Zbulohet në Adriatik një rrugë 7 mijëvjeçare nën ujë, arkeologët: Lidhte një vendbanim neolitik me bregun
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka sjellë në vëmendje një deklaratë të eurodeputetit Tomáš Zdech...
TIRANË- Koordinatorja e departamenteve në PD, Silvi Bardhi ka mbajtur një deklaratë për mediat në lidhje me vrasjen e 28-vjeçarit, Klaudio Prendi. Bardhi u shpreh se ekzekutimi i të riut është një vrasje tipike mafioze, e cila mbyllet me makinën e djegur të autorëve e cila sipas saj tashmë ky është një skenar tipik për Tiranën dhe Shqipërinë.
Bardhi shtoi se ajo që Policia mund të na sigurojë nga këto ngjarje është vetëm komunikata, inicialet e të vrarëve, dhe fakti se autorët kanë ikur, si gjithmonë, në drejtim ta paditur. Ajo shtoi duke thënë se vrasja e Prendit është e treta brenda një javë ndërsa theksoi se të tre vrasjet i bashkon e njëjta gjë: klima e pasigurisë, mungesa e rendit, dorëzimi dhe kompromentimi i Policisë.
Ajo shtoi se vrasjet në Tiranë gjatë kësaj jave kanë autorë të ndryshëm, por pas tyre qëndrojnë Edi Rama dhe ministri Hoxha. Bardhi tha se njëri qëndron si kryeministri në qeverinë e të cilit ka një koordinator të bandave, dhe tjetri si i emëruar i këtyre bandave në krye të Ministrisë së Brendshme.
Deklarata e koordinatores së departamenteve në PD, Silvi Bardhi:
Një 28 vjeçar është vrarë mbrëmë, duke e nisur një javë të re të përgjakur për kryeqytetin e Shqipërisë. Një vrasje tipike mafioze, e cila mbyllet me makinën e djegur të autorëve, është tashmë një skenar tipik për Tiranën dhe Shqipërinë. Ajo që Policia mund të na sigurojë nga këto ngjarje është vetëm komunikata, inicialet e të vrarëve, dhe fakti se autorët kanë ikur, si gjithmonë, në drejtim ta paditur.
Vrasja e Klajdi Prendit është e treta brenda një javë: një i ri 28 vjeçar, një nxënës 14 vjeçar dhe një biznesmen 52 vjeçar kanë humbur jetën në rrethana tragjike. Të tria vrasjet i bashkon e njëjta gjë: klima e pasigurisë, mungesa e rendit, dorëzimi dhe kompromentimi i Policisë.
Partia Demokratike, duke i shprehur ngushëllimet familjes Prendi, siguron ata dhe të gjithë opinionin publik se një Memorandum i Rendit, Sigurisë dhe Jetës do të jetë pjesë e programit të saj elektoral për zgjedhjet e ardhshme. Kthimi i Sigurisë së Jetës dhe Rendit Publik brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, siç ka ndodhur edhe në vitin 2005, është një premtim që kryhet sepse është mbajtur edhe më parë nga Qeveria Berisha.
Përveç kësaj, ne nuk i ndërpresim përpjekjet për Komisionin parlamentar të së Vërtetës. Ne e dimë se pas vrasjeve mafioze dhe rendit të humbur, nuk qëndron kriminaliteti apo prirja drejt tij e njerëzve, por çiftimi i politikës me krimin. Lehtësirat dhe partneriteti që narko-qeveria u siguron bandave, u jep atyre leje për të vrarë e prerë, për ta konsideruar Shqipërinë një territor që e ndajnë me qeverinë e Edi Ramës.
Bandat e mendojnë veten si parti bashkëqeverisëse në koalicion me Ramën. Ato kanë marrë timonin, duke i lënë Ramës tepsinë. Vrasjet në Tiranë gjatë kësaj jave kanë autorë të ndryshëm, por pas tyre qëndrojnë Edi Rama dhe ministri Hoxha. Njëri si kryeministri në qeverinë e të cilit ka një koordinator të bandave, dhe tjetri si i emëruar i këtyre bandave në krye të Ministrisë së Brendshme.
Jo për të ruajtur rendin dhe sigurinë, por për të sinjalizuar bandat kur shërbimet e huaja kryejnë aksione kundër tyre, në Europë apo Shqipëri. T’i kërkosh dorëheqje një ministri si Ervin Hoxha është punë e kotë. Kjo, sepse institucioni i dorëheqjes u përket burrave dhe grave me ndërgjegje, jo vartësve të narkobanditëve.
Sejko TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka marrë pjese në ëorkshopin e 18-të të K&eu...
Noka TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend gjatë seancës së ...
Garo TIRANË- Zëdhënësja e PD-së Floriana Garo ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë për mediat. Gjatë fj...
Kuvend TIRANË- Deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar gjatë seancës së sotme të mbahet një minut&eu...
Gjergji TIRANË- Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji gjatë fjalës së saj në seancën e sotme në Kuvend ka komentua...
Gjiknur TIRANË- Deputeti i PS-së, Damian Gjiknuri gjatë fjalës së tij në seancën e sotme në Kuvend propozoi shkurti...
sali berisha TIRANË- Është shtyrë seanca ku pritej të shqyrtohej kërkesa e kreut të PD, Sali Berisha për shfuqizimi...
ilir meta TIRANË- Në Apelin e Gjykatës së Posaçme po mbahet seanca për shqyrtimin e ankimimit të kreut të PL-s&eu...
Sula TIRANË- Deputeti i PD-së, Dashnor Sula ka mbajtur fjalën e tij në seancën e sotme në Kuvend. Gjatë debatiti p&...
sali berisha TIRANË- Ditën e sotme në Gjykatë Kushtetuese do të mbahet seanca ku do të shqyrtohet kërkesa e kreut të...