Foto ilustruese
KOSOVË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë (KQZ) ka bërë të ditur se deri në orën 16:00 të ditës së sotme është përmbyllur procesi i numërimit të votave në 46.19% të vendvotimeve. Sipas të dhënave janë numëruar votat në 1,170 nga 2,533 vendvotime.
Procesi i numërimit është përmbyllur plotësisht në nëntë komuna: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. Ndërsa në disa komuna, procesi është afër përfundimit.
Bëhet me dije se në Lipjan janë numëruar 62 nga 84 kuti, duke lënë vetëm 22 kuti për t’u numëruar, në Viti janë numëruar 61 nga 63 kuti, ndërsa në Vushtrri kanë mbetur për numërim 66 kuti nga 105 gjithsej.
Në anën tjetër, disa komuna kanë ende një numër të madh kutish të panumëruara:
-Prishtina, me 186 kuti të mbetura nga 258 gjithsej.
-Prizreni, me 192 kuti të pambaruara nga 236.
-Ferizaj, me 101 kuti të mbetura nga 152.
Ndërkohë, në orën 16:00, ka filluar numërimi në QKN-në e komunës së Mamushës. Në përgjithësi, procesi i numërimit vazhdon në 26 komuna të tjera, ku pritet të përfundojë në ditët në vijim. KQZ do të vijojë me përditësimet mbi këtë proces dhe rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
15 Shkurt17:57
"Veliaj e bëri të qartë se nuk do të heshtë"/ Paloka ngre akuza: Rama po i dërgon mesazhe në burg që të mos flasë!
Edi Paloka
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka ngritur akuza se kryeministri Rama po i dërgon mesazhe ne burg kryebashkia...
b.z
POLITIKE
15 Shkurt17:35
"Arrestimi i Veliajt sfumim për ardhjen e LaCivitas në Shqipëri"/ Paloka: Ma sollën lajmin në telefon para se të ekzekutohej urdhri...
Edi Paloka
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar këtë pasdite arrestimin e kryebashkiakut të Tiran&eum...
b.z
POLITIKE
15 Shkurt16:29
Dosja e SPAK/ Si biznesmeni Fatmir Bektashi financoi udhëtimin ‘luksoz’ të Veliajt për të siguruar lejen e ndërtimit
Bektashi, Veliaj
TIRANË - Kompleksi i pallateve “Mangalem” në lagjen “Ali Demi” të Tiranës është nj&e...
I.A
POLITIKE
15 Shkurt15:14
Erion Veliaj sulm sërish ndaj drejtësisë: Më lanë djalin jetim me urdhër prokurori e vendim gjykate
TIRANË- Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sulmuar sërish drejtësinë në vend dhe veçanërisht prokurorin Olsi Dado dhe gjykat&e...
E.D
POLITIKE
15 Shkurt13:22
Berisha: Rama paralajmëroi tërmetin dhe flakën që do e djegë atë në zgjedhjet e 11 majit
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, deklaroi se qytetar&...
E.D
POLITIKE
15 Shkurt13:02
"Nuk është vetëm garderoba e Arjolës"/ Berisha: Çifti kishin tre vila, njërën e shembën për të fituar terren zbavitës
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, u sh...
E.D
POLITIKE
15 Shkurt12:47
Berisha: Chris LaCivita e bëri të qartë se partneri i SHBA në Shqipëri është PD dhe Sali Berisha
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, tha s...
E.D
POLITIKE
15 Shkurt09:19
“Duhet angazhim për përmbushjen e zotimeve"/ Hovenier: Kosova dhe Serbia nuk i morën seriozisht detyrimet e tyre!
KOSOVË- Asosacioni i komunave me shumicë serbe mbetet detyrim për Kosovën, sipas ish-ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hoveni...