Mbetjet e Krujës në flakë/ Bashkia e Artur Bushit nuk paguan gjobën 42.5 milionë lekë, sfidon vendimin e gjykatës
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu më 21 korrik vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në fshatin Halilaj të Krujë...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale për të mbrojtur ligjin e “Paketës së M...
Autori Refit Buzi, i cili vrau ish-vjehrrin e tij me armë gjahu dhe plagosi ish-vjehrrën ka qëlluar veten në makinë. Sipas infor...
Një tjetër tentativë e negociatorëve për të bindur 35-vjeçarin të dorëzohet është zhvilluar pak minut...
Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dh...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar qeverinë për aferë korruptive lidhur me TEC-et lundr...
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tarifa të reja ndaj 60 partnerëve të tyre kryesorë tregtarë, duke argumentuar se këto ven...
Një biznesmen që kontrollon një prej depove farmaceutike më të njohura në Shqipëri është vënë nën he...
Kryeministri Edi Rama duke u ndalur te ligji për zonat e mbrojtura, deklaroi se çdo nismë është bërë me miratimin e BE, p...
Kryeministri Edi Rama ka pranuar se mes protestuesve të muajve të fundit kanë pasur edhe anëtarë, mbështetës dhe votues t&e...
Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur me demokratët në Tiranë, u shpreh se Rama dhe Balluku po intimidojnë gjyqtarët e Kushtetueses, për vendimin që pritet të merret gjatë ditës së sotme.
Sipas Berishës, Rama është mbyllur në zyrë dhe po dërgon mesazhe drejt gjyqtarëve sepse e di se po shkoi Lubia në bankën e akuzës do të shkojë edhe ai.
“Ajo ia ka bërë benë. Sot ka ndenjur gjithë ditën në zyrë duke u marrë me gjykatësit, duke çuar mesazhe, në mënyrë që të marrin vendimin që morën”, tha Berisha.
Ai shtoi më tejk se Edi Rama nuk ka ku shkon më, megjithë ultimatumin që ka marrë se “jemi të gatshëm të ndërmarrim një proces që nuk ekemi ndërmarrë kurrë, të zhbëjmë procesin e integrimit” ai gjithë ditën duke punuar për vendimin që do të dalë sonte.
“Ky është zhvillimi më i fundit dhe unë nuk mund ta injoroja. Pra është një thirrje e madhe për ne, një gjë duhet tju rikujtoj. Në këtë situatë, shpresa e vetme jemi ne. Shpesh me të drejtë thonë jo njerëzit nuk kanë shpresë”, tha lideri i PD.
Sali Berisha: Nuk ka moment më kritik.
Nuk ka moment që të mund të tejkalojë se çfarë interesash janë të gatshëm të shkelmojnë këta antishqiptarë, kjo bandë kriminale për pasurimin e vet, për interesat e veta, për lëkurën e vet.
Një popull të tërë!
Fatin e një populli duan ta shkelmojnë duke besuar se nuk ekziston askush në këtë vend, përveç atyre.
Por ja që jemi ne dhe vijmë më te betuar se kurrë se nuk do ua falim për asnjë çmim, për asnjë arsye.
Ju, burra dhe gra, njerëz të ndershëm, keni 13 vjet që sakrifikoni.
Keni 13 vite që trysnoheni, që përçmoheni, që nënvlerësoheni.
Keni 13 vite që në vend të një përmirësimi, shihni një përkeqësim të vazhdueshëm të gjendjes tuaj ekonomike, të gjendjes suaj sociale, të shpresës dhe të besimit.
Dhe tani në finale marrim një goditje që asnjë njeri nuk mund ta parashikonte.
Pra, ne vijmë në këtë moment kur thirrja e çdo shqiptari, thirrja e këtij vendi është të ngrihemi me të gjithë forcën tonë në të drejtën tonë, për interesin e secilit prej nesh.
Për interesin e çdo fëmije, çdo të rrituri, çdo të moshuari.
Për interesin e vendit në tërësi.
Duke ardhur tek ju, po rikujtoja një moment, në vitet ’60, paraardhësit e tyre e shkëputën Shqipërinë nga kampi socialist.
Pse e shkëputën? Sepse udhëheqësi atëherë sovjetik, tha: kultet duhet t’i heqim, nuk duhet të ketë kulte.
Sigurisht, sistemi sovjetik ishte sistem barbar, mizor, por ky doli me tezën se kulti i Stalinit është kult demoniak dhe kultet nuk duhet të ekzistojnë.
Pra, këtu nuk kishte gjë të keqe. Ai donte të çlironte njerëzit nga kultet.
Enver Hoxha u shkëput për karrigen e vet, sepse ishte kulti, sepse ai me kultin mbrohej, mbronte pushtetin.
Dhe ne u zhytëm në izolimin më të thellë.
Për ne, lufta e klasave ishte një makineri diktatoriale e tmerrshme, por izolimi ishte përsëri një faktor tmerrësisht në favor të diktaturës.
Sepse ata që nuk vepruan si ne, kishin një hapësirë lëvizje nga Liqeni i Shkodrës në Kamçatkë.
Kurse ne, nga Hani i Hotit në Kakavijë.
Pse e jap këtë shembull?
Enver Hoxha ishte një gjakësor, kishte kryer krime monstruoze, dhe ai nuk mundet në asnjë mënyrë të lëshonte karrigen e tij.
Kurse sot Edi Rama, jo ndaj perandorisë të së keqes, siç ishte kampi socialist, por ndaj BE, ëndrrës më të bukur evropiane të të gjitha kohërave, do të na shkëpusë.
Pse? Për karrigen e tij. Sepse e di se po shkoi Lubia në bankën e akuzës do të shkojë edhe ai.
Ajo ia ka bërë benë. Sot ka ndenjur gjithë ditën në zyrë duke u marrë me gjykatësit, duke çuar mesazhe, në mënyrë që të marrin vendimin që morën.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë një vizite zyrtare në Uashington, së bashku me përfaqësues ...
Deputeti i Partisë Demokratike, Sajmir Korreshi deklaroi se kishte propozuar brenda grupit që të bllokohet Kuvendi dhe të shkohet deri ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se Shqipëria ndodhet në një moment kritik, duke theksuar se kryeministri Edi Rama ësht&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se vendimi që pritet të merret sot nga Gjykata Kushtetuese lidhur me masën e siguris&...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, denoncon dështimin dhe mashtrimin e qeverisjes lokale në Shkodër, ku një rrebesh shiu mja...
Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi ka zhvilluar një takim në Uashington me zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Michael Rigas. Në...
Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot se dosja e AKSHI-t i ka lënë pa mend kancelaritë evropiane, por edhe të vendeve të tjera...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë me gazetarët deklaroi se Edi Rama po kthehet në kërcëni...
Analisti Andi Bushati, thotë se ankesat e Ramës për drejtësinë, janë hipokrizi, pasi ai është i vetmi person n&eu...
Bashkimi Evropian do të zhbëjë gjithë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë për në BE, nëse Edi Rama...