Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rama i merr Dokushin e bashkisë Erion Veliajt Sot shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë për “pengim të drejtësisë” Qeveria shqiptare katërfishon pagesat për shërbimin diplomatik! Mungon transparenca e shpenzimeve Kina, siguria, tarifat! Tre ditët e Trump në një Azi të shqetësuar CNN: Dyshime për plan iranian sulmesh me bombë radiologjike dhe armë kimike, në shënjestër zyrtarë të Trump... Njihuni me “surprizat” e motit për sot Transporti i nxënësve pa kontrata, zbulohen tarifat e fryra dhe kompensime të paligjshme Rregullorja e re, nga 1 janari 2027 ulen komisionet e tregtarëve për të pranuar pagesa me kartë Mbi 100 vjet për t'u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse E martë, ditë tersi/ Horoskopi për 17 nëntor, kujdes me vendimet në punë, financat dhe surprizat në dashuri... Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për...
BOTA

Rënie e fortë në Wall Street, Nasdaq humbet 2.5%! Investitorët largohen nga aksionet e teknologjisë

Wall Street e nisi javën me humbje të konsiderueshme të hënën, më 16 nëntor, pasi një valë e re shitjesh në sektorin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale ushtroi presion mbi tregjet financiare amerikane. Në qendër të vëmendjes ishte Nvidia, ndërsa investitorët presin publikimin e rezultateve të saj financiare mes pasigurive për perspektivën e kompanisë. Në […]

P
Piranjat17 November 2026, 08:57 · 2 min lexim
Rënie e fortë në Wall Street, Nasdaq humbet 2.5%!

Wall Street e nisi javën me humbje të konsiderueshme të hënën, më 16 nëntor, pasi një valë e re shitjesh në sektorin e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale ushtroi presion mbi tregjet financiare amerikane. Në qendër të vëmendjes ishte Nvidia, ndërsa investitorët presin publikimin e rezultateve të saj financiare mes pasigurive për perspektivën e kompanisë.

Në përfundim të sesionit, të tre indekset kryesore të bursës amerikane regjistruan rënie të ndjeshme.

Dow Jones humbi 739.38 pikë, ose 1.41%, duke u mbyllur në 51,608.17 pikë. Nasdaq, i dominuar nga kompanitë e teknologjisë, ra me 626.51 pikë, ose 2.49%, në 24,509.75 pikë. Ndërsa S&P 500 u tkurr me 145.08 pikë, ose 1.92%, duke e mbyllur ditën në 7,416.59 pikë.

Presioni mbi tregjet u shtua gjatë orëve të tregtimit, teksa investitorët reduktuan ekspozimin ndaj kompanive të gjysmëpërçuesve dhe inteligjencës artificiale.

 

Nvidia humbi 4.1%, ndërsa Indeksi i Gjysmëpërçuesve të Filadelfias regjistroi një rënie prej 5.3%, duke reflektuar shqetësimet që kanë përfshirë sektorin.

Rënia e Nasdaq ka marrë përmasa të konsiderueshme, me indeksin që ka humbur më shumë se 10% nga niveli rekord i regjistruar më 6 tetor, duke hyrë në territorin e korrigjimit të tregut.

Një tjetër faktor që ka shtuar pasigurinë janë kufizimet e reja të SHBA-së ndaj aksesit të Kinës në mikroqarqet e avancuara, të cilat kanë ngritur pikëpyetje mbi perspektivën e kompanive të industrisë së gjysmëpërçuesve.

Investitorët po presin tashmë publikimin e rezultateve tremujore të Nvidia-s, të planifikuara për të martën. Rezultatet e kompanisë konsiderohen një tregues i rëndësishëm për ecurinë e sektorit të inteligjencës artificiale dhe besimin e tregjeve te ky industri.

Në vëmendje është edhe oferta fillestare publike (IPO) e Anthropic, e planifikuar më vonë gjatë javës, e cila shihet si një tjetër provë për interesin e investitorëve ndaj kompanive të inteligjencës artificiale.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.