Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 22-vjeçari
AKTUALITET

A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit

Për shkak të gjendjes së kanalizimeve, në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara. Instituti i Gjeoshkencave informon se orët në vijim priten reshje me intensitet të lartë në veri të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës, mund të ketë vërshime të lumenjve të vegjël malorë […]

P
Piranjat18 November 2026, 14:25 · 2 min lexim
A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri?

Për shkak të gjendjes së kanalizimeve, në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës dhe Lezhë mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara. Instituti i Gjeoshkencave informon se orët në vijim priten reshje me intensitet të lartë në veri të vendit. Në qarqet Shkodër dhe Kukës, mund të ketë vërshime të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

Ndërkohë, në qarqet Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara me shtrëngata. Në Korçë priten reshje të dobëta deri mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të territorit priten reshje të dobëta. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, era pritet të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe zonat malore.

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike në Vlorë dhe në Durrës ka pezullim të lundrimeve për mjetet e vogla lundruese dhe atyre të peshkimit. Kapitaneria e Portit të Vlorës ka ndaluar pajisjen me leje nisjeje të mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë në det të hapur jashtë Gjirit të Vlorës, duke filluar nga ora 08:00 e datës 18 nëntor deri në orën 06:00 të datës 20 nëntor.

Me qëllim parandalimin e çdo rreziku apo situate, kapiteneritë e porteve kërkojnë marrjen e masave në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve. Ndërkaq anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.