POLITIKE

"Veliaj paraqet një rrezik real për pengimin e hetimeve"/ Zbardhet vendimi, pse gjykata la qeli kryebashkiakun

E.D Përditësimi i fundit 8 Prill 2025, 17:44

"Veliaj paraqet një rrezik real për pengimin e hetimeve"/

TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka zbardhur vendimin për kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ndaj të cilit më 13 mars u konfirmua masa e sigurisë “arrest me burg”. Në vendimin e siguruar nga Dosja.al thuhet se pse u pranua kërkesa e SPAK për të lënë në burg kryebashkiakun e Tiranës. 

Gjithashtu në vendim thuhet dhe sjellja intimiduese jo vetëm e Veliajt por dhe e bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe rreziku se mund të 'helmojnë provat'. Në vendim thuhet qartë se Veliaj i cili është ende në detyrën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës ka pushtetin për të ndikuar mbi vartësit e tij.

Pjesë nga vendimi i Apelit të GJKKO-së

Në rastin konkret Gjykata e çmon të drejtë qëndrimin e Prokurorisë së Posaçme se në rastin e titullarit të Bashkisë Tiranë, shtetasit Erion Veliaj, por edhe të bashkëshortes së tij, shtetases Ajola Xoxa, rreziku i marrjes ose vërtetësisë së provës, bazuar kjo në tërësinë e rrethanave të faktit është real dhe i vazhdueshëm, nëse shtetasit nën hetim vijojnë të mos i nënshtrohen kufizimeve të lirisë nga ato që Kushtetuta e Republikës dhe ligji procedural penal parashikon.

Kjo kërkesë argumentohet me qëllimin e Prokurorisë së Posaçme për të shmangur sa më shumë të jetë e mundur pengimin, ngadalësimin apo dhe devijimin në mënyrë të parregullt të procesit të të provuarit dhe vërtetimin e rrethanave të faktit të lidhura këto me procedimin penal në fjalë.

Në këtë kuptim, duke patur në konsideratë ambientin ku shtetasit nën hetim jetojnë, funksionin publik që ushtron shtetasi Erion Veliaj njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimi mjaft i fortë që buron nga ushtrimi i këtij funksioni, rëndësia e të cilit shtohet në mënyrë eksponenciale nisur nga territori që mbulon dhe fondet publike që administron Bashkia Tiranë, si Bashkia me e madhe në vend, duke vlerësuar sjelljen e shfaqur nga vetë shtetasi nën hetim Erion Veliaj ndërsa dërgon mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë me thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime, pranisë së një prej vartësve të kryetarit të Bashkisë Tiranë gjatë takimeve të zhvilluara nga bashkëshortja e këtij të fundit me personat e thirrur nga organi procedues, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit e BKH-së, si edhe duke patur në konsideratë sjelljen e shtetases Ajola Xoxa veçanërisht pas kontrolleve të ushtruara sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, organi procedues ka arritur në përfundimin se ekziston rreziku real që disa prova të mos merren apo të merren në një formë të ‘helmuar’

Ky rrezik është provuar të jetë i prekshëm gjatë gjithë hetimit paraprak deri në këtë moment, sidomos në raport me personat që janë thirrur për të bërë deklarime pranë organit procedues, por edhe me sjelljen që kanë shfaqur shtetasit nën hetim gjatë kësaj periudhe. Në kushtet kur shtetasi nën hetim Erion Veliaj provohet të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mesazhe këto që duket se kanë synimin të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces, pra me provat që kërkohet të merren nga organi procedues.

Gjithashtu, prania e punonjësve të rëndësishëm të bashkisë Tiranë, vartës të drejtpërdrejtë të shtetasit Erion Veliaj, si gjatë kontakteve që shtetësja Ajola Xoxa ka patur me personat e thirrur për të dhënë deklarime në Prokurorinë e Posaçme, ashtu edhe gjatë momenteve të kontrollit në zyrat e "Partners Law" sh.p.k., dëshmon synimin për të vënë në rrezik marrjen e provave, por nga ana tjetër edhe miksimin e funksioneve publike me ato private të titullarit të bashkisë, duke i kërkuar personave që varen prej tij të kenë kontakte të paautorizuara me hetues në kryerje e sipër të detyrës. Nga ana tjetër, duke qenë se pjesa kryesore e hetimit penal është përqendruar në aktivitetet që lidhen me Bashkinë Tiranë, është e qartë se mundësia për të rrezikuar marrjen e provave të nevojshme nga zyrat e këtij institucioni është e prekshme, përsa kohë që nga vetë natyra e tij hierarkike persona të varur në funksionet e tyre mund të intimidohen nga shtetasi nën hetim.

Gjithashtu, Gjykata çmon se ekzistojnë prova të pakundërshtueshme se shumica e deklaruesve të thirrur nga Prokuroria e Posaçme janë kontaktuar para dhe pas seancave të marrjes në pyetje nga shtetasit nën hetim, specifikisht bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Tiranë. Akoma më e rëndë paraqitet kjo situatë po të kemi në konsideratë dyshimet për kryerjen e veprimeve të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës. Një pjesë e madhe e deklaruesve ka pohuar se janë kontaktuar nga shtetësja Ajola Xoxa dhe madje janë thirrur prej saj, duke i dhënë orientime si duhet të sillen para organit procedues. Akoma më e rëndë paraqitet situata kur bëhet fjalë për shtetasen Ina Goxhaj, e cila është treguar mjaft e qartë në lidhje me takimet e zhvilluara para se të paraqitej në Prokurorinë e Posaçme, çfarë e ka orientuar shtetësja Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka, si edhe faktin që ka takuar shtetasen Ajola Xoxa dhe Klotilda Bushka pasi ka dalë nga Prokuroria e Posaçme, sipas orarit të lënë nga këto të fundit. Ky takim është dokumentuar nga grupet e vëzhgimit të hetuesve të BKH-së. Për më tepër, nisur nga deklarimet e shtetases Ina Goxhaj, kësaj të fundit i është kërkuar telefoni, i cili në fakt i është marrë, për t'ju zëvendësuar me një tjetër nga shtetësja Ajola Xoxa. Po, ashtu sipas të njëjtave deklarime, të cilat do të jenë objekt hetimi përgjatë hetimit paraprak, ka dyshime se aparati telefonik celular i kësaj shtetase është asgjësuar me ndihmën e shtetases Klotilda Bushka, në shtëpinë e prindërve të kësaj të fundit. E pyetur në lidhje me këto kontakte për persona që nuk janë pjesë e stafit të "Partners Law" sh.p.k., shtetësja Ajola Xoxa i mohoi në mënyrë kategorike.

172.2.2. Gjykata, vlerëson se në çështjen objekt gjykimi, duke pasur parasysh sanknsionin e veprës penale dhe prirjen normale dhe natyrore të çdokujt për gëzimin e lirisë personale ka vend për të dyshuar racionalisht se, personi nën hetim ka nevojë të sigurohet. Kështu, në rastin objekt gjykimi, Gjykata vlerëson se, kemi të bëjmë me një frikë, mendim dhe dyshim të arsyeshëm se të dyshuarit po të lihen pa masë, ata mund të largohen për të pamundësuar apo penguar qëllimisht zhvillimin normal të procedimit penal, duke pasur parasysh pasojat e veprës dhe marzhin e dënimit të veprës penale që dyshohet se kanë konsumuar, që dënohet me 5, 12 dhe 15 vjet burgim.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë