Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...
Bashkimi Evropian do të zhbëjë gjithë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë për në BE, nëse Edi Rama vijon deri në fund të mbrojë me imunitet Belinda Ballukun. Të paktën kështu pretendon Hashtag.al në një shkrim të publikuar së fundi, duke iu referuar një qëndrimi të vendeve të unionit që shqyrtojnë ecurinë e shteteve që synojnë integrim në BE.
Media në fjalë pretendon se i referohet një burimi të nivelit të lartë në BE dhe një mesazhi që Edi Ramës i mbërriti në celularin e tij më 29 janar 2026.
Më poshtë pjesë nga raportimi:
Të enjten e 29 janarit 2026, kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i shkoi një SMS në telefonin celular: “COELA doli me qëndrim zyrtar, më vjen keq”. Miku që e informonte e kishte paralajmëruar më herët atë se atje tej në Berlin, qeveria gjermane ishte tepër e shqetësuar mbi mbrojtjen arbitrare që Rama po i bënte Belinda Ballukut.
COELA është një grup pune i ministrave për Evropën të shteteve anëtare të BE-së. Ky grup shqyrton ecurinë e shteteve që synojnë anëtarësim, si Shqipëria.
Përfaqësimi në COELA është në nivel ministror, zakonisht ministrat për Evropën ose ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së.
Një burim i nivelit të lartë në BE, informoi Hashtag.al mbi atë çfarë ka ndodhur:
“E gjithë iniciativa për ndëshkimin e Shqipërisë në COELA është e nxitur nga qeveria gjermane, ata janë seriozisht të shqetësuar mbi mënyrën si Edi Rama po sulmon drejtësinë dhe po shkërmoq institucionet për mbrojtjen e ministres Balluku. Kjo iniciativë e gjermanëve është mbështetur fuqimisht nga qeveria e Austrisë, Belgjikës, Holandës etj, ndërsa qeveria italiane, franceze dhe greke mbajtën një qëndrim më neutral në takim. Por nuk ka asnjë rëndësi kjo për sa kohë që dhe një shtet si Bullgaria mund të vendosë veton kundër Shqipërisë, e për më tepër Gjermania është lokomotiva e BE-së.”, tha burimi.
Ndërsa i njëjti burim i nivelit të lartë më pas shtoi:
“Në mbledhjen e COELA është vendosur që nëse Rama do mbrojë imunitetin e Ballukut, BE-ja do dalë me vendimin e paprecedentë për të zhbërë gjithë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë. I bie që do jetë ndëshkim ekzemplar, i ashpër, i pari në llojin e vet. Kryeministri juaj e di shumë mirë këtë gjë siç unë po e them”, – saktësoi burimi.
Hashtag.al kontaktoi sot zyrtarisht dhe zyrën e Delegacionit të BE-së në Tiranë duke u drejtuar vetëm një pyetje: Si e komentonin ata qëndrimin e ministrave të Jashtëm të Gjermanisë, Austrisë dhe Holandës?
Nga zyra për shtypin e këtij Delegacioni na erdhi sqarimi se ambasadori i BE-së në Tiranë zoti Gonzato, e kishte të pamundur ta procesonte me shpejtësi këtë pyetje pasi ai ndodhej në disa takime pune. Hashtag.al kërkoi një reagim brenda ditës nga Delegacioni i BE-së, kjo strukturë nuk e ka për traditë një kthim përgjigje në këto afate.
Akuza të rënda janë hedhur ndaj Kryeministrit Edi Rama, i cili krahasohet me financierin famëkeq Jeffrey Epstein, duke pretenduar se ai po e...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka folur dhe për skandalet alla-Epstein që kanë ndodhur ...
Nga Ayhan Demir Shoqata e Gjuhës Turke e përkufizon fjalën “kloun”, e cila rrjedh nga italishtja, si më poshtë: “Nj&...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se Shqipëria ndodhet përballë një zgjedhjeje të qartë politike, me...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se ka blerë zgjedhjet dhe se manda...
Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar për situatën e qarkullimit të monopatinave në vend, duke përgënjeshtruar z&...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Washington DC me kongresmenin amerikan Michael R...
Gazetari Klodian Tomorri ka komentuar udhëtimin me avion charter të Edi Ramës drejt Izraelit. Sipas tij, prokuroria duhet të nisë hetim...
Kaloi fare pa zhurmë fundjavën e kaluar një forum i dialogut me temën “Edhe disa hapa akoma drejt BE” që u zhvi...
Presidenti Bajram Begaj do të niset sot për një vizitë dy-ditore në Itali, ku do të marrë pjesë krahas ud...