POLITIKE

Emrat/ Nga Ramë Geci te Paqsor Buzi e Artan Sako, kush janë 31 të pandehurit e dosjes “Balluku”

Piranjat Përditësimi i fundit 30 October 2026, 16:43
Emrat/ Nga Ramë Geci te Paqsor Buzi e Artan Sako, kush janë 31 të

SPAK ka marrë të pandehur 31 persona dhe subjekte në dosjen hetimore ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku në fokus janë nëntë tendera publikë, dyshimet për korrupsion, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim parash. Mes të pandehurve janë edhe pesë biznesmenë të sektorit të ndërtimit dhe dy kompani private, të cilat dyshohet se janë përfshirë në procedurat e tenderimit dhe skemat e përfitimit të parregullt nga kontratat publike.

Bëhet fjalë për Arbër Abazin, Pandeli Carapulin, Paqsor Buzin, Artan Sakon dhe Ram Gecin.

Sipas hetimeve, biznesmeni Arbër Abazi dhe kompania e tij “Alko Impex General Construction” kanë përfituar tenderin për ndërtimin e Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Abazi akuzohet për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh, pasi dyshohet se ka shpërblyer Ballukun me një vilë në Palasë në këmbim të favorizimit në tender. Edhe kompania e tij është marrë e pandehur për korrupsion aktiv.

Në të njëjtën procedurë tenderimi është përfshirë edhe Artan Sako, i kompanisë së ndërtimit “2T”, e cila së bashku me “Alko Impex General Construction” fitoi tenderin e Lotit 7. Sako akuzohet për falsifikim dokumentesh.Ndërkohë, Paqsor Buzi, përmes kompanisë së tij “G.P.G. Company”, lidhet me tenderin e Lotit 5 të Unazës së Madhe të Tiranës. Në listën e të pandehurve është edhe ndërtuesi Ram Geci, kompania e të cilit ka fituar tenderin me vlerë rreth 14 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Porto Romano-Durrës”, Loti 3. Të dy biznesmenët akuzohen për falsifikim dokumentesh.

Tenderi i rrugës Porto Romano-Durrës përbën procedurën e nëntë nën hetim, krahas tenderit të Tunelit të Llogorasë dhe shtatë loteve të Unazës së Madhe të Tiranës.

Një tjetër biznesmen i marrë i pandehur është Pandeli Carapuli, i cili akuzohet për pastrim parash në lidhje me vilën e kompleksit turistik “White Rocks” në Dhërmi. Në këtë çështje është përfshirë edhe kompania e tij e ndërtimit. Për akuzën e korrupsionit aktiv, procedimi ndaj tij nuk vijon për shkak të parashkrimit të veprës penale. Bëhet fjalë për tenderin e zhvilluar në kohën kur Balluku drejtonte “Albcontrol”, i cili nuk është përfshirë në nëntë procedurat për të cilat ajo akuzohet zyrtarisht për shkelje të barazisë në tendera.

Vartësit e Ballukut, të përfshirë në disa procedura tenderimi

Përveç biznesmenëve, Igli Tares dhe Joana Bushit, pjesa tjetër e personave të marrë të pandehur përfshin kryesisht ish-zyrtarë dhe vartës të Belinda Ballukut, të cilët kanë pasur role në procedurat e tenderimit.Mes tyre spikat Ervis Berberi, ndaj të cilit janë ngritur akuza për shkelje të barazisë në të nëntë tenderat. Në dosje përfshihen edhe ish-drejtues të tjerë, si Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, të cilët akuzohen për shkelje në procedurat e tenderimit dhe shpërdorim detyre. Një numër i konsiderueshëm të pandehurish lidhen me tenderin e ndërtimit të Tunelit të Llogorasë, ku janë mbi 10 persona nën akuzë. Përveç shkeljes së barazisë në tendera, në këtë procedurë janë ngritur edhe akuza për shpërdorim detyre. Mes tyre është edhe ish-sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi.

Akuzat ndaj Belinda Ballukut

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku akuzohet zyrtarisht për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion, fshehje dhe mosdeklarim pasurie, si dhe pastrim parash. Në muajin dhjetor, SPAK iu drejtua Kuvendit me një kërkesë për heqjen e imunitetit të saj si deputete, me qëllim hapjen e rrugës për caktimin e një mase më të rëndë sigurie, si arresti në shtëpi apo arresti në burg.

Megjithatë, kërkesa u refuzua nga maxhoranca socialiste, e cila votoi kundër në Kuvend.

Dy vilat e sekuestruara në Dhërmi dhe Palasë

Një prej linjave kryesore të hetimit lidhet me dy prona luksoze në bregdet, një në Dhërmi dhe tjetra në Palasë, të cilat SPAK dyshon se janë përfituar nga Balluku në këmbim të favorizimit të kompanive të caktuara në tendera publikë. Sipas hetuesve, pronësia reale e tyre është fshehur përmes përdorimit të emrit të ish-futbollistit Igli Tare.

Vila e parë, në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi, me një vlerë prej rreth 145 mijë eurosh, u sekuestrua në muajin qershor. Sipas SPAK, Balluku dyshohet se e ka përfituar këtë pronë si ryshfet në këmbim të favorizimit të kompanisë “Eurocol” në një tender, me fond limit 88.6 milionë lekë dhe një shtesë kontrate prej 14.1 milionë lekësh, në kohën kur ajo drejtonte “Albcontrol”. Për të fshehur pronësinë reale të vilës, prokuroria dyshon se janë përdorur emri i Igli Tares dhe ai i një vartëseje të Ballukut në kohën kur drejtonte këtë institucion, shtetases J.B. Sipas hetuesve, kjo është realizuar përmes kontratave të porosisë dhe qirasë, të cilat konsiderohen fiktive.Ndërsa vila e dytë, në Palasë, u sekuestrua në muajin shtator. Sipas SPAK, Balluku dyshohet se e ka përfituar atë në këmbim të favorizimit të kompanisë “Alko Impex General Construction” në tenderin për Lotin 7 të Unazës së Jashtme të Tiranës, me fond limit rreth 23.5 milionë euro.

Sipas hetimeve, investimi për ndërtimin e vilës është kryer nga pronari i kompanisë fituese, Arbër Abazi, me një vlerë të përllogaritur nga SPAK mes 288,616 dhe 410,526 eurove. Në fazën fillestare të ndërtimit, deri në karabina, dyshohet se është përdorur emri i Igli Tares, përmes një kontrate sipërmarrjeje prej 250 mijë eurosh. SPAK pretendon se Balluku ka fshehur pronësinë reale të pronës duke e regjistruar atë në emër të ish-futbollistit. Për këtë qëllim, sipas prokurorisë, është përdorur edhe një kontratë shitjeje e dyshuar si fiktive, e datës 12 shtator 2025.

Lista e 31 të pandehurve dhe akuzat në dosjen Balluku:

1. Belinda Balluku – Shkelje e barazisë në 9 tendera, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.

2. Pandeli Carapuli – Pastrim parash.

3. Igli Tare – Pastrim parash në 2 raste.

4.Joana Bushi – Pastrim parash.

5.Arbër Abazi – Korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh.

6.Alko Impex General Construction – Korrupsion aktiv.

7.Viola Haxhiademi – Shpërdorim detyre në tenderin e Tunelit të Llogorasë.

8. Ergys Verdho – Shpërdorim detyre në tenderin e Tunelit të Llogorasë.

9. Adja Strazimiri – Shpërdorim detyre dhe shkelje në tendera.

10. Anila Sulollari – Shpërdorim detyre në tenderin e Tunelit të Llogorasë.

11. Paqsor Buzi – Falsifikim dokumentesh në disa raste.

12. Artan Sako – Falsifikim dokumentesh në disa raste.

13. Ram Geci – Falsifikim dokumentesh në disa raste.

14. Eurocol sh.p.k. – Pastrim parash.

15. Ervis Berberi – Shkelje në 9 tendera.

16.Gentian Gjyli – Shkelje në tendera dhe shpërdorim detyre.

17.Erald Elezi – Shkelje në 3 tendera.

18.Jetmira Dervishi – Shkelje në tendera.

19.Mirzeta Kashnica – Shkelje në tendera.

20.Jonida Çeçe – Shkelje në 3 tendera.

21.Adrian Kroi – Shkelje në 4 tendera dhe shpërdorim detyre.

22.Denis Xhoshi – Shkelje në 3 tendera.

23.Klarita Konomi – Shkelje në 1 tender.

24.Miranda Shkurti – Shkelje në 8 tendera.

25.Genti Raça – Shkelje në 5 tendera dhe shpërdorim detyre.

26.Eduart Agalliu – Shkelje në 1 tender.

27.Arbër Troka – Shkelje në 2 tendera.

28.Dhurata Lazaj – Shkelje në 3 tendera.

29.Nikollaq Mihali – Shkelje në 3 tendera.

30.Gëzim Noni – Shkelje në 3 tendera.

31.Arlinda Gordani – Shkelje në 4 tendera.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?