Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Master në Itali, doktoraturë në Gjermani; Ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria, mbizotërojnë vajzat Horoskopi/ Surpriza në dashuri, mundësi të reja në punë dhe vendime të rëndësishme për këto shenja Vlora Hyseni hetohet për tradhti ndaj atdheut 'Krejt radarët i fik për ty', Mesazhet kompromentuese të Vlora Hysenit me Ergys Agasin. Ja si përfshihet Ge... “Shqiptarët u ngritën kundër korrupsionit, por Rama thotë se s’do largohet”/ Revista e famshme amerikane Th... Protestuesit marshim në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga pas ‘Dorëheqje, dorëheqje’! Policia krijon ‘gardh’, tenton të largojë protestuesit nga bulevardi Demokratët nisin hetimet ndaj ish-ambasadores amerikane në Greqi: Ruaj dokumentet dhe komunikimet!  Protesta zhvendoset te Kuvendi, digjen kazanët e plehrave, policia rrethon godinën Aksident në Tiranë, makinat përplasen “kokë më kokë” pranë Tajvanit A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu
AKTUALITET

Rritja e shpenzimeve operative “kafshon” fitimet e sektorit bankar

P
Piranjat19 November 2026, 07:36 · 4 min lexim
Rritja e shpenzimeve operative “kafshon” fitimet e sektorit bankar

Rritja e ndjeshme e shpenzimeve të veprimtarisë po ushtron një trysni në rritje mbi fitimin e sektorit bankar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 9-mujorin e këtij viti fitimi neto i sistemit, i llogaritur sipas standardeve të mbikëqyrjes, kishte vlerën e afërsisht 24 miliardë lekëve. Fitimi i sektorit pësoi rënie me 8.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Megjithëse sektori ka zgjeruar të ardhurat nga interesat, të ardhurat nga komisionet, madje këtë vit ka pasur edhe një kontribut të rëndësishëm nga të ardhurat prej dividendëve në kompani të kontrolluara, sërish fitimi ka ardhur në rënie.

Të ardhurat bruto nga interesat arritën në 76.4 miliardë lekë, në rritje me 7% krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa të ardhurat nga tarifat dhe komisionet arritën në 23.4 miliardë lekë, në rritje vjetore me 16.6%.

Një rritje e fortë u regjistrua edhe në zërin e të ardhurave nga pjesëmarrja në shoqëritë e lidhura, në 3.07 miliardë lekë, shifër kjo 12 herë më e lartë krahasuar me një vit më parë. Rritja erdhi kryesisht nga një dividend i marrë nga Banka Kombëtare Tregtare prej filialit të saj në Kosovë.

Pavarësisht rritjes së të ardhurave, tkurrja e fitimit ka ardhur pjesërisht nga shtimi i shpenzimeve për interesa, por në pjesën më të madhe nga rritja e shpenzimeve të veprimtarisë, ku përfshihen shpenzimet e interesit dhe shpenzimet e tjera.

Shpenzimet për interesa arritën në 17.7 miliardë lekë, në rritje me 13.8% krahasuar me një vit më parë, kryesisht si rezultat i zgjerimit të depozitave të sektorit.

Ndërkohë, shpenzimet operative të sektorit arritën vlerën e 48.3 miliardë lekëve, në rritje me 14.5% krahasuar me një vit më parë. Brenda këtij zëri, shpenzimet e personelit janë rritur me 12.2%, ndërsa shpenzimet e tjetra të veprimtarisë janë zgjeruar me 15.7%.

Në parantezë, pjesërisht rritja në zërin e shpenzimeve lidhet edhe me shtimin e dy bankave të reja në treg gjatë këtij viti. Duke qenë se Jet Bank dhe Ziraat Albania janë në muajt e parë të aktivitetit, ndikimi i tyre në statistikat e sektorit ndihet shumë më tepër në krahun e shpenzimeve, se në atë të të ardhurave.

Megjithatë, rritja e shpenzimeve të sektorit bankar është një tendencë disavjeçare, që mund të shpjegohet me disa faktorë. Pas pandemisë, rritja u nxit në radhë të parë nga presionet e forta mbi pagat që gjeneroi tregu i punës dhe nga vala e fortë inflacioniste e vitit 2022.

Ndërkohë, një element gjithnjë e më i rëndësishëm është edhe dixhitalizimi dhe siguria kibernetike. Gradualisht, kanalet dixhitale po fitojnë gjithnjë e më shumë rëndësi në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve bankare. Kjo kërkon shpenzime të vazhdueshme për zgjerimin e  infrastrukturës dixhitale dhe për mirëmbajtjen e saj.

Në vitet e fundit, cikli financiar pozitiv e ka ndihmuar sektorin bankar t’u përgjigjet presioneve në rritje nga krahu i shpenzimeve. Por, rritja e vazhdueshme e shpenzimeve po e bën më sfiduese arritjen e kthimeve të kënaqshme nga investimi për aksionarët./ Monitor 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.