POLITIKE

'Rama të largohet'/ Korreshi: 50 mln eurot e Tunelit të Llogarasë të 'shoqes Bela' do të mbanin 50 vite studentët në konvikte

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 17:28
'Rama të largohet'/ Korreshi: 50 mln eurot e Tunelit të

I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Korreshi theksoi se vendi ka nevojë për një ndryshim rrënjësor të situatës politike, duke e cilësuar të domosdoshëm edhe rishikimin e Kodit Zgjedhor dhe të ndarjes administrative, të cilat janë përdorur për interesa elektorale. Deputeti demokrat kritikoi ashpër qeverisjen e Ramës për situatën ekonomike, skandalet e korrupsionit dhe trajtimin e qytetarëve, ndërsa solli në vëmendje edhe vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare dhe studentëve. Korreshi u ndal edhe te shpenzimet dhe dëmet që, sipas tij, i janë shkaktuar buxhetit të shtetit nga zyrtarë të qeverisë, duke theksuar se kthimi i parave të abuzuara do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në mbështetjen e studentëve.

“Njerëzit nuk ju kanë dhënë votat për t'u çmendur, për t'u dhunuar dhe për t'i terrorizuar”, ishte mesazhi i deputetit demokrat ndaj qeverisë Rama.

Pjesë nga intervista:

E vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është dorëheqja e kryeministrit dhe hapja e rrugës për zgjedhje të tjera, si dhe për një qeveri teknike.

Sepse, që të kemi përfaqësim, duhet më parë të kemi një situatë krejt ndryshe: një qeveri teknike që të ketë kujdestarinë për garantimin e zgjedhjeve të lira. Pra, boll u lodhëm me votimet, të fillojmë të kemi zgjedhje, pra ndryshimin e Kodit Zgjedhor, siç e duan të gjithë. Kemi dëgjuar edhe propozimin e Partisë Demokratike, por jo vetëm; të gjitha forcat e tjera opozitare duan një tjetër Kod Zgjedhor.

Unë do të isha i mendimit, por jo vetëm unë, që të kemi edhe një rishikim në mënyrë absolute të Kodit të Administratës që ndodhi pak më parë, pra një rishikim edhe një herë, sepse u bë edhe ky për një efekt elektoral.

Si një ushtar i bindur i kësaj qeverie, dekretoi dhe nuk i bëjnë fajde asgjë, mjafton të mos i mërzitet komandari.

Kështu që kjo situatë me të gjithë studentët, me ekonominë, kaosin në rrugë dhe të gjitha administratat që mendojnë vetëm për të vjedhur që nga mëngjesi në darkë, me shoqen Bela, që, sipas SPAK-ut, ndodhet me miliarda në buxhetin e shtetit...

Pra, kjo është çmenduria më e madhe që mund t'i ndodhë Shqipërisë. Po të kishte ndodhur në ndonjë vend tjetër të botës, jo vetëm një herë, por kush e di sa herë do të ishin dorëhequr qeveritë. Ndërsa te ne, edhe kur çmendemi, vazhdojmë të themi: "Jo, se ne kemi votat". Por njerëzit nuk ju kanë dhënë vota për t'u çmendur, për t'u dhunuar, për t'i terrorizuar. Ju e keni parë se çfarë ka ndodhur, mënyra se si ai, nga mëngjesi në darkë, u drejtohet atyre që do të paguanin pllakat e trotuarit.

Ndërkohë, sikur t'i kthejnë lekët të gjithë këta hajdutët e PS-së, ish-ministrat, zëvendëskryeministrat, kryetarët e bashkive, drejtorët, 5D-ja, këta nuk i kthekan lekët e buxhetit, dëmet që i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit. Këta duhet të punojnë gjithë jetën, shtatë breza me gjithë familjarët e tyre, për të nxjerrë dhe për t'ua kthyer lekët shqiptarëve.

Ndërsa pllakat e trotuarit nuk janë asgjë tjetër veçse klithma e fukarallëkut që ka kapur familjet shqiptare, sepse të mendosh që prindërit e studentëve kanë hequr kafshatën e bukës, kursejnë një vakt për të mbajtur fëmijët e tyre në shkollë dhe, po të barazohej shoqja Bela vetëm me lekët e tunelit, 50 milionë eurot e tunelit që tashmë dihen, do të ishin mbajtur 50 vjet studentët e universitetit në konvikt pa lekë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?