF, krahut investigativ të BE, janë vjedhur nga minsitrja e Ramës dhe ortakët e saj, dhe në vend që tu shkonin fermerëve, kanë gostitur oligarkët dhe patronazhistët.
Për këtë BE ka bllokuar fondet për fermerët shqiptarë dhe ka kërkuar që të kthehen mbrapsht disa milionë euro të fondeve të mëparshme.
Në vijim po paraqesim për publikun disa nga përfituesit e këtyre fondeve, të listuar ndër emrat e publikuar nga AZHBR. Këta emra janë edhe arsyeja se pse Parlamenti e refuzon mocionin me debat të PD.

Të lidhur me inceneratorët

Sokol Tusha vëllai i Drejtorit të Veliajt Taulant Tushës i arrestuar për Inceneratorin e Tiranës përfitoi 196 mijë euro nga fondet e IPARD.

Petrit Tare ish-drejtori i Ujësjellësit të Korçës me subjektin "Bloom Fruits" shpk, përfitoi 251 mijë euro. KLSH në 2014 kallëzoi në prokurori për shpërdorim detyre Petrit Taren në lidhjen e marrëveshjes me “Integrated Technology Services” të Klodian Zotos.

Basilika e Shën Mëhillit denoncuar nga znj.Monika Kryemadhi me 2 punëtorë e lidhur me ish deputetin e PS Alqi Bllako dhe inceneratorin e Fierit përfitoi 931 mijë euro, si dhe "Bioplant" shpk denoncuar po nga M. Kryemadhi përfitoi 234 mijë euro

Zyrtarë dhe ish zyrtarë publik

Balkan Trans Albania Shpk me pronar Rodolf Xhillari konsull i Izraelit në Shqipëri përitues 538 mijë euro

KAVALJON shpk pronar Elvis RROSHI përfituar 135 mijë euroI.N.C.A NORD FISH SHPK Alban Zusi Ish zv Ministër i Bujqësisë 673 mijë euro

Mazllëm Çeliku këshilli bashkiak Klos 209 mijë euro

Albania Piemonte Shpk Orjeta Myzeqari 236 mijë euro

Ndrec Llusku i PSD 116 mijë euro

Loreta Tozaj ish drejtore e Hipotekës Vlorë investimi 113 mijë euro

Nari Lundër pronar Ardian Tufa, Administrator i Njësisë Administrative Farkë ka përfituar 222 mijë euro

Investitorë strategjikë, kocesionarë dhe kompani të cilat fituan kontrata rindërtimi dhe tendera etj

Company Riviera 2008 Shpk e rindërtimit dhe tenderave përfituar 810 mijë euro nga IPARD.

Coast to Coast Invetitori Strategjik Gjikuria 189 mijë euro

DONI FRUITS Shpk përfitoi 924 mijë euro me pronarë Marin Gjonaj fituesi i fitues në ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Gjoricë të Bulqizës, më parë i shpallur në kërkim nga policia për ferma Bitcoin dhe Ejup Ahmeti i cili sipas Erjon Braçes vononte pagesat e bujqve për produktet që u kish marrë.

Kronos Konstruksion Shpk përfitoi 541 mijë

Vëllezerit Hysa zotërues të 3 koncesioneve me dosje në SPAK e Prokurori përfituan nga programi 31 mijë euro

Dolenc Shtepani pronari i ish medikamenta kompani farmaceutike 548 mijë euro

Këta janë disa prej tyre, por ka edhe të tjerë, madje me precedentë penalë të denoncuar nga mediat.

Arbër Çekaj, ka përfituar 264 mijë dollarë nga fondet BE-së, përmes Ministrisë së Bujqësisë, për ndërtimin e 9 dhomave frigoriferike në Maninas, për ruajtjen e frutave, ambjentet e ndërtuara me fondet e BE i përdorte për kokainën që trafikonte.

Gjergj Luca i Rozafës me aplikues Andon Nako një tjetër person i arrestuar për vjedhje, kanë përfituar në total 1.3 miliard lekë. 

Agron Metvelaj, subjekt i ligjit anti-mafia i arrestuar në maj të vitit 2012, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar nga Interpol Roma “për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik të lëndëve narkotike”.

Arben Isufaj, i njohur si “Ben Qimja’, me aktivitet kryesisht në trafikun e drogës, rezulton në listë e përfituesve të fondit të BE për bujqësinë, me 294 mijë euro për ndërtimin e një sere në Dërmenas të Fierit.

Shumica e kompanive përfituesve janë krijuar dhe rregjistruar si subjekte tregtare pikërisht në periudhën e aplikimit për përfitimin e fondeve tregues i cili krijon dyshime të arsyeshme se kanë patur garanci për shpalljen e tyre fitues.

Ndërsa një pjesë tjetër e subjekteve si kompani ndërtimi, investitorë strategjikë, zotërues të një ose disa koncesioneve në fushën e energjisë, servise makinash etj, nuk kanë patur asnjë lidhje me objektin për të cilin kanë përfituar para nga programi.

Kjo ngre gjithashtu dyshimin e fortë e të arsyeshëm se janë dakortësuar paraprakisht dhe garantuar nga AZHBR për përfitimin e këtyre fondeve të BE, dhe kanë shtuar objektin e veprimtarisë në rregjistrat e QKB pikërisht në ose përreth kohës së aplikimit e marrjes së këtyre pagesave.

Nëse Linda e parlamentit të Edit nuk guxon ta njollosë qeverinë që i ka dhënë postin, po SPAK-u i Dumanit, do të jetë i publikut apo i partisë? Do të veprojë apo… me kismet!?

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë