POLITIKE

Votoi kundër miratimit në Kuvend, Sula tregon arsyet: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë regres, aq më shumë për opozitën!

r.ll Përditësimi i fundit 27 Korrik 2024, 21:47
Votoi kundër miratimit në Kuvend, Sula tregon arsyet: Ndryshimet
dashnor sula

TIRANË- Deputeti demokrat, Dashnor Sula ishte nga ata që votuan kundër miratimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në seancën e djeshme plenare.  Përmes një postimi në Facebook, Sula ka treguar edhe arsyet se përse votoi kundër.

Ai shprehet se ndryshimet në Kodin zgjedhor që u miratuan pas dakordësisë PD-PS janë regres, aq më shumë sipas tij për opozitën. 

Sula shkruan më tej se këto ndryshime i’u tentuan t’i shiteshin qytetarëve me karremin e votës së shqiptarëve që jetojnë nga jashtë dhe se janë duke zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por në të vërtetë sipas tij, as njëra dhe as tjetra nuk ishin prioritet.

POSTIMI I SULËS:

Ndryshimet ne Kodin Zgjedhor janë regres, aq më shumë për opozitën!

Dje në Parlament votova kundër ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Qytetarëve i'u tentua ti shiteshin këto ndryshime me karremin e votës së shqiptarëve që jetojnë nga jashtë dhe se janë duke zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por në të vërtetë as njëra e as tjetra nuk ishte prioritet.

Po ti donin shqiptarët, nuk i detyronin të largoheshin ndaj edhe për votën e tyre po bëjnë çdo gjë për ta pamundësuar. Nuk mjaftojnë rreth 1 miliardë euro që sjellin shqiptarët në Shqipëri, por i detyrojnë të paguajnë edhe postën për të votuar.

E dyta: Formula për listën e përfaqësimit vret garën dhe demokracinë dhe unë nuk mund ti zhgënjenja ata qindra e mijëra qytetarë që më votuam në 2021.

Të dashur qytetarë. Po marr me shembull konkret për të shpjeguar atë që ndodhi dje në Parlament. Qarku i Elbasanit prodhon 14 mandate. Kur e pjestojmë këtë numer me 3 (⅓) e listes e fiksuar del që 5 mandate nga lista e PS dhe 5 nga të PD janë të fiksuara nga kryetarët. Të gjithë kandidatët e tjerë 28 nga dy forcat kryesore dhe të tjerë nga forcat politike të tjera do luftojnë për 4 mandate.

Në demokraci, fjala dhe vota janë parime të rëndësishme. Ndryshimet e djeshme janë kundër votës.
Shkuarja në zgjedhje me dy lista: Një e të preferuarve të kryetarëve dhe një me ata për të plotësuar listën krijon një ndasi dhe krijon frymë përçarje.

Aq më tepër për opozitën kjo formulë është vrastare. Partia Demokratike forcën saj në këto 34 vite e ka patur te individi. Emrat në listë përcaktojnë edhe suksesin. Por kjo formulë synon të krijojë bllokun e të besuarve të të parit. Bllokun e atyre që i falen dhe veprojnë e mendojnë vetëm për atë që i vë në listë të sigurtë. Ata s'përgjigjen te qytetarët që i zgjedhin, por te kryertari sepse ai i dha mandat të sigurt. Në këtë mënyrë pra kemi mënjanuar edhe rolin e zgjedhësve.

Krahu i djathtë në Shqipëri ka me dhjetra subjekte politike aktive që kanë mbështetje, ndërsa të majtët kanë vetëm PS. E djathta ka fituar duke mbledhur çdo votë, por kjo formulë me 90% te listës së mbyllur dhe 10% të hapur bashkë edhe me formulën e koalicioneve i rrudh edhe më shumë partitë e vogla sepse askush nuk do ketë interes të punojë si për ata që mund të futen në listë të fiksuar ashtu edhe për ata që janë jashtë asaj liste.

Kjo formulë që u miratua dje nuk shkon as me filozofinë e Partisë Demokratike. Në PD bërtitet me zë të lartë sistemi i primareve që e ka fokusin te vota e simpatizantëve, por te zgjedhjet pastaj qytetarëve u lë shumë pak hapsirë të zgjedhin përfaqësuesesit e tyre.

dashnor sula ndryshimet e kodit zgjedhor

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë