Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

KOSOVË- Në Kosovë prej kohësh nuk është mbajtur fushatë zgjedhore për një muaj të tërë. Prandaj, edhe ka qenë e vështirë t’iu ikësh diskutimeve për të. Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është biseduar në studio televizive, në tavolina mes miqsh e kolegësh nëpër kafene, në familje. Kudo. Mos të flasim për rrjetet sociale.
Edhe kur videoklipet e partive politike nuk janë reklamuar me pagesë, një mori faqesh kanë shkëputur pjesë të fjalimeve të kandidatëve për kryeministër, qoftë për të bërë shaka, qoftë për kritikë, apo për të nisur debat se sa të realizueshme janë gjithë ato premtime.
Ajo që kemi vërejtur sikurse edhe disa organizata joqeveritare që monitorojnë fushatën dhe zgjedhjet është që premtimet janë bërë kryesisht në sektorin e ekonomisë. Në këtë pikë, premtimet kanë qenë goxha zemërgjera.
Disa prej tyre përmendin ndihmën për prodhuesit vendorë dhe fokusimin në ankesat e tyre, përfshirë tatimin e lartë mbi vlerën e shtuar, ekonominë joformale, kamatat e larta për kredi, mungesën e infrastrukturës, jostabilitetin me rrymë, e të tjera. Çdo vit, Kosova importon mesatarisht mallra në vlerë prej 5 miliardë eurosh, ndërsa eksporton në vlerën e më pak se 1 miliard eurove.
Jo më larg se në natën e Vitit të Ri, kemi dëgjuar për probleme me energji elektrike, apo kemi parë njerëz duke festuar me qirinj në tavolinë, në mungesë të rrymës. Por, partitë politike kanë premtuar se ato ditë do të harrohen.
Në mesin e premtimeve të tyre përfshihen prodhimi i energjisë elektrike përmes gazit, apo edhe ndërtimi i një termocentrali të ri me thëngjill. Shikojeni këtë video për të kuptuar çfarë u premtua në fushatë, çfarë thonë ekspertët, e sa të realizueshme janë gjithë këto ide.
Nëse për ekonomi dhe për sektorin e energjisë është folur dhe stërfolur, për çështje tjera të mëdha, të rëndësishme e të pashmangshme, sikurse qasja në dialogun me Serbinë, apo nëse duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, kandidatët për kryeministër Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje, Bedri Hamza i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë qenë të heshtur.
Anëtarë tjerë të partive të tyre, përveç të Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet, kanë thënë hapur se Asociacioni duhet të formohet, por vetëm në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Në fushatë nuk është folur as për tema të tjera me rëndësi për qytetarët, sikurse Kodi Civil, Ligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor (IVF), si dhe bartja e shamisë në shkolla. Ftesën e kanë pranuar përfaqësues të LDK-së dhe AAK-së.
E kemi vërejtur që në fushatë nuk është folur as për dhunën në familje, pavarësisht se shifrat rriten nga viti në vit. Të dhënat e Policisë së Kosovës, për vitin 2024, tregojnë se numri i rasteve të raportuara të dhunës në familje ka shënuar rritje në krahasim me vitin 2023. Me gjithë përpjekjet e redaksisë, përfaqësuesit politikë nuk janë deklaruar për REL-in se çfarë do të bëjnë për t’iu kundërvënë dhunës në familje. Sipas njohësve të fushës, as puna e tyre në programet zgjedhore për ta adresuar këtë problem nuk është për lëvdatë.
Nga ajo që kemi parë në gjithë këto ditë fushatë, fokusi në arsim ka qenë relativisht i zbehtë, me gjithë faktin se cilësia e arsimit në Kosovë mbetet e dobët. Në tri teste të PISA-s program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë më 2015, 2018 dhe 2022, Kosova ka dalë gati në fund të listës botërore. Prapëseprapë, partitë politike nuk kanë shkuar përtej metodave tradicionale në premtimet e tyre mes gjithë bumit teknologjik. Vëmendje të ngjashme kanë marrë edhe çështjet mjedisore, pavarësisht se Kosova vuan nga nivele të larta të ndotjes së ajrit, e përtej.
Ndër materialet më interesante që kemi punuar në ditët e fushatës ka qenë me të rinjtë. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme që të dëgjojmë se si iu duket atyre situata në Kosovë, çfarë pëlqejnë, çfarë jo, çfarë duhet të ndryshohet, çfarë po bëhet mirë… Në zgjedhjet e 9 shkurtit do të votojnë për herë të parë mbi 100 mijë të rinj./ REL
SPANJA- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Madrid të Spanjës i ftuar në ceremoninë e dhënies së Çmimit Unive...
gazment bardhi TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe kryetari i Grupit Parlamentar të saj Gazment...
edi rama DURRËS- Një mbledhje e zhvilluar në degën e Partisë Socialiste në fillim të kësaj javë, ku i pranish&...
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji me anë të një postimi në Facebook ka reaguar për aktivitetet e kryeministrit Edi R...
TIRANË- Ambasada e Holandës në Tiranë ka bërë me dije ditën e sotme se nëpërmjet Programit MATRA, do të...
TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka bërë ditën e sotme një njoftim të rëndë...
foto ilustruese TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pasi presidenti amerikan Donald Trump ndërpreu programet ...
KOSOVA- Kanë mbetur edhe tri ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Kosovë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka b&...
TIRANA- Një projekt energjitik i mbështetur nga ish-ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim, dyshohet se po shërben si ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e organizuar nga Banka e Shqipërisë lidhur me prezantimin e planit...