POLITIKE

Synimet e Ramës në Durrës më 11 maj duken të paarritshme/ Pakënaqësitë e socialistëve shpalosen në mbledhjen e degës në këtë qark: Njerëzit nuk na pranojnë

r.ll Përditësimi i fundit 6 Shkurt 2025, 22:57
Synimet e Ramës në Durrës më 11 maj duken të
edi rama

DURRËS- Një mbledhje e zhvilluar në degën e Partisë Socialiste në fillim të kësaj javë, ku i pranishëm ka qenë dhe vetë kryeministri Edi Rama, është shoqëruar me pakënaqësi. Kreu i socialistëve kërkon 8 mandate nga ky qark, por kjo mund të jetë e paarritshme, për arsye si keqqeverisja e institucioneve vendore dhe qendrore, si dhe vendosja në poste kyçe drejtuese të njerëzve që nuk kanë lidhje me Durrësin. Këto ishin dhe arsyet që mbledhja është shoqëruar me pakënaqësi dhe diskutime jo shumë premtuese për arritjen e synimit të Ramës në këtë qark më 11 maj. 

Kreu i degës së PS-së në Durrës, Luan Zaza ka deklaruar në mbledhje se sigurimi i 8 mandateve në këtë qark duket e pamundur për shkak se njerëzit nuk po i pranojnë socialistë. Pas Zazës, një tjetër pengesë u shpalos nga një kordinator socialist. Ai foli lidhur me shqetësimin e qytetarëve të Durrësit për sjelljen e njerëzve jashtë rrethit e qarkut në poste kyçe të administratës qendrore e vendore, koston e keqqeverisjes së të cilëve e paguajnë strukturat vendore të Partisë Socialiste. Koordinatori socialist tha se në Durrës, eksportimi nga Tirana dhe rrethet e tjera të drejtorëve ‘Kap ça të Kapësh’ ka armiqësuar Partinë Socialiste me bazën e saj. 

“Dua të përsëris një shqetësim, që ta kam shprehur dhe në takimin te ‘Tropikali’ para zgjedhjeve 2021, shqetësimin për drejtorë të “eksportuar” në Durrës nga Tirana apo rrethet që janë bërë “KÇK”, në poste prej vëllait, ministres, mikut, që asgjë s’i lidh me “Skenën Elektorale” në Durrës, apo detyrën në PS! Nuk duan t’ia dijë “KÇK” që sillni në Durrës se je koordinator i PS, Kryetar PS apo ça je. Ata që të presin e të zgjidhin hallin janë të paktë. Durrësi ka pasur dhe ka drejtues shumë të mirë, edhe që kanë mbajtur në shpinë zona shumë të vështira elektorale, prandaj nuk keni pse sillni “KÇK” nga Tirana kur për votat këtu kujdesemi ne”, vijoi ai.

Koordinatori socialist iu drejtua edhe vetë kryeministrit, duke i thënë se këto problematike lidhen me pritshmëritë që ka pasur anëtarësia e PS në Durrës, pasi vetë Rama në 2021 doli deputet në këtë qark.

“Në Durrës në 2021 erdhe vetë i 8-të e të dhamë sa deshe vetë. 8 kërkove, 8 more! Gjithashtu 15871 vota si deputet, përkundër 11412 votave që more në Vlorë! E të gjitha sa thashë më lart lidhen me pritshmëritë që ka pas anëtarësia e PS Durrës nga ty si deputet i Qarkut dhe Kryeministër! E që ta mbyll, situatës tani në Durrës i shkon për shtat shprehja popullore ‘kush han kumbulla e kujt i mpihen dhëmbët’”, tha zyrtari vendor socialist.

Kryeministri i kërkoi emra konkretë se cilët janë drejtorët dhe zyrtarët nëpër institucione që nuk bëjnë detyrën e tyre dhe nuk u përgjigjen probleme të njerëzve. Zyrtari vendosur iu përgjigj duke thënë se "KÇK janë të gjithë pa asnjë përjashtim". Koordinatori tha se qytetarët durrsakë po i përzënë dhe solli si shembull përpjekjet për t’u takuar me të prekurit nga përmbytjet e fundit.

edi rama ps ne durres

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë